Gjyljeta, juristja që punoi me ’zonjën e hekurt’ rrëfen eksperiencën në Rambuje: Çfarë e bënte të veçantë Madeleine Albright

TIRANË- Gjyljeta Mushkolaj, është një nga jursitet që në karrierën e saj, ka pasur fatin për të punuar me ‘zonjën e hekurt’, Madeleine Albright. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, jurista ka rrëfyer eksperiencën e saj krah Albright dhe ka zbuluar edhe tiparet që e kanë bërë ish-Sekretaren amerikane të veçantë.

“Ajo ishte shumë e vendosur saqë e kishte bindur dhe ekipin, edhe të DASH dhe Shtëpisë së Bardhë, që ne nuk guxojmë që të qëndrojmë anash kur bëhen mizori të tilla në Kosovë, madje ajo që e dallonte ishte dhe transparenca gjatë punës ë saj, shumicën prej bisedave që i bënte, ajo kishte thënë një gjë shumë të madhe gjatë ditëve kur mbahej konferenca e Rambujesë, dhe ajo e kishte thënë deri sapo i shikojmë ne mizoritë që po ndodhin në Kosovë, kjo përbën ringjallje të Sebrenicës, që tregon në mënyrë eksplicite që po bëhet gjenocid, dhe që ne nuk kemi bërë përpjekje për ta dëshmuar.

Në konferencën e Rambujesë, për fat të mirë delegacioni i Kosovës kishte këshilltarë të mirë, shumë të rëndësishëm ndërkombëtar, dhe veç e veç të gjithë duhet të falenderohen, ajo që po ndodh sot, deri sa teksti i marrëveshjes analizohet, interpretohet në mënyrë parciale është një gabim i madh, teksti duhet lexuar dhe analizuar në tërësi, nuk duhet të harrojmë që pjesa më e rëndësishme, ishte pjesa që kishte të bënte me sigurinë, prezencën e NATO dhe jo vetëm në Kosovë, por ishte një pjesë përfundimtare e marrëveshjes, në dispozitat e fundit që kishte të bënte me kompetencat e NATO në të gjithë territorin e Jugosllavisë, ato që ishin jashtë konferencës së Rambujesë, nuk e kishte të qartë se ç’po ndodhte”, tha Mushkolaj.

Albright do të mbahet mend për shqiptarët, si kumbare e lirisë së Kosovës. Albright ishte iniciatore e Konferencës së Rambujesë në vitin 1999, marrëveshje që i dha fund regjimit të Millosheviçit dhe solli çlirimin e Kosovës.  Ajo ka kontribuar për lirinë e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Arte të Lirisë. Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti në nder të saj. 

Albright ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë dhe ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo ishte imazhi i politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër terrorizmit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001. Albright ishte në postin e sekretares se Shteteve te Bashkuara te Amerikës nga 23 Janari i vitit 1997 deri më 20 Janar të vitit 2010. Ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s , nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.Ajo ndërroi jetë në 23 mars 2022

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë