Drejtësia reforma më e madhe? Cilat ishin reformat reale në 30 vjet postkomunizëm

Drejtësia reforma më e madhe? Cilat ishin reformat reale në 30 vjet postkomunizëm

Normalisht 5 vjet pas 22 korrikut 2016, kur ka hyrë në fuqi Reforma në Drejtësi, në Shqipëri, pritshmëria e publikut ka qenë shumë herë më e madhe se ç’ka qenë realisht produkti i Reformës që u miratua falë ndërhyrjes së fortë të SHBA-së e BE-së dhe padyshim mazhorancës socialiste, e cila i ka mbijetuar më shumë se tre herë përmbysjes së pushtetit politik në vend.

Kur e mendon, sa shumë energji, sa shumë vonesë, sa shumë mund për një reformë që në thelb, nuk se prekte thelbin e shoqërisë në koston e saj “negative”.

Reforma në drejtësi, tek shqiptarët ka dy shtylla të saj thelbësore: mbylljen e epokës së pandëshkueshmërisë dhe ngritjen e një drejtësie që të gjykojë faktet, e jo lekët që paraqiten nga sekserët.

Të dyja janë faza që nuk se arrihen lehtë, megjithatë, kur krijohen mundësitë, ajo depërton apo krijon një traditë që nuk kthehet më mbrapsht.

Thelbin, megjithatë reforma në drejtësi do ta sjellë tek proceset që qytetarët do të kenë në gjykatë, çka është një mundësi që asnjëherë shqiptarët nuk e kanë pasur. Është një revolucion në kuptimin e vërtetë.

Punëmarrësit ndaj punëdhënësit, i ndëshkuari ndaj ndëshkuesit, privati ndaj shtetit, qytetari ndaj zyrtarit etj. Kjo është reforma më e madhe që në ligj e në letra është totalisht e vulosur, mjafton të praktikohet nga gjyqtarët e sistemit, të cilët po rigjenerohen.

Megjithatë në 30 vjet, Shqipëria ka pasur edhe reforma të tjera, të cilat ose kanë qenë të mangëta, ose të gabuara, ose të cunguara por asnjëherë nuk kanë sjellë për njerëzit efektin e pritur.

Reforma politike në vend rezultoi një reformë jo e plotë, pasi nuk prodhoi një klasë që ndryshe nga komunizmi do të largohej shpejt nga drejtimi.

Përkundrazi ne sot kemi politikanë si Sali Berisha e Ilir Meta që janë në krye të vendit prej vitit 1990, protagonistë, që ende thonë që do të vijojnë të japin kontributin e tyre në politikën aktive. Në Ballkan, kolegët e Metës dhe Berishës nuk janë më, por në Shqipëri ende kemi të njëjtët lojtar.

Reforma e pronës, ka qenë më traumatikja dhe më skandalozja në Shqipëri. Dështimi më i madh në 30 vjet, ku ende shqiptarëve nuk u dha prona që u takonte me letra apo me ligj. \Si ligji 7501 i miratuar në vitin 1991, ashtu edhe ai për Ndërmarrjet Bujqësore i miratuar në vitin 1993 që ndanë pjesën më të madhe të tokës në vend, nuk u zbatuan siç duan.

Të mos themi për Kthimin e Kompensimin e Pronës, që ishte nga tmerr në vete. Reforma shëndetësore? Sistemi post 90 prodhoi një sistem hibrid, ekonomia krijoi një treg pa rregulla. Bujqësia? Një dështim sa ende Shqipëria edhe pse ka përfituar tokë bujqësore nga bonifikimi ende nuk prodhon aq sa ka bërë në komunizëm.

Reforma e Punës e çështjeve sociale? Këtu shteti është treguar barbar ndaj qytetarëve të vet; ende ka njerëz që kërkojnë pensionin që u takon, edhe pse kanë vitet e punës.

Reforma administrative? Ende jemi një vend pa adresa të sakta, ku gjatë pandemisë, motoristëve që shpërndanin libra e mallra në bazë të porosive online, pikë referimi kishin baret e mejhanet. Madje edhe ambulancat kur marrin pacientët e urgjencës kanë referenca objektet tregtare.

Reformë fiskale? Asnjëherë nuk është bërë,qeveritë kanë miratuar masa fiskale ad hoc në 30 vjet pa krijuar një traditë fiskale që të zëvendësojë sistemin komunist. Ku realisht inspektorët tatimorë zëvendësuan oficerët e sigurimit, që godisnin atë që kishin urdhër.

Shqipëria asnjëherë nuk ka miratuar në këto 30 vjet një reformë të thjeshtë, të qartë e të rregullt fiskale, që të paktën të jetë në një nivel me Perandoritë që kanë pushtuar vendin që nga Bizanti e deri te Gjermania Naziste.

Arsimi? Ka pasur disa reforma në 30 vite, ajo e viti 2014 ka qenë më e forta që prodhoi një përplasje të madhe, por që realisht ka vënë në shina një sistem merite, që edhe nëse përmirësohet, nuk e rikthen në zero siç ka ndodhur në çdo ndryshim politik në vend.

Por thelbi i të gjitha reformave është se Shqipëria ende nuk është bërë një shtet i vërtetë, ku secili, i pasur, i varfër, me miq pa miq, i fortë, jo i fortë të ketë një rregull e një kut të marrëdhënies me shtetin.

Për vite një pjesë paguanin drita, ujë e taksa, e një pjesë, jo. Kur nisi një reformë për ta stabilizuar këtë raport, shpërtheu një revoltë sociale, të atyre që nuk paguanin, që u kthyen në viktima.

Ndaj reforma në drejtësi është nëna e të gjitha reformave, pasi në thelb, rikthen shtetin si rregullatopr, duke ja u hequr krerëve tribalë dhe shefave politikë…/ Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Barnaba: 22/07/2021 16:07

    Sistemi i drejtesise per nje shoqeri eshte si sistemi imunitar i nje trupi biologjik. Nje trup pa sistem imunitar te shendetshem masakrohet nga semundjet, dhe nje shoqeri pa sistem drejtesie efikas masakrohet nga kalbet nga krimi dhe nepotizmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë