Greqi/ Vajza 2 vjeç e gjysmë u largua e vetme nga çerdhja! Arrestohet edukatorja 26-vjeçare

Greqi/ Vajza 2 vjeç e gjysmë u largua e vetme nga çerdhja! Arrestohet edukatorja 26-vjeçare

Foto ilustruese

Policia e Selanikut ka arrestuar ditën e djeshme një edukatoreje 26-vjeçare, e cila nuk e ka kuptuar që një vajzë 2 vjeç e gjysmë është larguar e vetme nga kopshti.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e komunës Pylaia-Hortiati dhe ndaj saj është ngritur një çështje për ekspozim të një të mituri.

26-vjeçarja, e cila më herët e kishte marrë të miturën dhe e kishte çuar në një dhomë me lodra, nuk e kuptoi që vajza e vogël ishte larguar nga ndërtesa. Më vonë, ajo u pa duke ecur në një rrugë të asfaltuar jashtë çerdhes.

E mitura i është dorëzuar nënës së saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa e arrestuara pritet të dërgohet në prokurori.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e '97-ës e përndjek 27 vite më pas! Fati shpëton të sapokthyerin nga Italia në Berat

Vrasja e '97-ës e përndjek 27 vite më pas! Fati shpëton të sapokthyerin nga Italia në Berat