Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 8 vite burgim Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin për dhunën e ushtruar ndaj Vladimir Bruçit 62 vjeç, ngjarje e ndodhur më 3 qershor 2024 pas një konflikti për një vend parkimi.
Izmir Sakicaj është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" dhe "Prishja e qetësisë publike", ndërsa është shpallur i pafajshëm për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Nga gjykimi i shkurtuar, Sakicaj ka përfituar ulje dënimi në 2 vite e 8 muaj burg.
Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi janë dënuar me 2 vite burgim për veprën penale "Prishja e qetësisë publike” dhe janë shpallur të pafajshëm për "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga gjykimi i shkurtuar, Troshani do të vuajë vetëm 16 muaj burgim.
Njoftimi i Gjykatës së Shkodrës
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Sakicaj për kryerjen e veprës penale "Prishja e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 274 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
2. Deklarimin e pafajshëm të shtetasit Izmir Sakicaj për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Izmir Sakicaj për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, të bashkohen dënimet dhe i pandehuri Izmir Sakicaj të dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vitesh burgim.
5. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Izmir Sakicaj ti ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
6. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Izmir Sakicaj në një burg të sigurisë së zakonshme.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Samuel Troshani për kryerjen e veprës penale "Prishja e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 274 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
8. Deklarimin e pafajshëm të shtetasit Samuel Troshani për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
9. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Samuel Troshani ti ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj burgim.
10. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Samuel Troshani në një burg të sigurisë së zakonshme.
11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arlind Kajoshi për kryerjen e veprës penale "Prishja e qetësisë publike", e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 274 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
12. Deklarimin e pafajshëm të shtetasit Arlind Kajoshi për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
13. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Arlind Kajoshi ti ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj burgim.
14. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Arlind Kajoshi në një burg të sigurisë së zakonshme.
15. Në bazë të nenit 190/1 të K.Pr.Penale, provat materiale dhe konkretisht:
Një pajisje DVR e markës HIKVISION, ngjyrë e zezë, ti kthehet personit që i përket;
Një pajisje DVR e markës HIKVISION, ngjyrë e zezë në gri, ti kthehet personit që i përket; Një armë sportive pistoletë me mbishkrimin "Glock" të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit;
Një armë sportive automatik me mbishkrimin "Made in China." të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
16. Shpenzimet proceduriale në fazën e hetimeve paraprake, si dhe shpenzimet proceduriale gjatë gjykimit, në bazë të neneve 485 e vijues të Kodit të Procedurës Penale t'ju ngarkohen në mënyrë solidare të pandehurve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











