Mish pule në furrë me domate, speca dhe oriz
Përbërësit:
1 kg. mish pule

3 qepë
1 karrotë ( e madhe)
3 thelpinj hudhër
3 domate të mëdha
6 speca dhe 1 djegës
2 filxhan kafe oriz
pak vaj ulliri
kripë dhe piper I zi
Përgatitja
Fillimisht në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e pulës, të marinuara me kripë dhe piper deri sa ato të zverdhen pak nga të dy anët. I largojmë nga tigani dhe I mbulojmë të rrinë të ngrohta, Në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e tradhë, hudhrat të copëtuara I kaurdisim sëbashku, domatet të prepra në copa të mëdha. I kaurdisim për 10 minuta e më pas shtojmë specat të prerë në copëza I kaurdisim sëbashku deri sa të ulin volumin, orizin të shpëlarë dhe vazhdojmë përzjeren, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe më pas e transferojmë gjellën nga tigani në një tepsi. vendosim copat e pulës mbi të dhe shtojmë lëng pule ose ujë të valuar deri sa është niveli I përbërësve në tepsi vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25 minuta.
D.M./Shqiptarja.com
Komente

