Tirane- Opozita vijoi edhe sot aksionin e mosbindjes civile në Kuvend. Deputetët e PD të cilët janë të përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në kuvend, ndërsa të tjerët që ishin pa masë ndëshkimore fillimisht u vendosën para foltores dhe më pas morën karriget dhe i nxorrën jashtë.
Ndërsa deputetët e PD-së që ishin jashtë hoqën dorë nga përplasja me Gardën duke mos tentuar të futen në sallë por u ulën këmbëkryq në tokë, me në krye Flamur Nokën, i cili mban veshur bluzën ‘Free Berisha’.
Në seancë Enkelejd Alibeaj, kreu i Partisë “Djathtas 1912”, i shkëputur nga Berisha dhe Basha i kërkoi kryetares së Kuvendit Spiropali të mbyllë seancën të thërrasë byronë dhe të marrë masa për të shfuqizuar vendimin që përjashton deputetët e PD-së. Ai i kërkoi mazhorancës të ulej e të bisedonte me opozitën për të zhbllokuar situatën e tensionuar prej disa javësh në Kuvendin e Shqipërisë. Spiropali tha se mazhoranca ishte e gatshme të ulej në çdo moment për të diskutuar me opozitën por se kjo e fundit duhej të hiqte dorë nga dhuna.
Enkelejd Alibeaj: “Keni përjashtuar gjysmën e deputetëve. Merrni masa të ktheni normalitetin’
Elisa Spiropali: Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget në të cilat na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin që vënë të tjerë, ju më mirë se kushdo e dini se cili është autor dhe arsyet. Por, duke mos i hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, po ju them edhe një herë, që jemi të gatshëm të ulemi në çdo tryezë, përfshirë Konferencën e Kryetarëve dhe Byronë dhe gjithçka tjetër, për të bërë të mundur që deputetët e nderuar të opozitës të gjejnë një mënyrë dinjitoze pë t’u kthyer sërish në Kuvend, siç e gjetëm në janar”.
Jashtë deputetët demokratë i bënë thirrje gardës të distancohen se po përdoren nga Edi Rama.
“T’ju vijë turp! Ku jemi këtu në Kore të Veriut! E keni kthyer në diktaturë. Mos u përdorni nga Edi Rama” thotë Asllan Dogjani.
Këmbëkryq në hyrje të Kuvendit, deputeti demokrat Dashnor Sula ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vetëm vjedhin.
Këto janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa kushtetutë dhe pa rregullore. Aksionin po e bëjmë për Shqipërinë. Parlamenti është këtu dhe jo aty brenda. Çfarë kemi bërë ne të përjashtohemi 40 ditë. Masa maksimale për një deputet është 10 ditë, ne jemi dënuar me 40 ditë. Këta fillojnë buxhetin dhe ne nuk jemi aty' tha Sula.
Aksioni i mosbindjes civile nuk e ndali maxhorancën të vijojë seancën normalisht duke votuar pr/ligjet në rendin e ditës.
Kuvendi votoi në përfundim ligjin e debatueshëm për Kërkimin Shkencor, zgjati deri në 14 nëntor afatin për hetimin parlamentar mbi koncesionet në shëndetësi, si dhe rrëzoi një dekret të Presidentit Begaj mbi ligjin për inspektimet.
Po sot dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka u betuan në Kuvend. Ata marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas, të dy në burg.
Kuvendi ka miratuar projektligjet në rendin e ditës. Parlamenti rrëzoi me 74 vota kundër, ligjin që ktheu presidenti Bajram Begaj 'Për inspektimin'.
Me 68 vota pro, 6 abstenime dhe 5 kundër u miratua edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”. Afati i veprimtarisë së Komisionit Hetimor do të zgjatet deri në datën 14 nëntor.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 kundër projektligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu u miratua me 72 vota pro dhe 2 abstenime edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro dhe 2 abstenime projektligjin për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 2 kundër projektvendimin “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar”.
Sipas këtij projektvendimi Petro Koçi emërohet anëtar zëvendësuar në Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Ndërsa Niko Peleshi emërohet sekretar i Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë.
Me 73 vota pro dhe 3 abstenime u miratua edhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka treguar në Kuvendin e Shqipërisë arsyen se pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.
Në një replikë ndaj demokratit, Enkelejd Alibeaj në seancën plenare në Kuvend, Qefaliaj tha se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin.
Qefalia iu drejtua Alibeajt, duke i thënë se në SPAK i kanë treguar një foto, duke e pyetur ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
“Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’. Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur. Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues", tha deputeti socialist.
Në seancën e sotme plenare në Kuvend nuk kanë munguar as debatet. Deputeti i pavarur Agron Shehaj është përplasur në Kuvend me kryeparlamentaren Elisa Spiropali.
Pjesë nga debati:
Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?
Agron Shehaj: Për procedurë
Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)
Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje
Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë
Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku. Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë
Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës
Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?
Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni
Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.
Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila tha se janë gati që të ulen në karrige me opozitën për të dialoguar.
Por, Bardhi e akuzoi Spiropalin si zëdhënëse të Pëllumb Gjokës.
"Kush e kishte bërë këtë? Pëllumb Gjoka? S’kam qenë në burgun e Fierit që ta takoj, i paska transmetuar një mesazh zonjës, me Pëllumb Gjokën dhe zëdhënësit e tij nuk komunikojmë, ne jemi përballë krimit të organizuar", tha Bardhi.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë hequr dorë nga përplasja me Gardën dhe nuk kanë tentuar të futen në sallë.
Ata janë ulur këmbëkryq në tokë, me në krye Flamur Nokën, i cili mban veshur bluzën ‘Free Berisha’.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë nxjerrë jashtë salle karriget e Kuvendit.
Deputetët e përjashtuar të PD kanë mbërritur në Kuvend dhe po tentojnë të futen në sallë. Ndërkohë, Garda nuk i lejon.
Flamur Noka tha në një prononcim për mediat se nuk i përjashton dot ‘narkosi’ por vetëm vota e qytetarëve.
Noka: Çdo kuvend ka mision, të përcjellë zërin e zgjedhësve dhe ne atë detyrë kemi. Na përjashton vetëm populli e vota, s’na përjashton dot askush pavarësisht dëshirave të narkos apo 5 mln eurove të doganave.
Dogjani: Mos u përdorni nga Rama. Diktaturë, turp.
Parlament, Andrea Mano dhe Erjon Meka marrin mandatet e Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas
Dy deputetët e rinj, Andrea Mano dhe Erjon Meka u betuan në Kuvend.
Mano do të zërë vendin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianjit, pas dënimit të tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
Ndërkohë, Meka do zërë vendin e ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua për lidhje me bandat kriminale në Durrës.
Foto: Erjon Meka duke hyre ne Kuvend, 31 tetor 2024
Në seancën e sotme të Kuvendit shkoi dhe Erjon Meka, deputeti që zëvendëson Jurgis Çyrben tashmë i arrestuar.
Ai u pa të hynte krah deputetit socialist i Shijakut, Ilir Ndraxhi.
Jurgis Çyrbja u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit, bashkë me Ahmet Mashën, kunati i vëllait, edhe bashkëpunëtori i ish-deputetit. Akuza të rënda rëndojnë ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili u ‘fundos’ pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin e koduar ‘Sky ECC’. Shitje e sekretit shtetëror tek kriminelët, dekonspirim i operacioneve të Policisë së Durrësit, informoi Altin Hajrin për lëvizjet e policisë pas vrasjes së Jan Prengës, e deri tek bashkëpunimi me Hajrin për t'i siguruar vota në qarkun e Durrësit, ku Çyrbja ishte edhe në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021.
Deputeti i PD Andrea Mano ka shkuar ditën e sotme në Kuvend për betim. Mano është paraqitur për marrjen e mandatit të deputetit, pasi do të zëvendësojnë ish deputetin e PD Ervin Salianji, pasi ky i fundit është dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burg për akuzën e shpifje.
Në fotot e siguruara nga Report Tv, shihet se Mano është i shoqëruar edhe nga deputeti i PS i Korçës, Ilir Pendavinji.
Ka plot 33 vite që opozita është marë peng nga malokëria,nga NON GRATA,nga shpellarë të tipit Noka,Mziu,Dogjani,nga katundaria dhe mungon qytetaria...
Përgjigjubravo Flamur je lider tregoju si behet kuvendi
PërgjigjuU be bajate kjo gje dhe remuje dhe roga roge,nje figure shume e keqe qe nxit vetem kaos dhe ne jeten e perditeshme.Deri kur???? A ju eshte prere roga apo dita e punes tere ato dite qe protestojne dhe a kane paguar demet,per kete fajtore eshte qeveria,opozita gjen e ben.
Përgjigju