Liga e Kombeve/ Mario Mitaj 'sms' Sylvinhos: Luaj edhe në mesfushë, Benzema më priti mirë! Kumbulla: Jap garanci në mbrojtje, e vuajta dëmtimin

Liga e Kombeve/ Mario Mitaj 'sms' Sylvinhos: Luaj edhe në mesfushë, Benzema më priti mirë! Kumbulla: Jap garanci në mbrojtje, e vuajta dëmtimin

Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Çekisë (11 tetor) dhe kundër Gjeorgjisë më 14 tetor, në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë vijojnë të grumbulluar në Tiranë, ndërsa përpara medieve këtë të mërkurë dolën Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj.

Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Mitaj theksoi se e sheh më të fortë ekipin shqiptar në mbrojtje, ndërsa nënvizoi se humbja me Gjeorgjinë nuk ka ndikuar në psikologjinë e kuqezinjve. Ndër të tjera, Mario foli edhe për aventurën e re me Al Itihadin.

"Sa vigjilente duhet të jetë mbrojtja në sfidën ndaj Çekisë – Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt.

Pozicioni si mesfushor tek Al Itihadi – Trajneri më ka vendosur në fushë aty ku ndihem mirë. unë kam shprehur dëshirën të luaj. Në Kombëtare jam mësuar të luaj si mbrojtës i majtë dhe këtu më pëlqen të luaj më shumë.

Si e sheh skuadrën në këtë moment – E njohim kundërshtarin më mirë se më herët. Jemi më të fortë besoj në këtë moment.

Si më kanë pritur në Arabinë Saudite ? – Jam çuditur me mënyrën si më kanë pritur. Sidomos lojtarët, më janë gjendur afër. Por edhe pjesëtarët e klubit janë shumë profesionistë. Jam ambientuar.

Ku jemi ne më mirë krahasuar me çekët? – Në mbrojtje besoj se jemi më të fortë. Qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut pothuajse luajnë me klubet e tyre dhe kanë minuta në këmbë.

Sa do të ndikojë kalimi yt tek Al Itihadi, pasi luan me kampionë bote – Besoj se çdo lojtar ka dëshirë që të luajë me Benzema, Kante, futbollistë që kanë bërë karrierë të madhe në Europë. Besoj se do më ndihmojnë për të ardhmen për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për t’u zhvilluar edhe si person.

Sa ndikon humbja me Gjeorgjinë – Gjithmonë kur futemi në fushë, dëshira jonë është që të fitojmë. E nisëm mirë, me fitore ndaj Ukrainës, dhe pastaj humbëm. Nuk duhet që kjo humbje të ndikojë në psikologjinë tonë, por duhet të na ndihmojë që të rikthehemi te fitorja", tha Mitaj.

Gjatë konferencës për shtyp Marash Kumbulla tha se dy kundërshtarët e radhës janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar.

Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.

"Periudha e dëmtimit, sa e vështirë ishte? – Ajo periudhë ishte shumë e keqe për mua. Një vit e gjysmë dhe pas dëmtimit muajt në vazhdim nuk ishin shumë të thjeshta. Tani besoj se zhvillova një fazë përgatitore shumë të mirë, kalova te Espanyol dhe tani po i luaj të gjitha ndeshjet. Fizikisht ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë moment.

Po kaloni një formë shumë të mirë së bashku me Ismajlin, sa garanci jep kjo dyshe në ndeshjet e radhës në mbrojtje? – Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mirë.

Me sa pikë mendoni se Kombëtarja është e kënaqur në këto dy ndeshje? – Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë.

Pas golit me Espanyol, presim një gol me ngjyrat kuqezi? – Po e pres edhe unë, pasi janë shumë ndeshje pa bërë gol në Kombëtare. Kam shumë dëshirë që të shënojë.

Ka ngacmime me nota humori mes teje, Ismajlit dhe Ajetit?  – Nuk ka ngacmime, Kombëtarja është e para. Nëse ekipi, fiton të tjerat vijnë mbrapa. Është normal që të gjithë lojtarët duan të luajnë, por e dimë që në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Janë të gjithë shumë lojtarë të mirë, të shohim zgjidhjet e trajnerit.

Dallimi mes kampionatit spanjoll dhe italian? – Kampionati në Spanjë është ndryshe nga Italia. Është më shumë taktik, loja është e hapur me kundërsulme dhe duele. Jam përshtatur shumë mirë në këtë kampionat.

Nuk keni qenë në dy ndeshjet me Çekinë në kualifikueset e Europianit, tani jeni më i motivuar për fitoren? – Po sigurisht. Të dy ndeshjet i kam parë nga shtëpia. Sic e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë", përfundoi Kumbulla.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim

'TikTok rrugaçi i lagjes', Rama: Në Kinë promovon natyrën, jashtë saj vetëm dhunë e krim