Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretimin e Komisionit të Venecias

TIRANË- Partia Socialiste ka vendosur që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një mendim përfundimtar për të zgjidhur ngërçin, siç e cilëson ajo, për çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Lajmi u bë i ditur në një konferencë për mediat nga kreu i grupit parlamentar të PS-së i cili u pyet për herë të parë në lidhje me vendim e Gjykatës Kushtetuese se mandati i ish-ministres së Mbrojtjes duhet të shqyrtohet pa vonesa nga kjo gjykatë e se deputetët janë të detyruar që ta dërgojnë atë sa më shpejt.

Por për socialistët Gjykata Kushtetuese ka tentuar që të krijojë një normë të re kushtetuese në një kohë kur vetë Kushtetuta nuk ja lejon. Kreu i grupit të PS-së tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të imponojë votën e deputetin, kjo pasi pavarësia e votës së deputetit mbrohet me Kushtetutë. Për këtë theksoi Çuçi, në një përgjigje të gjatë për gazetarët, do t’i drejtohen Komisionit të Venecias për një opinion përfundimtar.

‘Kuvendi as nuk e diskutoi këtë vendim. Por i shfuqizoi të dy vendimet. Është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin nëse do të duhet një deputet apo të gjithë deputetët duhet të votojnë në një formë të caktuar të detyruar... jo nga vullneti i detyruar nga zgjedhësi por nga GJK. Ky është një vendim që s’ka gjetur zgjidhje nga trajtimi i GJK. Ka tentuar të krijojë një normë të re kushtetuese, pasi nuk ja lejon vetë Kushtetuta. GJK verifikon normat ekzistuese nëse janë apo jo në përputhje me kushtetutën. Fakti që një vendim i caktuar vjen për tu miratuar në parlament, vullneti është sovran i deputetit. Kushtetuta njeh në mënyrë absolute pavarësinë e deputetit për të votuar në një formë që ai e gjykon. Deputeti nuk mban as përgjegjësi për votën e tij, thotë Kushtetuta.

I vetmi moment kur Kushtetuta e detyron parlamentin të votojë në një mënyrë të caktuar është kur i jepet e drejta opozitës kur ngrihen komisionet hetimore. Në asnjë rast nuk mund ti imponosh deputetit mënyrën si duhet të votojë.

Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë ngërç që ti kërkojmë opinion Komisionit të Venecias. Janë 140 deputetë të pavarur në vullnetin e tyre për të votuar. Ne do t’i kërkojmë opinion Komisionit të Venecias.

Kjo gjë do të merrte zgjidhje. GJK e ka pasur zgjidhjen ta adresonte interesin publik nëse duhet ta mbaj mandatin ose jo Xhaçka, që të merrte një vendim përfundimtar. Ka bërë hetimin gjyqësor për këtë çështje e ka ezauruar dhe në fund fare s’ka dalë me një vendim, por ka dalë me një vendim pushimi. Përgjigja ime është kjo ne duhet të marrim një opinion e Komisionit të Venecias pasi ka konflikt kushtetues në këtë pikë. Mua Kushtetuta me thotë se jam i pavarur me votën time....

A është vendim politik për ta mbrojtur Xhaçkën? A krijon precedent të rrezikshëm?

Gjykata Kushtetuese ka të drejtën të shfuqizojë çdo ligj çdo nen të ligjit që është në kundërshtim me ligjin. Nuk krijon norma të reja juridike dhe aq më tepër norma kushtetuese. Po të lexosh vendimin e pakicës e kundërshtojnë vet arsyetimin që kanë bërë vetë kolegët e tyre. Në lidhje me dispozitivin, që ne mos ta kemi zbatuar. Thotë GJK shfuqizohet ky nen nuk është më në fuqi. Kur vjen puna te interpretimi është çështje tjetër. Si do të ma zhbësh nenin kur më thotë je i pavarur dhe nuk mban përgjegjësinë për votën tënde. Është një nen që nuk është interpretuar nga GJK. Nuk ka një vendim politik, ka një thirrje për të votuar si deputet. Vjen një projekt për të votuar si deputet. Mos të kalohet në një marrëdhënia kuazi perverse. Janë mekanizëm që i jep opozitës që të adresojë interesin publik në GJK. S’kemi frikë, jam i pavarur si votoj.’- tha Çuçi.

Në fjalën e tij, kreu i grupi të PS-së u ndal edhe tek Reforma Zgjedhore. Çuçi tha se ka një konsensus për votën e emigrantëve, ndërsa vijojnë negociatat për herësin e votave për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, për të gjetur një variant konsensual maxhorancë opozitë.

Lidhur me temën e nxehtë që ka ndezur sa herë polemika mes dy kampeve, atë të marrëveshjes së ‘5 qershorit’ ose koalicionet parazgjedhore, mazhoranca duket e vendosur. Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi u shpreh gjatë komunikimit me gazetarët se 5 qershori është kapitull i mbyllur dhe vendimi i 2020-ës, që hoqi koalicionet parazgjedhore, nuk do të preket.

Ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp, kreu i grupit parlamentar të PS-së pranoi edhe se deputeti i PS-së, Plarent Ndreca ka qenë në SPAK, por u rezervua të japë më tej informacion.

Çuçi u pyet gjatë konferencës për shtyp dhe për nismën e fundit të Kuvendit për një projekt-ligj mbi KLSH-në. Sipas Çuçit nuk ka asnjë tentativë për të ndërhyrë në punën e KLSH-së dhe më tej ai ka shtuar se në këtë proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët

1721816344_bledicuci.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi është përgjigjur gjatë konferencës për shtyp dhe për nismën e fundit të Kuvendit për një projekt-ligj mbi KLSH-në. Sipas Çuçit nuk ka asnjë tentativë për të ndërhyrë në punën e KLSH-së dhe më tej ai ka shtuar se në këtë proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët.

Pyetja: A cenon ky projekt-ligj punën e KLSH-së dhe ajo çfarë mua më bëri përshtypje në fakt është që kjo iniciativë ndërmerr procedurat dhe për audituesit e jashtëm në mënyrë që të kontrolloj buxhetin e brendshëm të këtij institucioni i cili konsiderohet i pavarur?

Çuçi: Më vjen mirë që e theksuat se nuk është një nismë e mazhorancës. Është një produkt ekspertize me partner ndërkombëtarë në lidhje me një lloj fokusimi më specifik për punën që bën KLSH në lidhje me të drejtën ligjore dhe Kushtetuese që ka. Nuk mund të ketë një presion përderisa në këtë punë janë përfshirë dhe ndërkombëtarë përpos kësaj ka një propozim që ta drejtojë opozita. Besoj që nuk është çështje për tu shqetësuar, është një model që e kanë dhe vende të tjera dhe është një gjë që po arrihet në konsensus dhe s’ka pse të ketë shqetësim për çështje.

Ora 12:16
‘Sulm ndaj turizmit shqiptar’, Çuçi: Ka një kërcënim tregtar, jo politik

1721816344_bledicuci.jpg

Kreu i grupit parlamentar në PS, Bledi Çuçi në një konferencë për mediat i pyetur në lidhje me ‘komplotin’ ndaj turizmit shqiptar tha se ka një kërcënim tregtar dhe jo politik.

‘Në lidhje me këto çështjet që ka një sulm ndaj turizmit shqiptar. Nuk kam një informacion konkret por ka një frymë të tillë. Rritja e turistëve në Shqipëri, shqetëson padiskutim tregje të tjera ndaj nuk kemi si shpëtojmë të mos ndjejmë një lloj kërcënimi tregtar dhe jo politik. Duhet të fokusohemi të kemi shërbim sa më të drejtë, të jemi më cilësorë dhe jo të bërtasim gjëra që edhe pse mund të jenë.’- tha Çuçi.

Ora 12:15
Çuçi: Veliaj ka mbështetjen absolute të grupit të PS! Ka sjellë ndryshim historik për Tiranën, të nderuar që e kemi zgjedhur

1721815135_bledicuci.jpg

Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka vlerësuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Çuçi tha se Veliaj ka mbështetjen absolute nga grupi i PS dhe shtoi se nuk e bën pis asnjëlloj balte që hidhet ndaj tij, pasi kë bërë punë me vepra e jo me fjalë

'Erion Veliaj është kryetari i bashkisë me i suksesshëm që ka pasur Tirana dhe PS në këto vite. Transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis asnjëlloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri i jonë apo nga pjesa jonë një kryetar bashkie që nderon jo vetëm Tiranë po përtej Shqipërisë, çdo socialist apo çdo tirons, me vepra dhe jo me fjalë. Çështjet e tjera janë çështje që lidhen me sektorët ligjzbatues. Grupi i PS i jep mbështetjen absolute Veliajt.'- tha Çuçi.

Gazetarët: Edhe më i jashtëzakonshëm se Rama?

Çuçi: Jo në këto vite thashë... që kur qeverisim së bashku dhe në nivel qendror dhe lokal

Gazetarët: Ju nderon edhe më arrestimin e drejtorëve?

Çuçi: Nuk na nderon arrestimi i drejtorëve, por duhet të presim të mos nxitohemi të presim fjalën e fundit të drejtësisë.

Ora 12:13
Më 28 korrik kongresi i PS-se, Bledi Çuçi: Zgjedhim Asamblenë Kombëtare

Më 28 korrik PS mbledh kongresin. Kryetari i grupit parlamentar Bledi Çuçi zbulon agjendën

Bledi Çuçi: Pjesa e parë do të jetë me shumë interes, pasi do të flasim për çështjen e shtetit të së drejtës dhe do flasim për gjithë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë një yll polar në rajon. Në pjesën e dytë do të zgjedhim anëtarët për Asamblenë Kombëtare që del nga delegatët'

Ora 12:02
Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

1721815983_plarentndreca.jpg

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi pranon se Plarent Ndreca ka qenë në SPAK por u rezervua të japë më tej informacion. Ndërsa mohoi që të ketë një kërkesë nga SPAK në kuvend lidhur me deputetin që më parë ka mbajtur dhe postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. 

Pyetje: Ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve kur ka qenë sekretar I përgjithshëm në ministrinë e Brendshme. Është e vërtetë që I është komunikuar akuza?

Bledi Çuçi: “Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose drejtëpërdrejtë nga zoti Ndreca. Po, e di që zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Mund të them se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Ndreca. Këtë jua konfirmoj.

Më 18 korrik 2019, Plarent Ndreca është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka dhënë dorëheqjen nga posti më 18 shtator 2020 duke e mbajtur këtë post për rreth një vit.

Në janar 2024 Plarent Ndreca mori mandatin e Arben Ahmetajt i cili ndodhet në arrati pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për implikimin e tij në dosjen e inceneratorëve.

Ora 11:52
Reforma zgjedhore/ Bledi Çuçi: Për votën e emigrantëve kemi arritur konsensus me PD, vijojmë negociatat për herësin! S'i kthehemi koalicioneve parazgjedhore

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Bledi Çuçi deklaron se ka një konsensus për votën e emigrantëve ndërsa vijojnë negociatat për herësin e votave për shpërndarjen e mandateve të deputetëve.për të gjetur një variant konsensual maxhorancë opozitë

"Për votën e emigrantëve kemi pasur konsensus me opozitën dhe do të arrijmë në një variant të përbashkët. Vazhdojnë diskutimet për herësin. Për listën ka pasur diskutime lidhur me herësin, ka pasur diskutime dhe për të adersuar vendimin e gyktaës kushetuese. Të gjitha do të shkojnë drejt një formule që garanton qartë formulën që ka Kushtetuta." tha Çuçi.

Koalicione parazgjedhore?

“Ne nuk i kthehemi më asaj çështjeje. Nuk ka e nuk do të ketë ndonjë variant tjetër vec atij që kemi përcaktuar në 2020 në ndryshimet që bëmë" tha Çuçi. 

Ora 11:15
Kreu i grupit të PS-së: Keqardhje që opozita s’është pjesë e komisionit Anti-korrupsion dhe Dezinformimit! S’lidhet me luftën politike, por për të ardhmen e Shqipërisë

Kreu i Grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Bledi Çuçi po mban një konferencë për mediat, ku ka renditur aktivitetin e punës së parlamentit në muajt e fundit.

‘Ishte udhë pa krye që s’po sillte asnjë produktet për ta. Në mars opozita ju kthye jetës normale të parlamentit, që prej asaj dite besoj se kemi pasur një sesion të frytshëm.

Një nga aktet me rëndësi ka qenë amnistia penale. Besoj se kanë përfituar një numër i konsiderueshëm të dënuarish.

Një tjetër moment i rëndësishme ratifikimi i marrëveshjes për pensionet. Marrëveshja me Italinë për emigrantët. Dhamë një shembull kontributi për krizën që ka dhe artikulon BE.

Ka dhënë një model për BE-në në lidhje me adresimin e çështjeve që lidhen me emigracionin e paligjshëm. GJK e ka certifikuar këtë protokoll.

Keqardhje që opozita nuk është bërë pjesë e dy komisioneve, të Posaçëm Anti-korrupsion dhe për Dezinformimin. Nuk lidhen me luftën politike të përditshme por me të ardhmen e Shqipërisë.’- tha Çuçi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa