Mish me bamje ( në furrë)
Përbërësit:
600 gr mish qingji ose viçi
2 qepë të thata
1 thelpi hudhër
1-2 speca jeshil
4 domate
1 kg bamje
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
Përgatitja:
Fillimisht lajmë bamjet dhe i kullojmë mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi. I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta.
Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët. Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imet. I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht. Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin. Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubike. I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun. Më pas nëse dëshironi ti gatuani bamjet në tenxhere mund të shtoni bamjet dhe 1 filxhan ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr. Ata që duan ta përfundojnë në furrë shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini I vendosim në furrë për 20 minuta të tjera. Shohim nëse ka pak lëng, mund të shtpjmë edhe 1 filxhan kafe ujë.