Korreshi zbardh detaje nga dreka e demokratëve: Thyerje akulli! Grupi i Berishës kishte shtypur butonin ‘mute’! Folëm për Luftën e Dytë Botërore, jo për bashkimin

Mbledhja e demokratëve në një tryezë për festat e fundvitit me ftesë të Xhelal Mziut ka qenë ndër çështjet më të komentuara të ditëve të fundit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi foli në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot, live në Shqipëri’ nga Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu duke thënë se ishte thyerje akulli pasi u duk sikur deputetët kishin harruar çdo gjë kishin thënë për njëri-tjetrin.

“Njerëzit duan alternativë për t’i besuar. Nëse nuk jemi opozitë solidë, s’ka besim te njerëzit. Ata nguten dhe nuk marrin iniciativa ose na përkrahin. Isha në atë drekë ku isha ftuar nga Xhelal Mziu. Aty ishte grumbullim deputetësh, nuk pati asnjë temë. Uruam një fillim të ri. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që duhet të japim një fillim të ri, por pa kthyer kokën nga e vjetra. Nuk mund të ndërtosh një shtëpi të re pa e shkulur të vjetër. Ajo ishte thyerje akulli. Pamë kolegët që janë sharë e çfarë nuk kanë thënë për njëri-tjetrin dhe ajo drekë sikur i sheshoi të gjitha. E keqja nuk harrohet kollaj. Është e vështirë për t’u harruar”, tha Korreshi.

Po ashtu u shpreh se nuk u fol në asnjë moment për bashkimin e PD, por për çështje nga më të ndryshmet ndërsa nuk mungoi humori.

“Kur shkuam neve, ishte i pozicionuar dhe kishte largësi nga mënyra se si ishin vendosur tavolinat. I kishin ndarë sipas përkatësive. Ne ishim si shoqëria e vjetër, na kishin lënë të dera. Ndarjen e ka bërë Mziu, ai ishte dhëndri, e bëri dasmën. Nuk u fol në asnjë moment, dëshira e deputetëve nuk lindi aty por është gjithandej. Ishte drekë me historira nga Lufta e Dytë Botërore por jo për bashkimin”, tha Korreshi.

Sa i përket mungesës së Alibeajt, Korreshi e cilësoi diçka normale duke qenë se ka pasur përplasje të vazhdueshme me Berishën dhe është sulmuar vazhdimisht si i shitur te Rama.

“Nëse ka një njeri që është etiketuar fort është Alibeaj dhe Basha. Nëse dikush do fliste në atë mënyrë për mua, as do e çoja ndërmend të shkoja në një eveniment të tillë, kështu që është zgjedhjet. Kur të arrin sharja në palcë, ruaje pak dinjitetin e cipën. Ai mendoj se e ka të vështirë që të vijë për drekë. Do e kishte më të lehtë të ulej në tavolinë për bashkim real se të ulej për drekë. Të gjithë ata sikur e kishin shtypur butonin e pultit ‘mute’ dhe ne nuk e kuptonim a janë këta apo jo”, tha Korreshi.

Deputeti Mziu organizoi një drekë, të cilës iu bashkuan deputetë të të dy kampeve, Sali Berisha e besnikët e tij, por edhe ata të kampit tjetër: Gazment Bardhi, Jorida Tabaku e të tjerë, por mungoi kreu i grupit Enkelejd Alibeaj dhe ish kryetari Lulzim Basha, dy kundërshtarët më të mëdhenj të Berishës në PD.

Partia Demokratike vijon të përballet me një përçarje të thellë që prej shtatorit të 2021. Disa muaj më parë dështoi edhe përpjekja për bashkim për daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë