Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi mbeten në “arrest shtëpiak”, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

Tirane- Gjykata e Posaçme la në fuqi vijimin e masave të sigurisë për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani  mbi të cilin u ndërtuan më pas 19 kulla.

Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv, ndërkohë  Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi SPAK zbuloi në dosje se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 28.06.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Informacion dy mujor në kuadër të procedimit penal nr.287, viti 2020”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 237, 246 pika 6, 249 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr.400, datë 30.07.2024, vendosi:

 Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, caktuar me vendimin nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit nën hetim Jamarbër Malltezi, caktuar me vendimin nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunimin, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 260 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 30/07/2024 16:28

    Saliu është i lirë se e mbron censura e Edi Ramës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë