Dezinsektimi/ Drejtoresha e ISHP për Report Tv: Zgjat deri në shtator, përsëritet çdo 2-3 javë! Divjaka epiqendra e mushkonjave, s’mund t’i ‘zerojmë’

Procesi i dezinsektimit në zonat bregdetare, por jo vetën, ka nisur prej ditësh. Drejtoresha e përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, në një intervistë për Report Tv shpjegon se procesi do të zgjasë deri në shtator.

Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Tomini shpjegon se dezinsektimi përsëritet çdo dy-tre javë deri në shtator.

“Ky proces përvijohet në mënyrë sistematike në të gjithë zonat bregdetare, ligatinore, urbane. Bëhet në mënyrë përsëritëse çdo dy-tre javë deri në fund të shtatorit. Në të gjithë këto 6 muaj ky proces do jetë në vazhdimësi. E njëjta gjë ndodh edhe nga prilli deri në shtator 2025”, tha Tomini për Report Tv.

Dezinsektimi ka nisur nga Shkodra, për t’u shtrirë më pas në Lezhë, Durrës Fier, Vlorë e Sarandë. Tomoni shpjegon se po dezinsektohet jo vetëm vija bregdetare, por edhe ligatinat, lagunat, parqet, pusetat dhe bodrumet. Vlerësim ky i bërë nga ISHP në bashkëpunim me pushtetin vendor.  

“Kemi filluar që nga Velipoja, Shirokë, Lezhë, Durrës kemi vijuar më pas në bregdetin e Spillesë, në Fier, Darzezë, Vlorë më pas në Butrint dhe në gjithë bregdetin nga Saranda në Vlorë. Është gjithë bregdeti, laguna, pjesë urbane dhe publike. Është një proces dezinsektimi me qëllim ngordhjen e larvave. Një nga hapat e shumimit apo zhvillimit të mushkonjës adulte”, tha Tomini.

Sa i takon Divjakës, sipërfaqja është shtrirë në 14 hektarë, ndërsa Tomini thekson se ky proces realizohet me qëllim parandalimin e transmetimit të sëmundjeve infektive në popullatë.

“Është Divjaka që është llogaritur me disa hektarë sipërfaqe, që shkon në nivelin 14ha. Ka kombinim të habitateve, përveç zonave lagunore, bregdetare apo pjesës urbane kemi kanale që drenojën ujërat, bodrume në pallatet në ndërtim e sipër, kemi pusetat që janë vlerësuar si vatra të mundshme për rritjen e larvave.

Luftim i një prej hallkave për të mos shkuar te mushkonja adulte, por edhe për parandalimin e transmetimit të sëmundjeve infektive në popullatë”, vijoi drejtoresha e ISHP.

Tomini thotë se Divjaka është epiqendra për shfaqjen e mushkonjave dhe pavarësisht dezinsektimit ato nuk mund të zërohen edhe për shkak të karakteristikave që kjo zonë.

“Habitati ka kushte të caktuara për larvat, jo vetëm Divjaka. Divjaka është epiqendra. Edhe në historinë e mëhershme, për shkak të llojit të habitat, florës dhe faunës, historiku i saj si zonë këntore, ka predispozita të ekosistemit që nxisin larvat dhe shfaqjen e mushkonjave adulte. Nuk mund të zerohet një popullatë e tillë që është migratore”, theksoi Tomini.

Tomini tha se për dy vite, 2021 dhe 2022, dezinsektimi nuk është kryer.

"Ky proces është një procedurë që kryhet për dy vite. Ka mbaruar procesi në dhjetor 2023, edhe pse kemi nisur që nga gushti deri në fund të shtatorit, përvijohet deri në 2025 me këtë marrëveshje kuadër. Ky proces ka nisur në 2014, por nuk është kryer në 2021 dhe 2022. Për dy vite të plota nuk është kryer", tha Tomini. 

Lënda biocide që po përdoret për dezinsektimin vepron vetëm mbi larvat e katër lloje mushkonjash.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta

Lamtumira për Kadarenë, në homazhe edhe Basha e Meta