Lufta e klaneve anti Shtet dhe anti Drejtësi është vetëm transformuar!

Lufta e klaneve anti Shtet dhe anti Drejtësi është vetëm transformuar!

Askush nuk duhet të krijojë iluzionin se rrymat e fuqishme AntiShtet dhe AntiDrejtësi në vend janë zhdukur! Ato vetëm sa janë transformuar. Kanë lënë mënjanë molotovin, shigjetat, shtizat, kacavjerrjet nëpër pemë, janë përqëndruar në kalimin e pronave nga një emër në tjetrin, po nuhasin, kuptojnë, identifikojnë dhe organizojnë të ngjashmit përtej siglave të partive, përtej titujve të mediave, përtej sitave të vettingut. Të ngjashmit AntiShtet në Shqipëri po përdorin forcën e jashtëzakonshme ekonomike të grumbulluar në vite e vite për të krijuar perceptime, për të bërë kërcënime, shantazhe, presione, duke arritur ndonjë rezultat , por ky organizim në heshtje është po aq i zhurmshëm dhe shkatërrues sa ai i shisheve molotov e trarëve kundër dyerve! Sidomos kur përbëhet nga të gjitha forcat dhe individët (të majtë, të djathtë apo pa parti) që ekspozohen para ligjit pa imunitetin me të cilin ishin mësuar, të zbuluar.

Të organizuarit AntiShtet në vendin tonë kanë nisur të kuptojnë se fitoret më të prekshme mund t’i marrin jo më duke treguar para shqiptarëve dhe botës anën e tyre të frikshme dhe primitive, por, pas një injeksioni botoxi, një lipozucioni të kujdesshëm, një kostumi Gucci apo Hermes, një mjekre të rritur sipas modës, divanësh Fendi apo Natuzzi të vilave të tyre, po përgatisin “revolucionin” e urithëve.

Eshtë interesante të vëzhgosh bashkëpunimin trasversal mes tyre: Me një kod të heshtur mafioz sheh se sa “respekt” tregojnë publikisht për kundërshtarët që kurrë jo vetëm nuk i kanë shkelur në kallo, por edhe fshehurazi (por lehtësisht dallueshëm) i kanë financuar. Heshtin për ata që edhe pse në nivele të larta pushteti, administrimi dhe vendimmarrje, në ditë të tjera, do të ishin shënjestrat dhe viktimat e tyre të preferuara.  

Sot, ata që deri dje ishin dukshëm njerëzit mes nesh AntiShtet, po organizohen në mënyra të tjera. Janë transformuar.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim