COVID/ Alimehmeti në 'Repolitix': Kemi arritur imunizim, por jo aq sa duhet! Brataj: Vështirë të vihen masa të reja, kur s'po zbatohen ato që janë në fuqi! Sallabanda: Vaksina të ndahet nga politika

TIRANË- Shqipëria ka një imunizim të popullatës, në shifra të mirë, ka thënë epidemiologu Ilir Alimehmeti në studion e report Tv, megjithatë ai theksoi se vendi ynë nuk është në fazën kur duhet të çlirohen masat krejtësisht. Ai tha se rastet e infeksionit kanë qenë në ulje, por shtoi se kurba pësoi një rritje të menjëhershme dhe "faji" ishte te grumbullimi i mbi 20 mijë personave të mbledhur në stadium në ndeshjen Shqipëri-Poloni, prandaj  theksoi se duhet të shmangen grumbullimet e njerëzve.

"Jemi në një rënie të lehtë, por e pamë që një event i vetëm i rriti rastet, ishte ndeshja e futbollit, nga rënia përnjëherë u kthye kurba, jo vetëm në stadiume, por edhe në vend të tjera. Po biem, kjo tregon që ka një nivel imunizimi, jo atje ku duhet, por nuk jemi keq, nuk është momenti që të çlirohemi total, do jetë më i lirë se dimri i kaluar, në pranverë do bëhen llogaritë", tha epidemiologu Alimehmeti në Report Tv.

Që situata është më e qetë krahasuar me kulmin, e konfirmon edhe kreu i Urgjencës Shqiptare, Skënder Brataj, i cili tha se në Urgjencë ka rreth 1600-1700 telefonata brenda 24 orëve, por vuri theksin se një numër i i konsiderueshëm i këtyre thirrjeve janë për shtrime në spital. Kjo për Brataj, tregon mentalitetin e gabuar të shqiptarëve, që i drejtohen spitalit kur janë në gjendje shumë të rëndë.

"Nuk kemi ndonjë numë të rritur të thirrjesh kemi 1600-1700 në 24 orë, por fatkeqësisht kemi 20-30 persona që i çojmë në spital që janë rëndë", tha ai.

Sa i përket shtimit të masave,  Brataj tha se nuk parashikohet një gjë e tillë, kjo për një arsye të thjeshtë, sepse nuk po respektohen kufizimet që janë aktualisht në fuqi, si ora policore apo mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura.

"Vështirë të merren masa të reja, kur nuk respektohen ato që janë. S'ka ndryshime të numrit të infektimeve apo të shtrimeve në spital", përfundoi doktori.

Nga ana tjetër, sa i përket procesit të vaksinimit, mjeku Kita Sallabanda, nga Madrid-i, për Report Tv është shprehur se shqiptarët nuk janë skeptik ndaj vaksinës, por te vetë politika, prandaj vuri theksin se këto të dyja duhet të jenë dy çështje të ndara.

"Vaksina duhet të dalë jashtë politika, nuk është problemi të vaksina, por te politikanët që flasin për vaksinat, prandaj ku proces duhet të dalë jashtë statistikave, duhet të bëhen studime brenda në Shqipëri, jashtë politikës, administratës dhe specialist të nderuar që mund t'i tregojnë të vërtetat për vaksinimin e këtyre moshave", përfundoi mjeku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 26/11/2021 19:47

    Po Sali Berisha qe eshte vete mjek grumbullon me mojera njerez ne foltoret qe organizon neper qytete te ndryshme te vendit pse nuk gjobitet nga Komiteti Teknik i Eksperteve A muk jane edhe keto tubime vatra infeksioni? Po Nata e Bardhe qe do te organizoje Bashkia e Tiranes ku do te kete grumbullime te shumta a nuk perben edhe kjo rrezik serioz per perhapjen e virusit? Pse e kycni gojen ketu zonja Rakacolli dhe zonja Manastirliu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja