Frikë për një luftë bërthamore? Eksperti: Shqipëria nuk investoi në strukturat mbrojtëse, e rrezikuar! Bunkerët në Tiranë nuk janë funksionalë

TIRANË- Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin e kanë vënë botën përballë frikës së një lufte bërthamore të mundshme. Ndonëse të gjithë luten që një gjë e tillë të mos ndodhë, njerëzimi i frikësohet një shpërthimi që mund të sillte pasojë katastrofale për të gjithë globin. Eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit Memush Habili ka shpjeguar në Report Tv sesi Shqipëria ka përballuar pasojat që erdhën në vendin tonë nga shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986.

Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit i cili ka qenë pjesë e strukturave që kanë monitoruar nivelin e radioaktivitetit në zonat e prekura. Habili thotë se u prek Kukësi, Dibra, pjesa lindore e Karaburunit, lugina e Shkumbini dhe pak Mali me Gropa. Niveli normal i radioaktivitetit sipas Habilit është 18-20 njësi, ndërsa tha se në luginën e Shkumbinit pas shpërthimit në Çernobilit niveli i radioaktivitetit shkoi në 100 njësi.  

"Çernobil ndodhi në 1986, qytet në Ukrainë, ishte një bateri reaktorësh, njëri nga reaktorë doli jashtë kontrollit dhe ndodhi katastrofa radioaktive dhe masa e lëndës bërthamore që shfrytëzohet u avullua dhe u shpërnda në atmosferë. Rrymat ajrore ishin drejt veri-perëndimit dhe masa kryesore me lëndë radioaktive u drejtua në Bjellorusi, Suedi, Finlandë. Pastaj duke ndryshuar drejtimi i erërave mori drejtim në gjithë Euriopën, në jug të Francës. Në Shqipëri u shfaq javën e parë të 10 majit. Morëm informacionet e para që kemi një rritje të nivelit të sfondit të ambientit. Vepronte një strukturë, përveç FA, rrjeti teknik i vrojtimi të ndotjeve radioaktive dhe kimike. I cili përfshinte të gjitha qendrat e punë kooperativat bujqësore. Këto ishin disa ekipe të përgatitura. Ishin të pajisura me aparate kontrolli për rrezatimet radioaktive, kishte në çdo fshat.

Nga 10 maji ngritëm strukturat në gjendje alarmi. Në rrjetin e mbrojtjes dhe vëzhfimitë territoriit, përfshihet ISHP, Insituti i Studimeve dhe i Fizikës Bërthamore. Fizika bërthamore kishte mjetet e veta, për kontrollin e ajrit, ujit. U ngrit niveli i alarmit dhe në çdo qytet, patrullat punonin në 24 orë për kontrollin e ambienteve. Pati disa pika. 18-20 njësi, niveli në kohë normale. Nëse është në këtë nivel, themi që ambienti është në kushte normale lidhur me efektet radioaktive. Vumë re rritje të nivelit. Në faqen lindore të Karaburunit arriti niveli 5 herë më i madh, në luginën e Shkumbini kaloi mbi 100 njësi, sepse depozitoheshin mbeturinat radioaktive që vinin nga lindja. Ka qenë edhe Dibra dhe Kukësi dhe në Tropojë. Kam marrë pjesë në monitorimin e situatës në Kukës. U kontrolluan ujërat. Kontrollonim të gjitha hyrjet e lumenjve", tha Habili në Report Tv.

Habili thotë se Shqipëria nuk ka investuar në strukturat e ngritura kohë më parë për të përballuar situata të tilla. A i thotë se nuk ka një strukturë për të vepruar në raste të tilla, përveç një toge që ka në dispozicion Ministria e Mbrojtjes. Eksperti u ndal edhe në vend strehimet, siç janë bunkerët, ku theksoi se shumica prej tyre janë jashtë funksioni. Në Tiranë, thotë Habili janë prishur të gjitha vendstrehimet, ndërsa siç e transmetoi edhe sot Report Tv, Kukësi ka një qytet të nëndheshëm të sigurt, por që duhet mirëmbajtur.

"Sot Shqipëria nuk ka as forca as mjete as struktura për të përballuar një situatë bërthamore, ushqimet, terrenin. Që të marrësh masat mbrojtëse për të përballuar një goditje të mundshme, ose pasojat e saj duhen struktura të veçanta. Në çdo shtet serioz, në ministrinë e Mbrojtjes ke struktura mbrojtëse për raste të tilla. Përveç strukturave, bëhet një punë me popullsinë, që nga shkollat, banimit, përgatitet moralisht, dhe teknikisht sesi duhet të veprojnë në një situatë të tillë. Që të mos i zë paniku.

Një shtet si strukturë baze ka një Këshill Sigurie. Ky këshill vë në lëvizje strukturat vartëse, ministrinë e mbrojtjes etj. Sot nuk i kemi, e gjithë mbrojtja jonë kimike përballohet nga një togë 30 veta që ka ministria e mbrojtjes. Hyn në veprim një zinxhir komandues deri te popullsia. Duhet bërë një punë masive në të gjitha shkallët e vendit. Shumica e strehimeve janë të thjeshta, për goditjen e parë të një sulmi. Tani, marrim Tiranën, s'ka asnjë sistem strehimi, kudo janë prishur janë bërë depo, etj. Atje ku kanë ngelur janë lënë pas dore. Në këtë situatë me incitaivën e tyre do fillojnë t'i pastrojnë", tha Habili.

Në fund Habili kishte edhe një apel për Këshillin e Sigurisë Kombëtar, ku bëri thirrje që të marrin masa për të përballuar një situatë të tillë, nëse do të ndodhë gjithmonë.

"Këshillit të Sigurisë duhet të organizojë ato njësi që ka mundësi, e degraduam në atë gjendje sa s'kemi asnjë aparat për kontroll. Nëse kemi një moment kërcënimi, secili shtet do shohë problemet e veta dhe nëse do ketë mundësi do të të ndihmojë, por do vijë gjithmonë me vonesë", vijoi ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 03/03/2022 19:52

    Po kush I ndertoi keto objekte te strehimit te popullit Sali Berisha ???????????? Jo I ndertoi Enver Hoxha dhe Saliu I shkaterroi PSE a duhen strehimet ne kohe lufte SE u bene tridhjet vite qe demaskojme Enveri. A nuk na vjen TURP nga vetja qe I kishim dhe I shkaterruan tani te themi zot na ruaji nga lufta e trete putinese e e fashiste eshte shume e dhimbeshme qe ne keto dite te errta qe populli ukrahinas eshte pushtuar eshte stresuar dhe frikesuar e gjithe Bota nga cmenduria e psiqikut Putin por dijeni mire SE me gjithe boten Ka vendstrehime popullate ne taste te rendesise SE vecante,ndersa ne I kishim por nuk I kemi me po PSE per per cmendurine e politikes tridhjete vjecare qe e shkaterruan kete vend te bukur dhe e degjeneruan kete popull te vuajtur.Zoti I ndeshkofte te gjithe dhe zoti e ruajt kete popull te lodhur.

    Përgjigju
  • Lui: 03/03/2022 19:01

    Eshte e vertete qe jane shkaterruar, por edhe nese do ishin akoma funksionale, me kete demografi qe ka sot Shqiperia veshtire se do mbrohej e gjithe popullata. Vendstrehimet jane bere per nje numer te caktuar popullsie. Tirana eshte 4-5 fishuar ne numrin e banoreve. Vendstrehimet kane qene ndertuar per nr e popullsise qe ka pasur ne vitet e para te ‘90. Dmth rreth 200-300 mije banore. Keshtu qe mirupafshim Shqiperi. Te na rroje Saliu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë