Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011
Aleks Nika vrare me 21 janar dhe gruaja e tijn Rajmonda
Është një oqean i tërë në mes dy botësh shqiptare: Asaj që ka abuzuar me 1001 hile në këtë vend dhe asaj që është viktimë rastësore e hileve dhe dhunës së tyre të pandëshkuar. Rajmonda Nika dhe dy vajzat e saj janë në këtë hendek, në anën e atyre që presin Drejtësi. Nga ana tjetër është Sali Berisha dhe një grusht njerëzish që ai i mban ende peng, si mburoja kamikaze rreth fortesës së fundit të tij. Le të shohim se si do të shkojnë ngjarjet.
Dje, në vapën e gushtit dhe me paftyrësinë që të jep statusi se: “Nuk kemi asgjë për të humbur”, një përfaqësuese e këtij rrethi të ngushtë “kamikazësh”, stoike rreth liderit suprem të ngujuar në katin e tetë në pallatin ndërtuar prej oligarkut të preferuar, përsëriti përpara syve të përgjumur, të vaposur e indiferentë të shqiptarëve me pushime apo gati, se Gjykatat shqiptare kanë gabuar procedurat duke ridëgjuar bashkëshorten e Aleks Nikës, vrarë para kryeministrisë së Sali Berishës në 21 janarin famëkeq.
Në zhegun e vapës, një grua e Partisë Demokratike doli për t’i mbyllur gojën dhe për t’i hequr të drejtën e fjalës nënës së dy jetimëve, gruas së shqiptarit që u vra nga egoja e sëmurë e kujt e sheh pushtetin si pronën personale. Dje, sikur u riqëllua, u përjetua e njëjta taktikë e përdorur për të trembur me të njëjtët armë që detyruan të flasin mjekë, gazetarë, analistë, shërbëtorë menjëherë pas 4 vrasjeve, që rreth Berishës së 2011-s ishin pa hesap më të shumtë se gruaja që doli dje në zheg. Eshtë paradoksale që një grua partiake kërkon të shënjestrojë, të intimidojë përmes proçedurave drejtësinë, kur proçedurat dhe sidomos Drejtësia, janë më të shkallmuarit, kërcënuarit e përbaltosurit nga ky klan fisnor. Por jemi mësuar edhe me këtë.
Çka ende nuk kemi parë asgjë, janë gratë shqiptare si Zamira Durda, Rajmonda Nika e të tjera e të tjerë që nuk janë kaq të njohur e në linjë të parë të drejtësisë që kërkojnë, të cilat e të cilët nuk dorëzohen e me të afërmit e tyre të dashur, nuk bëjnë pazar
xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.9%
-
Opozitës
8.9%
-
Qytetarëve
46.1%
Vota total: 9024
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha çon Kalanë në SPAK të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e Rajmonda Nikës, gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit
26 Korrik, 12:13
-
Po hetonte vrasjen e Aleks Nikës, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë! E gjithë dosja e 21 Janarit tashmë në SPAK
26 Korrik, 10:15
-
Qëlloi drejt protestuesve në 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari në SPAK! Pyetet për rolin e Berishës e Bashës (VIDEO)
23 Korrik, 17:42
-
Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë
22 Korrik, 20:38
-
21 janari, Erion Braçe për Report Tv: Krim shtetëror i organizuar, do dalin prova të reja nga dëshmitarët! SPAK t’u bëjë thirrje për bashkëpunim
22 Korrik, 17:44
-
SPAK heton '21 janarin'/ Meta sulmon Dumanin e akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet! Ish ministri i Brendshëm i kujton bllokun
22 Korrik, 14:07
-
Kush urdhëroi vrasjet më ‘21 janar'? Gruaja e Aleks Nikës 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja! Dëshmon dhe xhaxhai: Përgjegjësia duhet kërkuar tek Berisha e Basha (VIDEO)
22 Korrik, 07:56
-
21 janari krim shtetëror/ Nesër me prova në SPAK gruaja e Nikës! Basha "vetëmbrohet", Berisha hesht nga frika
21 Korrik, 11:41
-
'21 janari', SPAK thërret gruan dhe xhaxhain e Aleks Nikës më 22 korrik! Dosja në dorë të prokurorit Alfred Shehu, që po heton dhe 'Xibrakën'
17 Korrik, 14:54
-
Frrok Çupi: Sikur Trump të kishte vrarë Thomas Crooks-in
17 Korrik, 13:23