Inceneratori i Fierit, Apeli prish vendimin e GJKKO-së, e kthen dosjen për rigjykim dhe me një tjetër trupë gjykuese!

Apeli i GJKKO ktheu sot (19 Dhjetor) për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga  Engert Pellumbi, Miliana Muca dhe Dhimiter Lara.

Kjo është hera e parë që një dosje rikthehet për gjykim në GJKKO, nga shkalla e dytë. 

Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit.

Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”.

SPAK kërkonte rrëzimet e pafajësisë së 3 të pandehurve, që ishin dhënë nga shkalla e parë dhe dënimin e tyre. Konkretisht Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y, dhe Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës. Kurse avokatët dhe vetë të pandehurit kërkuan lënien në fuqi të pafajësisë.

Por Apeli vendosi që ta rikthente edhe një herë nga e para dosjen për proces nga e para, duke mos pranuar asnjë nga kërkesat e dy palëve.

Gazetarja e REPORT TV, Keti Banushi, informon se Gjykata vendosi duke e kthyer çështjen në pikën zero. Por mund të jenë kostatuar edhe shkelje proceduriale, që mund të jenë bërë shkak për prishjen e vendimit të parë për Inceneratorin e Fierit. Ky vendim i Apelit nuk ndikon në shuarjen e masave të sigurisë ndaj të pandehurve.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. GJKKO e shkallës së parë kishte dhënë vendimin më , me 12 fajësi dhe 3 pafajësi.

Dënimet e GJKKO, më 25 Shtator të vitit 2023:
Lefter Koka
, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg 
4 prej tyre iu konvertohet dënimi me Shërbim Prove
Regan Merdani, Administrator i 'Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Gentian Zifla, Administrator i 'Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove
Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim prove
Janë shpallur të pafajshëm nga GJKKO
Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit
Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y
Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja