Mero Baze: Përpjekje për të imituar 'bezen e kuqe të 21 janarit', për protestën e 7 korrikut

Mero Baze: Përpjekje për të imituar 'bezen e kuqe të 21 janarit', për protestën e 7 korrikut

Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha

Publikimet e fundit të Monika Kryemadhit, do t’i bënin shumë punë Prokurorisë sikur të ishin të vërteta, sikur të ishin të reja dhe sikur të ishin ashtu siç thotë ajo. E vetmja gjë e qartë në ato letra, ishte mënyra si ishin vizatuar, që i ngjante më shumë një ftese për mitingun e 7 korrikut, se sa si ftesë për SPAK.

Sjelljet pastaj gjoja nervoze të ish- drejtoreshës së Tatimeve përse nuk reagon SPAK, në fakt janë arsyeja përse ajo ka përdorur serverët e ish- zyrës së saj, në funksion të protestës së 7 korrikut, duke mos  thënë të vërtetën.

Dhe e vërteta e hidhur është se disa herë në historinë e 20 viteve të fundit, janë zbuluar rrjete të tilla kompanish fictive, që shërbejnë për të shkarkuar TVSH e bizneseve që kryesisht fitojnë kontrata shtetërore dhe nuk justifikojnë dot shpenzime të padeklaruara.

Të tillë janë dhe ish- pronarët e projektit të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, të cilët janë qartazi evazor fiskalë, që duhet të përballen me drejtësinë.

Çfarë ka të vërtetë dhe çfarë ka të pavërteta Monika Kryemadhi në denoncimin e saj?

Të vërtetë ka faktin që pronarët e inceneratorëve, të cilët tani janë në kërkim, kanë bërë evazion fiskal duke përdorur disa kompani fiktive për t’u faturuar TVSH.

Kjo është e vërtetë dhe ky fenomen është zbuluar nga institucion tatimore shqiptare në periudha të ndryshme. Të parafundit janë zbuluar më 2018 dhe shumica e tyre janë në listën që paraqet Monika Kryemadhi.

Pra është diçka që është zbuluar, hetuar dhe dënuar. Kanë përfunduar në burg. 22 prej tyre janë hetuar dhe ndëshkuar qysh më 2018- 2019, pasi evazioni i tyre fiskal u provua përmes funksionimit si kompani false, të ngritura për këtë qëllim.

Aty nuk ka vetëm histori pleqsh azilesh, por edhe histori lavazhierësh që u marrin kartën e ID, apo roje nate etj.

Po ashtu nuk është e vërtetë që ata dy pensionistët kanë xhiruar 30 milion euro, madje as ndonjë milion euro. Kjo nuk e bën krimin më pak të dënueshëm. Ai krim dënohet njësoj dhe sikur ta kenë bërë për 100 euro.

Pensionistët as dinë që kanë firmosur që kanë kompani dhe natyrisht nuk dinë as sa është xhiruar në emër të tyre. Por letrat janë letra dhe nuk janë ato të Kryemadhit.

Problemi është se Berishës dhe Metës i duhet të përmendin miliona euro, se ashtu mendojnë që populli do t’u mbushë sheshin më 7 korrik.

E vërteta është se disa pre tyre janë zbuluar tani dhe po hetohen bashkë me çështjen e inceneratorëve. Pra nuk ka asgjë nga ato që thotë Kryemadhi, që SPAK nuk e di, dhe nuk është se nuk po vepron.

Ai por heton skandalin për ta çuar në gjykatë, siç ka çuar të mëparshmit më 2019. Edhe vetë arrestimi i Lefter Kokës kishte brenda saj një histori të tillë.

Fakti që Kryemadhi i ka përmbledhur të gjitha në një tabelë me ngjyra, nuk është lajm i ri për SPAK, është lajm për protestën e 7 korrikut, për të imituar “bezen e kuqe” të kasetës së Ilir Metës për 21 janarin.

Por problemi ishte se kaseta nuk kishte nevojë për shpjegime. Ilir Meta, që duhet të shpjegohej, e mbylli çështjen në Gjykatë pasi piu verë me Sali Berishën nën kamerat e shtëpisë së zonjës Kryemadhi.

Në ndryshim nga dyshja Berisha- Meta, këta hajdutët e inceneratorëve nuk po i fal njeri. Dhe nuk duhet t’i falin as ata që kanë përfituar prej tyre. Ky është ndryshimi që lë bosh sheshin më 7 korrik.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi shkrimtatin Salman Rushdie akuzohet për tentativë për vrasje

Personi që sulmoi shkrimtatin Salman Rushdie akuzohet për tentativë për vrasje