TIRANË- Kryetari i PD-së, Basha përsëriti akuzat ndaj qeverisë për keq-menaxhimin e situatës së COVID teksa tha se kryeministrin Edi Rama do ta rrëzojnë me votë ose me çdo skenar tjetër, duke mos përjashtuar kështu rikthimin e protestave. 25 prillin, Basha e sheh si ditën që kryeministri Edi Rama "do të marrë hakun që meriton" dhe për të largimi është është i pashmangshëm.

"Në 25 prill do të nisë një ndryshim i vërtetë për gjithë njerëzit. Sesi qysh tek është në dorën tonë, në dorën e atyre që duan ndryshimin që janë një shumicë absolute përtej partive politike. Por që është i pashmangshëm për këtë të jesh i sigurt. E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë. Por hakun do ta marrë. Si me votë si me çdo skenar tjetër që do t'i detyrojë shqiptarët,  largimi i tij në 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”, u shpreh Basha.

Deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dje në Kuvend se "nëse spitalet do të mbushen do duhet të zgjedhin se kë do të trjatojnë", Basha thotë se është tregues i qartë që kjo qeveri ka vjedhur taksat e shqiptarëve.

"Pse kemi ardhur në këtë pikë se paratë që duhet të shkonin për të prekurit me COVID, i kanë vjedhur, kjo është e vërteta. Kush ia jep të drejtën Ramës dhe kukullave të tij të zgjedhin kush do marrë trajtim, a ka krim më të rëndë ndaj shqiptarëve? Me fjalë të tjera, kush do jetoj e kush do vdes, jo se nuk ka para, por sepse paratë i ka marrë dhe i ka çuar te zyrat e luksit, te mafia e plehrave. Ku e gjen të drejtën të vendos kush do jetojë e kush do të vdes", tha Basha.

Masat e reja të paralajmëruara ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Basha tha se nuk janë gjë tjetër veçse një fasadë për të mbuluar dështimin e kreut të qeverisë. Ai i ka dalë në 'në mbrojtje' Kryemadhit e cila shprehet se nuk beson në ekzistencën e COVID. " Aleatja ime nuk është në qeveri, nuk merr vendime, pyesni atë direkt për këtë deklaratë", tha Basha.

VIDEO/Konferenca e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Basha: Rama do të marrë hakun si me votë dhe me çdo skenar tjetër, largimi i tij është vulosur

Për kryedemokratin Lulzim Basha, largimi i kryeministrit Edi Rama është i pashmangshëm.

"Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Rama nuk do ketë më mundësi të tallet me shqiptarët pas 25 prillit. Për shqiptarët kjo është e vendosur Hakun do ta marrë, mirë do të ishte ta marrë me votë. Por sido që të jetë në 25 prill shqiptarët do të çlirohen nga Rama, nga ky makth. Në 25 prill do të nisë një ndryshim i vërtetë për gjithë njerëzit. Sesi qysh tek është në dorën tonë, në dorën e atyre që duan ndryshimin që janë një shumicë absolute përtej partive politike. Por që është i pashmangshëm për këtë të jesh i sigurt.E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë. Por hakun do ta marrë. Si me votë si me çdo skenar tjetër që do t'i detyrojë shqiptarët,  largimi i tij në 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”, u shpreh Basha.

Ora 13:17
Masat e reja për COVID/ Basha: Komiteti i Ekspertëve fasadë që mbulon dështimet e Ramës

"Fasadë që mbulon dështimet e Ramës", e ka quajtur kryedemokrati Lulzim Basha Komitetin Teknik të Ekspertëve. Sipas tij, Rama ka dështuar në menaxhimin e krizës së pandemisë.

"Ai grup po vepron si fasadë për dështimet e Ramës, ka dështuar në menaxhimin e krizës, arsyet ua shpjegova në fillim . S'ka pasur plan të ndihmojë sistemin, por është fshehur dhe vijon të fshihet ndërkohë që vjedh paratë e shqiptarëve", tha Basha.