Italia e Roberto Mancinit ka dhuruar spektakël dhe ka fituar me një rezultat tenistik 6-0 ndaj Lihtenshtejnit në ndeshjen e dyë eliminatore të Euro 2020. Të kaltërit me 6 pikë të plota në dy ndeshje kryesojnë grupin J. Në stadiumin “Ennio Tardini” ndeshja nuk ka pasur shumë histori me italianët që ishin shumë më shumë superior.
Sensi zhbllokon takimin në minutën e 17-të ndërsa Verrati e dyfishon në të 32-tën. Në minutat 35 dhe 48 vjen dygolëshi i Fabio Quagliarella që bëhet golashënuesi më i vjetër në moshë i Italisë. Pokerin e kompletuan talenti Moise Kean dhe Pavoletti. Po në grupin J Bosnje Hercegovinë-Greqi u mbyll 2-2 ndërsa Finlanda fitoi në Armeni.
Spanjës i mjaftoi dygolëshi i Alvaro Moratës për të dalë me tre pikë nga ndeshja me Maltën . 6 pikë kanë iberikët që kryesojnë grupin F ndërsa derbi nordik Norvegji-Suedi dhuroi spektakël për tu mbyllur 3-3 dhe Rumania mundi Ishujt Faroe.
E pabesueshme ka qënë ajo që ndodhi në Basel në ndeshjen mes Zvicrës dhe Danimarkës. Helvetët ishin në fitore me rezultatin 3-0 deri në minutën e 84-të ku njërin prej golave e shënoi Granit Xhaka. Megjithatë Danimarka arriti të bënte mrekullinë dhe të barazonte në shifrat 3-3 duke dalë me një pikë.
Përgatiti Andi Kapxhiu