“Supergjobat” në Kushtetuese(?)
Ja kush mund ta kërkojë interpretim

“Supergjobat” në Kushtetuese(?)<br />Ja kush mund ta kërkojë interpretim
Çështjen për interpretimin e procedurave tatimore, mund ta çojnë në Gjykatë edhe shoqatat e biznesit, duke qenë se mund të argumentojnë në lidhje me interesat e tyre.

Ndryshimet në procedurat tatimore që ndërmori pak kohë me parë qeveria pritet të hyjnë në fuqi ditën e nesërme. Ashpërsimi i tyre, konsiderohet si i pavend dhe me pasoja, jo vetëm nga biznesi, por edhe nga juristët, sipas së cilëve është shkelur parimi proporcionalitetit, që sansksionohet edhe në Kushtetutën e vendit.

Në të tilla kushte, juristët rekomandojnë që çështja të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese, që trajton përputhshmërinë me ligjin më të lartë në Republikë.

Sipas juristëve: “ Për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të Presidentit të Republikës, të Kryeministrit, të jo më pak se një të pestës të deputetëve dhe të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Këtë të drejtë e kanë edhe Avokati i Popullit, organet e qeverisjes vendore, organet e bashkësive fetare, partitë politike, si dhe organizatat e tjera, vetëm kur argumentojnë se çështja lidhet me interesat e tyre.”

Pra, çështjen për interpretimin e procedurave tatimore, mund ta çojnë në Gjykatë edhe shoqatat e biznesit, duke qenë se mund të argumentojnë në lidhje me interesat e tyre.
 Jursitët, gjithashtu sqarojnë se kërkesat në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e pajtueshmërisë së ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, mund të paraqiten brenda 3 vjetëve nga hyrja në fuqi e tyre.

Si rrjedhim i takon Gjykatës Kueshtetuese që të thitë fjalën e saj në lidhje me respektimin e parimit të proporcionalitetit në dispozitat përkatëse të ndryshuara.

Lidhur me parimin e proporcionalitetit juristët shpjegojnë se:  “Rrjedh nga parimi i shtetit të së drejtës, në fakt nga vetë thelbi i të drejtave themelore, sidomos i lirisë personale, të cilat duhet të kufizohen nga pushteti shtetëror vetëm në atë masë sa të jetë e domosdoshme për mbrojtjen e interesave publikë. Pra, rëndësi të veçantë në fushën penale, sidomos në atë të parashikimit të dënimeve dhe ekzekutimit të tyre, zë mbrojtja e të drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se edhe pse prej kohësh e drejta penale ka detyrën e mbrojtjes së bazave të një bashkëjetese të rregulluar në shoqëri, ajo nuk është mjeti kryesor i mbrojtjes ligjore me gjithë karakterin e saj më të fuqishëm. Si pasojë, përdorimi i saj duhet t’u nënshtrohet kërkesave të parimit të proporcionalitetit”.

Një ditë më parë ish ministri i financave Arben Malaj hodhi idenë që “duke qenë se ligji i ri qe ka shkelje të të drejtave kushtetuese hyn në fuqi në datë 12 nëntor, duhet që vetë qeveria me akt normativ të bej ndryshimet përkatese, të respektojë ndarjen e pushteteve në dhënien e dënimeve dhe t’i miratojë ato sa më parë në parlament” / Monitor/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)