Frrok Çupi: Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat

Frrok Çupi: Sapo shikon arkivol, i ngrihen puplat

Sali Berisha

E pashë që nga larg tek nuhati erën e mikrofonave, dhe la gjithçka që kishte ‘në duar’; u avit si një dem te i vdekuri. Shtyu artistin tjetër si një gjethe të thatë, dhe nisi vetë.

Sali Berisha ka hyrë ose hyn në marrëdhënie me të tjerët (individë, ligj, tokë, para, klubin Partizani, bregdetin, PD-në, naftën, piramidat…), vetëm nëse i zotëron. Në pozitat e larta që kishte, bëri gjithçka që t’i zotëronte të gjitha. Për t’i bërë të kontrollueshëm, i ktheu në të vdekur.

Kjo është substanca e Nekrofilit.

Sali Berisha iu avit mikrofonit të gazetarëve dhe arkivolit të aktorit sepse iu ngritën puplat. Përtej të vdekurve, një jetë të tërë, ai pikas pushtet; dmth fuqi, sundim, mbivendosje.

Ky që ndodhi pardje para Muzeut Kombëtar ishte akti i fundit.

Dy aktet e tjerë, po kaq publikisht, kanë ndodhur në dy periudha të tjera të jetës së vendit; dhe kanë shënjuar jetën e vendit.

Akti i dytë ka qenë 14 shtatori i vitit 1998. Vrasjen e Azem Hajdarit, bashkëfshatari i tij Berisha, e përjetoi në tri gjendje emocionale:

Gjendja e parë- frika nga Haklajt.

Gjendja e dytë gëzimi për eliminimin e Hajdarit.

Dhe gjendja e tretë- emocioni i demit para toreadorit me shaminë e kuqe. Situatën e tretë e përjetoi vetëm në momentin kur sytë i panë arkivolin. Në atë çast iu errën sytë, iu ngritën puplat për pushtet dhe nisi sulmin mbi shtetin. Me arkivolin e Azemit, si një çekiç gjigand, goditi portën e selisë së qeverisë, derisa ra përmbys. Pas kësaj sulmoi ambasadën amerikane dhe televizionin kombëtar. Arkivoli i ‘heroit’ mbeti i harruar në rrugë, as i duhej më kurrgjë.

Ndërsa akti i parë ndodhi në periudhën e diktaturës komuniste, regjim që s’e llogariste nekrofilinë as si fenomen. Vrasja e kryeministrit Mehmet Shehu i shërbeu për të bërë kthesën më të fortë në jetën e tij. Dëshmitarë të asaj periudhe, në pushtet, ngjitjen e shpejtë të Berishës në PD e lidhin pikërisht me datën 18 dhjetor 1981. Nisi besimi… Më pas, e veja e Hysni Kapos hodhi dyshime mbi ‘doktorin e zemrës’ se kishte ‘përshpejtuar vdekjen’.
E fundit ishte kjo, me vdekjen e aktorit Mirush Kabashi.

Momenti i rrëmbimit të mikrofonit para një aktori tjetër, iu fantaks si moment triumfi. Në momentin kur është i thërritur para gjykatës për krime penale, Berishës i ngrihen puplat e ‘fitores’ para arkivolit (!).

Po vërtet e çuditshme! Dhjetëra pyetje bëhen edhe para një akti si ky:

Çfarë shikojnë këta lloj ‘të sëmurësh’ te vdekja? Ku ndryshon i vdekuri nga i gjalli, sipas këtyre ‘të sëmurëve’?

Përgjigjet i ka dhënë koha qëkurse njeriu jeton me vdekjen:

‘Të sëmurët’ për pushtet i shikojnë të vdekurit mes luleve dhe fjalimeve. Të gjallët nuk e kanë këtë fuqi të madhe…

Të gjallët nuk marrin kurrë aq lule, as aq lot, as aq psherëtima, as flitet për ta kaq sa në varreza.

Të ‘sëmurët’ për pushtet e dinë ku i gjejnë këto fuqi. Madje edhe të gjallin e shikojnë të transformuar, jo ashtu siç është. Çfarë i duhej Azemi i gjallë? Apo Pjetri?, apo Gazidede?, apo Zhulali?, apo edhe Mirushi?

Nekrofili ndërhyn arbitrarisht te i vdekuri; ndërhyn sepse nuk ka nevojë ta pyesë. Madje as t’i marrë leje që ta pikturojë trupin e tij ose edhe ta dekorojë. Të gjithë të vdekurit e Berishës janë mbuluar me lavdërime; edhe artisti- ky i fundit, por të vdekur. Asnjëherë nuk i pyeti nëse e donin ‘dekoratën’, që mund të jetë një ‘turp’.

A nuk qenka turp ky i fundit që e shpalli Kabashin anëtar të PD, dhe në ‘krahun e Berishës’? Ai mund të mos e donte. Po kush e pyet të vdekurin?

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 08/12/2023 08:35

    Vertete nekrofil eshte berisha, dhe jo vetem aq. Ky eshte qoftlargu veté. Mjafton te shohesh gjithe jeten e "VEPRAT" e tij, dhe te mendosh... C'fare mund te kishte bere antikrishti me shume? Ka kaluar cdo imaginate njerezore ne paudhesi berisha. E pervec ketyre, KY, ka prokrijuar, ka pjelle edhe antikrishté te tjeré, trashegimtare potencialé te tij! Larg o Zot, nese ata rriten e nuk zhduken duke i prere koken Kucedres nga drejtesia! Perderisa nuk e kuptojne te keqen qe i kane bere vendit e vazhdojne t'i bejne, por provojne kenaqesi me ligesite e tyre, Keta jane dora veté... antikrishti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë