Mëlçi me domate dhe vezë nga zonja Vjollca

Mëlçi me domate dhe vezë

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

1 qepë

3 thelpi hudhër

1 spec të kuq

1 spec jeshil 

100 ml verë të bardhë

Kripë dhe piper të zi

3 domate mesatare

80 gr djath i verdhë

4 vezë

Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim mëlçitë derisa të ndryshojnë ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe I kaurdisim deri sa qepa të zbutet. Shtojmë hudhrën e prerë imët, rigonin, specin e prerë në kubikë të vegjël. I trazojmë së bashku dhe I shuajmë me gjysëm  gote verë të bardhë.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtjomë domatett e qëruarar nga lëkura dhe të prera në kubikë. I japim një valë për 10 minuta dhe më pas transferojmë mëlçitë në tavë dheu individuale. Shtojmë pak djath të grirë në rende. Në fund mund të shtoni vezët dhe izolojmë komplet sipërfaqen e tavës me qëllim që edhe mëlçitë të mos thahen. E vendosim në furrë për 10 minuta deri sat ë mpikset veza.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen