VIDEO/ Jo vetëm Bejkon, militantët e Sali Berishës rrethuan edhe Ferdinand Xhaferrin gjatë protestës së 8 janarit: Turp, ça demokrati je ti që mbështet Bashën

Militantët e Sali Berishës shkaktuan jo pak situata të pakëndshme gjatë protestës së dhunshme të 8 janarit, mes të cilave edhe sulmi ndaj Sekretarit për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejkos të cilin edhe e goditën.

Por gjatë asaj dite me ngjarje të rrëmujshme duket se Bejko nuk ishte i vetmi që u sulmua nga mbështetësit e Berishës, pasi 'pre e tyre' ra edhe deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri. Ai u rrethua nga një grup protestuesish që i kërkonin llogari përse mbështet kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ndërsa dëgjohen teksa thonë: "Turp, ça demokrati je ti? Mbështet atë legenin atë injorantin".

Në një reagim për Report TV Xhaferri u shpreh se ai po debatonte me disa djem, gjysmën për të cilëve i njihte.

"Nuk ishte fare problem thjesht po debatonim me disa djem që gjysmën e tyre e njihja", tha ai.

E shtuna ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi vetë dje në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

Ndërkohë, Report Tv mësoi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit, ndërsa thirrja e tyre nga Prokuroria do të bëhet në ditët në vijim. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjergji: 11/01/2022 10:57

    Elio: i njajti grup terrorist,te njajtet njerez tashma me femijt e tyre,te njejtes krahin e pjesmarres kryesor te grushtit shtetit,detashmant i dhuneshem qe S.Berisha e perdori ne cdo proteste te dhuneshme e per cdo larje hesapesh me kundershraret politik.Te gjithe paperjashtim bodigarda,nenpunes te larte te shtetit ne polici,drejtesi ish kuadro te SHIK . Ndaj duhet te hapim syte e vezhgojme cdo levizje tyre me kujdes,se ato jane te gateshem te bejne gjithecka per te rikthyer perfitimet e tyre.

    Përgjigju
  • Gezuar: 11/01/2022 10:07

    Bravo!

    Përgjigju
  • Elio: 11/01/2022 09:49

    I tuf malokesh qe mezi e kishin prit kte dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane