Irdi Keci finalist i MasterChef
Kam oferta pune, por dua Italinë

Irdi Keci finalist i MasterChef<br />Kam oferta pune, por dua Italinë
TIRANE - Prej tre muajsh ai është larguar nga Imola, Bolognia ku jeton me familjen e tij. Irdi ka marrë pjesë për shaka: “Më pëlqen kuzhina, kam ndjekur shkollën e menaxhim-hotelerisë në Castel San Pietro dhe më pas kam punuar në disa restorante”, ka thënë për Lettera43.it Irdi me një ton prej të kënaquri, “kurrë nuk kisha menduar se do të arrija deri këtu, por ata më zgjodhën mua”.

“Tani në Tiranë jam një vip”, e ka nisur intervistën e tij Irdi. Tek kthehet në vendlindjen e tij, njerëzit e ndalojnë në rrugë. Më thonë: Është ai i MasterChef. Kam një sërë komentesh në Facebook, sidomos pas së shtunës”. Por, fama e tij nuk përfundon me kaq, Irdi konfirmon se që tani ka marrë oferta shumë të mira pune. “ Puna është se dua të qëndroj në Itali. Tashmë bota ime është këtu, i dua përbërësit italianë” – thotë Irdi.  



Edhe kuzhina shqiptare është për të mjaft e rëndësishme. Sipas tij çdo aromë dhe shije është e lidhur me fëmijërinë, njësoj si aroma e rigonit që mamaja e Irdit vë kudo madje edhe në vezët e skuqura. Njësoj edhe shija e kosit të thartë që sipas tij i shtohet çdo gatimi në Shqipëri duke përfshirë këtu edhe mishin.
Proustian madeleine është receta që Irdi e ruan më me fanatizëm: “ Kur gatuaj pilaf me lëng pule, gjithmonë i shtoj pak kos të thartë, kjo i jep freski dhe e ndriçon”. Kështu shprehet Irdi për sekretin e tij teksa thekson se kjo e bën të mendojë se nga është.



Intervista


PYETJE. Po ju doni më shumë pjatat shqiptare apo ato italiane?

PËRGJIGJE. Jam rritur me kuzhinën italiane. Si prezantim pjate në MasterChef unë u përpoqa për të kombinuar të dy traditat

PYETJE: Rezultati?

PERGJIGJE : Ravioli, kungull me karamel gruri dhe Amaretto.

PYETJE: Dhe çfarë do të ishte një pjatë origjinale shqiptare?

PERGJIGJE :  Kur ne na vijnë mysafirë i ofrojmë gjithmonë makarona, është pjesë e traditës sonë.  

PYETJE: Po nëse ju do të zgjidhni një pjatë?

PERGJIGJE: Sultjash, një buding orizi i ëmbël dhe i kripur së bashku. E përgatit nëna ime dhe është shumë e shijshme.

PYETJE: Kur e ke kuptuar se ishe i  aftë dhe duhet të bëheshe kuzhinier?

PERGJIGJE: Xhaxhai im është një nga shefat më të njohur shqiptar. I ngjaj atij një pasion. Kur isha i vogël unë mblidhesha me kushërinjtë e mi dhe futeshim në kuzhinën ku
ai punonte. E shihja atë aty me kapele të bardhë dhe gati për të dhënë urdhra. U ndjeva si një hero në fushën e betejës. Doja të isha si ai, madje ai më erdhi edhe në transmetim.

PYETJE: Por ju keni lënë Shqipërinë për Italinë.

PERGJIGJE: Së pari në Itali ka ardhur im atë në vitin 1995. Më kujtohet që më puthi një natë më parë dhe më pas e pashë të dilte nga dera.

PYETJE:  Po ai si mbërriti në Itali?

PERGJIGJE: Në një barkë e vogël indiane. Ashtu si shumë e shumë të tjerët. Nëna ime nuk mundi të komunikonte më të veçse tri ditë më vonë. Pastaj im atë nisi të punojë
si murator.

PYETJE: Si arritët ju në Itali?

PERGJIGJE: Pas tetë viteve ,mungese të tim eti erdhëm në Itali dhe u bashkuam të gjithë. Mamaja ime ishte dhe është ende një rrobaqepëse shumë e mirë, por në Itali mundi të gjejë punë vetëm në një kompani pastrimi. Vetëm disa vjet më vonë është kthyer për të bërë punën e saj.

PYETJE: A janë ata krenar për suksesin tënd në TV.

PERGJIGJE: Shumë shumë. Ata nuk mund ta besojnë se unë jam njeri që del në TV ...

PYETJE: Si keni arritur ju në fillim në Itali?

PERGJIGJE: Në fillim ishte e vështirë. Unë nuk e flisja mirë italishten dhe njerëzit më gjykonin për shkak të kombësisë sime. Ishte e vështirë të gjeja miq sepse ishim të margjinalizuar, por megjithatë nuk ishte racizëm kundër shqiptarëve.

PYETJE: Po pastaj?

PERGJIGJE: Pastaj në shkollën fillore dhe atë të mesme nisa të isha mirë. Më kujtohet që çdo vit në fillim organizonim bankete me të gjitha pjatat tipike që bënim ne studentët. Ajo ishte një festë.

PYETJE: Të ka ndihmuar kuzhina?

PERGJIGJE: Po. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Cdo njeri sjell diçka të re në pjatat e tij. Gjuha e kuzhinës është unike dhe ne në kuzhinë e kuptojmë shumë mirë këtë.
 
PYETJE: Kur ke filluar të gatuash?

PERGJIGJE:  para shumë kohësh. Para se të nisja studimet. Prindërit e mi punonin gjatë gjithë kohës dhe kështu unë përgatisja për ta darkën. Kjo ishte surprizë. Atyre u pëlqente që ta gjenin darkën gati.

PYETJE: Pjata e parë italiane që ke mësuar të gatuash?

PERGJIGJE: Lasanjën e gjelbër. Unë ende e kujtoj atë. Ata dukej e keqe tmerrësisht. Pastaj e kam shijuar.

PYETJE: Edhe?

PERGJIGJE: Pastaj mendova: “Po si e bëjnë këta një gjë kaq të mirë, këta italianët vërtet hanë mirë”. Kam mbetur i mahnitur.

PYETJE: A ka ndryshuar Tirana në 10 vitet e fundit?

PERGJIGJE: Shumë shumë. Kur u largova ka pasur degradim. Rrugët ishin në gjendje të keqe. Tani duket sikur ecim në rrugët e Brukselit. Ekonomia po shërohet.

PYETJE: Shumë italianë sot po përpiqen të gjejnë fatin e tyre në Shqipëri. Dhe të mendosh që njëherë e një kohë njerëzit arratiseshin nga Shqipëria...

PERGJIGJE: Po, më ka ndodhur të takoj shumë në avion. Ndonjëherë flasim. Një çift më ka thënë se në Itali nuk mund të mbijetojnë për shkak të taksave të larta. Kështu
ata zgjedhin të vijnë e të bëjnë biznes në Shqipëri.

PYETJE: Pra, edhe italianët e 'vjedhin' punën? Kush e di çfarë do të thoshte një shqiptar

PERGJIGJE: Çdo racizëm është sinonim i injorancës. Gjithkush ka të drejtën për të kërkuar një jetë më të mirë, pa marrë parasysh se ku. Duhet guxim për të marrë një hap. Njësoj siç bëri im atë 20 vjet më parë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)