Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi, ndryshimet në statut do transformojnë partinë

 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se jo vetëm Monika Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të sjellin spastrime në drejtimin e PL. Deklaratën, Ilir Meta e bëri vetëm pak orë para se të mbledhë Komitetin drejtues ku votohen anëtarët e rinj të Kryesisë.

“Departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë! Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë.

Dhe i ftoj të gjithë të na ndjekin në orën 18:00, dhe njëherë për të bërë një përmbledhje të premtimeve konkrete të Partisë së Lirisë, për 5 prioritet, të cilat e bëjnë Shqipërinë, me 4 milion shqiptarë plus.

Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk ekziston”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, ndryshime në Kryesi! Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Spastrojmë 6 raste nepotizmi


SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Formacionet/ Pjesëmarrje e ulët për Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për arbitrin që do gjykojë sot gjysmëfinalen e parë të 'Final 4' (VIDEO)

Formacionet/ Pjesëmarrje e ulët për Partizani - Skënderbeu, hidhet shorti për arbitrin që do gjykojë sot gjysmëfinalen e parë të 'Final 4' (VIDEO)