‘Ligj kundër tradhtarëve’,  Petro Koçi dorëzon nismën në Kuvend: Kush përdhos simbolet kombëtare t’i ndalohet të ushtrojë funksione publike

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi më anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka depozituar në Kuvend një projektligj kundër tradhtarëve të kombit.

Koçi shprehet se ky ligj do të ndalojë të kandidojnë, të zgjidhen apo të emërohen në funksione publike shtetas që janë dënuar për dhunim dhe përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare.

‘Sapo depozitova një projektligj i cili do ndaloje përjetësisht te kandidojnë, te zgjidhen apo te emërohen ne funksione publike shtetas qe janë dënuar për dhunim apo përdhosje te simboleve shtetërore dhe kombëtare. Ligj kundër tradhtarëve te kombit.’- shkruan Koçi.

Propozimi është bërë edhe për raste si kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash, dhe që është i dënuar me 3 vite burg me vendim të së prerë për poshtërim të republikës dhe simboleve të saj. 

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/04/2024 02:36

    Z.Koci,tradhetari i kombit dhe perdhosesi i simboleve kombetare nuk jane e njejta gje.T'i mund t'a djegesh nje flamur,mund t'a grisesh,mund t'a besh rroba banjo e peshqir plazhi ku te vendosesh te pasmet mbi te,por kjo te ben vetem perdhoses,jo tradhetar. T'i mund t'a shkelesh nje ligj/kod kushtetute,por kjo nuk te ben patjeter tradhetar.Tradhetar eshte ai qe shet interesat e kombit,qe u sherben te huajve ne dem te vendit,qe rrezikon sigurine kombetare kur shet ose jep te info.sekrete,ose shume te rendesishme per perfitim monetar,ose thjesht pse eshte admirues i nje shteti tjeter,oapo nje sistemi tjeter.

    Përgjigju
  • Arben: 29/04/2024 18:15

    Ketu ekonomia ne siklet, zoteria prrzanton ligj qe do ngelet rrugeve te gjykatave a eshte perdhosje a jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK

'Ishin groposur brenda në fuçi' Gazetarja Banushi zbulon se ku ishin fshehur 3 mln euro cash që sekuestroi SPAK