‘E ardhmja është vajzë’ në Report Tv, Ermira Çausholli në një rrëfim ndryshe nga suprizat e studios së re tek prindërimi i katër vajzave

Ermira Çausholli autorja dhe moderatorja e programit “E ardhmja është vajzë’’  ishte e ftuara e sotme në “Rreze Dielli”.  Prej dy puntatash tashmë, sezoni i tretë ka startuar në Report Tv, ku çdo të shtunë  në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave.  Ermira në “Rreze Dielli zbuloi disa nga suprizat e studios së re, skenografisë dhe të ftuarve që ju presin këtë sezon:

“Do të jetë një skenë vajzërore, fakti që edhe investimit i studiove në Report Tv këtë sezon ishte jashtëzakonisht për t’u admiruar. Sigurisht që edhe skenografia do të jetë ajo e duhura për të pritur gratë dhe vajzat në program, për të qenë sa më afër asaj pjesës që të tregosh dhe të flasësh për jetën personale në një orë e gjysmë program nuk është aq e thjeshtë. Unë u jam shumë mirënjohëse grave dhe vajzave që vendosin të vijnë në emision dhe të bëjnë një çast frymëzimi për të gjithë publikun që na ndjek, jo vetëm për gratë dhe vajzat tashmë, por për të gjithë publikun. Ne kemi ndjekësat besnik të emisionit që na ndjekin kudo që shkojmë, por kësaj here jam e lumtur që do t’i shtohen edhe ndjekësit e Report Tv. Duke i krijuar një ambient të mirë, të këndshëm me muzikë, me ngjyra të bukura me një teknologji moderne, të fundit besoj që do shkëlqejmë” tha ajo.

Si nënë e katër vajzave, moderatorja zbuloi edhe çelësin e suksesit në karrierë dhe familje,ku  për të vendosja e ekuilibrave është thelbësore:

“Në momentin që ekuilibron gjërat që do, e gjen kohën të merresh dhe me katër vajzat dhe me punët, edhe me gratë e vajzat që do të jenë në emision” tha ajo.

 Përmes një videomesazhi Luna, vajza e dytë preferoi ta suprizonte mamin e saj Ermirën, duke i bërë edhe një pyetje “ Pse je një mama e mirë’. Moderatorja preferoi që duke u përgjigjur kësaj pyetje të jepte edhe një mesazh për të prindërit.

Dua t’I them Lunës dhe të gjithëve që na ndjekin që cdo njeri kur bëhet prind, aq më tepër një grua kur bëhet nënë, bëhet dhe është shumë e mirë ndaj çdo fëmijë  e ka të ligjshme të thotë për nënën e tij është më e mira në botë dhe cdo fëmijë e ka të ligjshme të jetë krenare për prindërit e saj. NUk ka sot një prind të keq, aq më tepër një nënë të keqe.

Ndër të tjera, në këtë intervistë plot emocione, Ermira zbuloi shumëçka nga historia e bukur e dashurisë me bashkëshortin e saj.

Dita që e kam njohur Arditin ka qenë dita më e bekuar e jetës sime. Ne jemi njohur në Qytetin Studenti. Kemi kaluar çdo etapë në mënyrën më të bukur të mundshme , madje dhe momentet e vështira kanë qenë ato që na kanë lidhur më shumë. Unë numëroj ditë dhe vite pa bërë një sherr dhe pa bërë një debat. Gjithashtu të punosh me Arditin, të marrësh këshillën e parë dhe të fundit nga Arditi në momentin e fillimit të një programi dhe mbylljes së tij, për mua është një qetësi e jashtëzakonshme.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje

Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje