Gjyqtari Gjin Gjoni humb betejën ndaj dy gazetarëve të Shqiptarja.com, gjykata pushon padinë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, ka humbur betejën ndaj dy gazetarëve të gazetës Shqiptarja.com. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pushojë padinë e gjyqtarit Gjoni ndaj gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Gjin Gjoni, ka humbur betejën ndaj dy gazetarëve të gazetës Shqiptarja.com. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pushojë padinë e gjyqtarit Gjoni ndaj gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.
Gjyqtari Gjoni është tërhequr nga padia për dy gazetarët, teksa në seancën e sotme nuk është paraqitur në gjykatë së bashku me avokatët e tij. Gjoni kishte paditur gazetarët Qyno e Doçi, pasi i akuzonte për shkrimet e tyre investigative, me pretendimin se i ishte dëmtuar imazhi dhe i ishte cenuar nderi.
Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, kishin paditur në Gjykatën e Tiranës gazetën Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qynon (gazetarë pranë Shqiptarja.com), duke u kërkuar dëmshpërblim për dëm moral, në vlerën 4 milionë lekë.
Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij të qershorit 2017, u referohej disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com, të cilët këta të fundit i kishin të bazuara në burime të mirëdokumentuara dhe faktuara.
Gjin Gjoni pretendonte se me deklaratat e tyre, dy gazetarët dhe gazeta Shqiptarja.com i kanë shkaktuar dëm moral.
Pak kohë më parë, Transparency International, e kishte cilësuar padinë e Gjonit, si një përpjekje e këtij të fundit për të intimiduar mediat.
s.k
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1116
Lajme të tjera
-
Gazetari zbërthen në 'Repolitix' 3 dosjet hetimore ndaj Metës: Veprimet hetimore për CEZ- DIA drejt fundit! SPAK ka 3 dëshmi që e implikojnë
17 Prill, 21:25
-
Hyri i pastrehë në drejtësi e doli ‘sheik’, pasuria përrallore e Gjin Gjonit, ‘fytyrës’ së re të Rithemelimit! Si i gënjeu prokurorët për vilën 700 mijë €
8 Prill, 20:48
-
Ylli Pata: Pse Gjin Gjoni u bë kryetar i Foltores në Lezhë e jo në Shkodër?
8 Prill, 19:44
-
Mero Baze: Betejë për të rikthyer 'gjyqtarin e partisë'
8 Prill, 07:00
-
Shpëtoi Berishën nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998, Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së Rithemelimit në Lezhë
6 Prill, 19:45
-
Komisionet 3+3, Galdini në 'Repolitix': Do ndajnë në copa Shqipërinë! Meçe: Fitore e Ramës
26 Mars, 22:52
-
Hetimet për Ahmetajn, gazetari: U ndoq rruga e parave që zbuloi korrupsionin 20-vjeçar! Ka pasur pozicione ku ka lëvizur fluksi i parave publike
26 Mars, 22:20
-
Doçi në ‘Repolitix’: Dosja e SPAK për Jorgo Goron e sforcuar, duhej goditur që me ndërtimet e paligjshme
26 Mars, 21:32
-
Ylli Pata: Nga Beleri, tek Gjin Gjoni
20 Mars, 18:38
-
E shpëtoi nga gjyqi për kryengritjen e armatosur të 1998! Berisha s'heq dorë nga Gjin Gjoni! Ish gjyqtari milioner kandidat i Rithemelimit në Lezhë
20 Mars, 13:01
-
Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë, gazetari Doçi: SPAK do të godasë grupet e krimit të organizuar në fushën e narkotikëve
19 Mars, 22:47
-
Afera CEZ-DIA, gazetari Doçi: Ka 4 dëshmi të forta që fundosin Metën! Kreu i SPAK pyeti në burg Kastriot Ismailajn për këtë aferë
19 Mars, 21:22
Gazetaret dyhet te jene total te oavarur dhe jo anuar kah nje klan,parti e fe,por korrekt dhe respektuar te drejtat njerzore te realitetit. ka raste ku gazetaret duhet te heshtin ne evrope e bote,dhe mos shkruar deri ne perfundim te nje ngjarje,se njoftohen kriminelet me shkrime gazetash,dhe i ikun policis. pra edhe gazetaret kane regulkat e tyre,dhe mbitegjitha pa cenzure nga nje presion i partive politike.
PërgjigjuTë dy gazetar janë njërëz të thjesht si shumica e Shqiptarve. Por ama jan gazetar të mrekullushëm dhe trima. Të dy këta zotërinj kan shkruar pa frik për kriminelet dhe krimin më të fuqishëm në Shqipëri. Ngrihet një palo Gjin Gjon Llesh Pali e denigron e gjobit tanam si Shullazi. Kur e ka rrallën ky për veting. Ishalla është mbas Fatos Loulo Hajdutit.
PërgjigjuPo ketij Kacanit te Politeknikut kur do ja kendoje prokuroria? http://tna.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/
PërgjigjuO xhin xhoni që qeni bythën ta çponi ska mo me vjedh e me bo anarshi . Hafoje kohën tate mor surat patate të gjitha mrapç ke me i pagu o njeri pa tru .
PërgjigjuHumb apo pushohet?!
PërgjigjuA mor xhin xhoni kapedoni salhe krimineli ka maru ska mo qofte te daja o xhin belaja e ke punën keç ke për ta provu kur në sum ta ven o xhini pa shkoll e pa kultur
Përgjigju