Mitsotakis viziton minoritetin grek në Shqipëri: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse në marrëdhëniet mes dy vendeve tona

Me thirrjet “Greqi, na mbulo dhe ne”, flamuj grek, këngë e valle popullore u prit kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis gjatë vizitës në minoritetin grek në Shqipëri, ku ka premtuar përmbushje të të drejtave të pakicës kombëtare në vendin tonë. Po ashtu shprehu mbështetje ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe garantoi se do të jetë zë i brendshëm për anëtarësimin në BE. Nuk munguan mesazhet e bashkëpunimit as nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se minoriteti është ura lidhëse në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

Në vizitën e tij në Himarë ku mbërriti me helikopter ushtarak, Mitsotakis kujtoi vitin 1991 kur babai i tij mbërriti në vendin tonë dhe premtoi se do të lobojë si një faktor i rëndësishëm në përcjelljen e zërit të minoritetit pranë qeverisë shqiptare. Mitsotakis u betua gjithashtu se do të përmbushë të drejtën e mësimit të gjuhës greke të fëmijëve të minoritetet dhe të drejtat e pronësisë.

“Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takimin e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore. Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, tha Mitsotakis.

Pas vizitës në Himarë, Mitsotakis mbërriti në Dervican ku u prit nga kryeministri Rama, i cili tha para përfaqësuesve të minoritetit grek: “Jua premtova dhe ua solla”. Po ashtu, tha se pakica kombëtare është e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë. Pasi i dhuroi një pikturë, Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90 dhe vizitoi Shqipërinë rreth 30 vite më parë.

Nuk kurseu batutat për kohën e bukur me diell, për ish kampionin botëror në peshëngritje Piro Dhima, të cilit i kujtoi kritikat e shumta që ka marrë duke i thënë “çfarë të vret të forcon”.

Një ditë të madhe për Himarën e ka konsideruar edhe kreu i OMONIA-s Fredi Beleri vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis. Beleri e priti së bashku me Vangjel Dulen, ndërsa mungoi kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk kishte pse të ishte i pranishëm pasi pritjen e organizuan Dule dhe OMONIA. 

Kryeministri i Greqisë Misotaqis u ndal edhe në Livadhja në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri. Atje u prit nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, ndërsa kryetari i bashkisë së Finiqit Kristaq Kico e falenderoi dhe kërkoi prej tij që të bëjë të mundur përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:36
Rama batuta me minoritetin grek në Derviçan: Asnjëherë nuk janë mbledhur për mua kaq shumë sa për Mitsotakis

 

Në përfundim të fjalës së tij në Derviçan, kryeministri Edi Rama bëri batuta me përfaqësuesit e minoritetit grek duke thënë se asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për të.

“Fjala është për ty, asnjëherë nuk janë mbledhur kaq shumë për mua, por një gjë të përbashkët e kemi, që të konsiderojmë mik e vëlla këtu në tokën tonë”, tha Rama.

Ora 13:30
Marrëveshja e detit në Hagë, Rama: Do respektojmë Kushtetutën dhe ligjin

1671715628_finalprojekt.00044904.Still005.jpg

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga Derviçani foli dhe për çështjen e detit dhe bisedimet që ka bërë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Kreu i qeverisë u shpreh se do të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin.

“Është një proces që e dikton një procedurë kushtetuese dhe ligjore, të cilën ne e respektojmë germë për germë”, deklaroi Rama.

Ora 13:29
Sheshi kryesor i Dropullit do mbajë emrin e ish kryeministrit grek, Rama kërkesë ndaj Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë bustin e babait tënd

 

Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.

Ai nuk kursu batutat teksa i kërkoi Mitsotakis të jepte fjalën se do merrte pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të Dropullit, ku në përvjetorin e vdekjes së Konstandin Mitsotakis do të vendosej edhe busti i këtij të fundit.

“Tani edhe një shtesë, do dëshiroj që ktu para jush kryeministri t’u japë fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë ne kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen, Kiriako duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se si mik mund të vijë sa të dojë po nëse nuk do jetë kryeministër, bust nuk ka.

Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar sheshin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër”-tha Rama.

Ora 13:26
Batuta e Ramës për Piro Dhimën: Në mesin tonë kemi djallin vetë! S’kanë lënë gjë pa thënë për ty, por unë të përshëndes si tradhtar profesionist

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutën për ish-kampionin botëror në peshëngritje, Piro Dhima, i cili ishte i pranishëm në Derviçan ku mbërriti kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Më vjen shumë mirë që kemi mesin tonë dhe djallin vetë Piro Dhimën. S’kanë lënë gjë pa thënë por çfarë të vret të forcon dhe unë si tradhtar profesionist të përshëndes”, tha Rama.

Ora 13:21
Rama në Derviçan: Minoriteti, urë e pazëvendësueshme e lidhjes Shqipëri-Greqi! Pakica kombëtare, e rëndësishme për ekonominë tonë

 

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar minoritetin grek si urë të pazëvendësueshme të lidhjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në fjalën e tij në Derviçan u shpreh se pakica kombëtare është e rëndësishme për ekonominë.

“Nuk dua të zgjatem por vetëm të them që për ne, minoriteti është një urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme mes 2 vendeve tona dhe me shumë mirënjohje dua ti përshëndes të gjithë qytetarët si ju me kombësi greke që i kanë dhënë shumë komunitetit, vendit dhe falë lirisë e hapjes së kufijve pas një periudhe të gjatë, mund të lëvizin lirisht mes kësaj dhe asaj ane të kufirit dhe më vjen jashtëzakonisht mirë që përfaqësuesit e këtij komuniteti janë ndër më të rëndësishmit në ekonominë tonë”, tha Rama.

Ora 13:14
Rama në Derviçan: Mitsotakis do të vinte më 7 dhjetor, por moti ishte i keq! Diellin kaq të bukur besoj e keni realizuar me lutje

 

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij para minoritetit grek në Derviçan duke thënë se homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis duhet të zhvillonte vizitën që me datë 7 dhjetor, por moti ishte i keq. Nuk kurseu edhe batutën për banorët e Derviçanit duke thënë se të gjithë banorët mund të jenë lutur për diellin e bukur.

“Ju kisha premtuar që do ta sillja këtu të birin e të atit, ja ku e keni. Është vërtetë prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu pas thuajse 30 vjetësh që i pari dhe i fundit kryeministër i Greqisë ndaloi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat në minoritet, i ndjeri baba ii kryeministrit aktual, i cili ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim të nesërmen e datës 6 kur kishim samitin e BE në Tiranë, por moti ishte jashtëzakonisht i keq dhe kështu u detyruam që ta shtyjmë. Nuk besoj se ka ditë më të bukur për të ardhur këtu se sa në një vigjilje Krishtlindjesh. Dua t’i falenderoj të gjithë banorët e Dervicanit dhe kryetarin e Bashkisë që ka siguruar bashkë me ju, se di si e keni realizuar që të jetë ky diell kaq i bukur, me siguri me lutje e këmbëngulje. Faleminderit për këtë mikpritje fantastike, e gjitha është për kryeministrin. Po përfitoj ta shijoj dhe unë këtë pamje të bukur”, tha Rama.

Ora 13:04
Artistët presin Mitsotakis në Derviçan: Rama e mbajti premtimin! E kemi pasur shok në shkollë, nder për Shqipërinë që është artist

 

Dy artistë që pritën kryeministrin grek në Derviçan folën për gazetarin e Report Tv, Piro Nase duke thënë se Rama e mbajti premtimin. Njëri e ka patur shok klase dhe shprehet se është nder i madh për Shqipërinë që ka Ramën si artist dhe kryeministër.

“Me gëzim e presim. E prisnim prej kohësh. E prisnim dhe Edin. E takuam. Është miku jonë, kemi mbaruar Artet. Babain e tij e kisha profesor. Premtimin na e mbajti dhe ne e mbajmë. Ishte, është mik dhe ne do të vdesim miq. Kemi qenë kolegë, shokë shkolle dhe Edi na nderon që jemi artistë. Është nder i madh për Shqipërinë që Edi Rama është artist, përveç kryeministër”, tha artisti.

Ndërsa miku që e shoqëronte shprehet se e mban mend edhe vizitën e babait të Mitsotakis rreth 31 vite më parë kur vizitoi vendin tonë dhe ishte një ngjarje e madhe.

“Është kënaqësi se vizita në Derviçan nga 2 kryeministrat është ngjarje e jashtëzakonshme dhe Mitsotakis vjen pas shumë vitesh e viziton vendin tonë. E mbaj mend vizitën e babait të Mitsotakis, ishte ditë e jashtëzakonshme. Shumë njerëz, minoritarë nga Libohova, Lazarati, ishin vitet e vështira që njerëzit ishin të mbyllur dhe ishin ditë te para të hapjes. Ishte eveniment për atë kohë. Unë e mbajka mend shumë mirë çfarë jehone kishte ajo ditë. Kishte kaq shumë njerëz dhe ishte ngjarje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Ora 13:01
Vizita në Derviçan, kryeministri grek pritet me këngë dhe valle popullore

1671710278_Screenshot1.jpg

Në vizitën në Derviçan, kryeministri grek është pritur me këngë e valle popullore ndërsa shoqërohet nga Edi Rama.

Ora 12:39
Kryeministri Mitsotakis mbërrin me helikopter në Derviçan, pritet nga Edi Rama: Ju premtova që do ua sillja

 

31 vite pas vizitës së babait të tij, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Derviçan.  Këtu është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili i tha banorëve: 'Ju premtova që do jua sjell dhe ua sillja'.

Atje janë të pranishëm janë përfaqësues të minoritetit grek.

Ora 11:15
Kryebashkiaku i Himarës nuk priti kryeministrin grek, Dule: Gjë e vogël për t'u diskutuar sot, ngjarja është shumë e madhe

 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi sot Himarën por në pritjen e tij nuk ishte i pranishëm kryebashkiaku Jorgo Goro. Në një prononcim për gazetarët, Vangjel Dule tha se janë diskutime të vogla që nuk vlejnë për këtë ditë kur Mitsotakis ndodhet në Shqipëri.

“Këto nuk janë diskutime të ditës së sotme. Sot ishte Mitsotakis. Ngjarja është shumë e madhe lidhur me gjëra shumë të vogla. Nga ajo që pamë është për t’u theksuar se sot janë dhënë mesazhe me frymë evropiane, bashkëpunimi, miqësie dhe fqinjësie të mirë të z. Mitsotakis. E pamë të gjithë dhe çdo politikan, pamë një shembull se si sillet një kryeministër, si ndërvepron me qytetarët, si i përfaqëson ata”, u përgjigj ai për gazetarët.

Ora 10:58
Mitsotakis me mesazhe bashkëpunimi nga Himara: Mbështesim integrimin e Shqipërinë por duhet të respektojë të drejtat tuaja të plota

1671703166_Screenshot4.jpg

Respektimi i të drejtave të plota të minoritarëve grekë është detyrim i qeverisë shqiptare në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian të cilin Greqia e mbështet. Ky ishte mesazhi kryesor i kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në takimin që po zhvillon me banorët himariotë.

 “Dua që të dinë që edhe unë isha, jam dhe do jem mbështetës i Shqipërisë në BE. Detyrim i Shqipërisë është që të respektoj të drejtat tuaja të plota. Në të drejtën që fëmijët tuaj dhe nipërit të mësojnë greqisht siç po e bëni, apo edhe në të drejtën e pasurisë. Dhe besoj se të gjitha këto do zgjidhen dhe ua garanton unë personalisht. Qeveria greke është pranë jush dhe këtë do ta bëjë”, tha ai.

Ora 10:53
Nuk priti kryeministrin grek, kryebashkiaku i Himarës për Report Tv: Nuk kisha pse të shkoja! Pritja u organizua nga Dule dhe OMONIA

1671702855_page.jpg

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro nuk ishte i pranishëm në pritjen e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk kishte arsye pasi organizimi u bë nga Vangjel Dule dhe kryetari i OMONIA-s, Fredi Beleri.

“E ka organizuar Vangjel Dule dhe OMONIA, nuk ka arsye pse të isha”, tha Jorgo Goro.

Ora 10:35
Mitsotakis në Himarë: Nder i veçantë që jam këtu! Minoriteti grek përbën urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur fjalën e tij para përfaqësuesve të minoritetit grek në Himarë, ku ka dhënë garancinë se do të zgjidhë të gjithë problematikat që kanë. Po ashtu u shpreh se minoriteti grek përbën urë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vizitën në Shqipëri e cilëson si një moment të rëndësishëm dhe nder të vecantë që është kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Mitsotakis ka theksuar se Greqia është dhe do të mbetet mbështetës i përhershëm i minoritetit grek për të gjitha kërkesat e tyre.

Ora 10:25
Mitsotakis në qendër të Himarës, takon banorët atje! Pritet me flamuj grek

 

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis është pritur nbga disa dhjetëra banorë të Himarës në një takim pedonalen e këtij qyteti. Ai po mban një fjalim para qytetarëve të cilët janë të gjithë me flamuj grek.

Mitsotakis mëngjesin e sotëm me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.

Ora 09:43
Mitsotakis mbërrin në Shqipëri me helikopter ushtarak, përfaqësuesit e minoritetit grek e presin me lule

 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri. Helikopteri ushtarak është ulur në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”, ku Mitsotakis është pritur me lule nga përfaqësuesit e minoritetit grek ndërsa pranë i qëndrojnë Vangjel Dule dhe Fredi Beleri.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2022 01:49

    Z.Rama,ajo //ure// eshte pergjysem vetem nga nje ane,ose me sakte eshte e shembur perderisa nuk ka reciproritet nga pala greke.Kur greket t'i konsiderojne camet,arvanitasit dhe shqiptaret e sotem emigrante //ure lidhese//, vetem atehere mund te vleje deklarata juaj.

    Përgjigju
  • titansi: 23/12/2022 01:21

    edi rama mos i vidh parate ,,,dhe ndertoi minoritetit grek ne dropull,,rruge,,,shkolla,,spital,,ambulance,,,ujesjelles,,kanalizime,,,jo vetem llafe,,jane ura lidhese,,jane ura lidhese,,,fjale bosh...sa per te kaluar radhen....

    Përgjigju
  • Bato: 22/12/2022 19:15

    I duhet propoganda krah Micotaqis sot. Sa kohe loz rolin e "sekserit" me Erdoganin, dhe pazarin per "ndarjen e detit" por sidomos nentokes qe mban detin. Dhe si palaco hipokrit qe eshte si duket nga natyra, gjuha mediokrre i rri vetem tek "pakicat" si ure mes popujve. Fjala vjen,ose iken, nuk i vete ne ment, qe si duket ska, se jane mbi 2 million shqiptare pas 1990 ne Greqi dhe pjese e popullit grek. Apo gati gjysma e vete popullit grek modern qe eshte arbereshe, ose arvanitase si e quajne helenet apo shqiptare si na njeh gjithe bota. Jo nje po 1000% dhe pa rezerve duhet vendi yne te mbroje dhe promovoje minoritaret ne jug a veri. Sepse eshte kodi shqiptarit per cdo mik e jo me per fqinjin. Por, gerdallRamafonia duhet te nise te flase edhe per promovimin e gjuhes arvanitase ne Greqi dhe moszhdukjen e saj. Gjuhe qe ne fakt duhet te ishte me kohe e vakt zyrtare ne Greqi.

    Përgjigju
  • Dules: 22/12/2022 16:35

    Ore kam kaq vite dhe nuk po e kuptoj kete minoritetin, ktyre u shikon fytyrat jan te gjithe shqiptar, Nga dolen greker keta palaçot e cirkut

    Përgjigju
    • rozher: 22/12/2022 20:22

      plotesisht e drejt

  • Paul: 22/12/2022 16:32

    j=p doreheqjen o rama se je i korruptuar,..inceneratotet janr varri yt,,,,mos u fshih pas micotaqisit,,dhe piro dhines,,,nxirre koken tende te zhgjebosur dhe te korruptuar ne shesh.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/12/2022 16:30

    Edvin shkjau shqipfolës tradhtar i pështirë i kombit pat planifikuar që të shetis edhe me Vucicin rrugët TË Kosovës…por kocka i mbeti në fyt…!

    Përgjigju
  • Alb: 22/12/2022 15:00

    Kjo ashte politika shqiptare.

    Përgjigju
  • iliri: 22/12/2022 14:37

    respekte

    Përgjigju
  • Beleri: 22/12/2022 14:24

    Himara nuk ka qene ngonjeher minoritar sajesa e Dules qe paguhet nga greku.

    Përgjigju
  • Ilir: 22/12/2022 14:10

    Tani Rames i ngelet e t'i kthej nderin, duke vizituar maxhoritetin shqiptar ne greqi dhe ti beje te ditur qeverise atje, qe minoriteti grek ne greqi, si edhe te gjitha minoritetet (pakicat) e tjera, do te nderohen e respektohen porsi maxhoriteti vendas shqiptar. Qe ta kuptoj mire edhe Qiri Mico Taka.

    Përgjigju
  • Ada: 22/12/2022 14:08

    Kemi krijusr mardhenie shum te mira me vendet fqinje

    Përgjigju
  • titi: 22/12/2022 13:33

    realizoj ate qe populli vet kerkonte ????

    Përgjigju
  • Shqiptar: 22/12/2022 13:26

    Se di ku ka vajt Shqipnia,shqiptarët e politikanët shqiptar që paguhen për të mrojt interesat territoriale,ekonomike politike të shqiptarve. Të dali ky koqa që kemi për KM e të thot jua pata premtu ja ku e keni ....TURP,TMERR E OFENDIM PËR SHQIPNIN E SHQIPTARËT që lejojn nji km të i veni të huaj tvi e të "vej" kushte për integrimin e venit në BE .. Nëse ka nai grek të vërtet aty në Himar hallall jua boftë zoti... Vetëm anej ka Derviçani thon të vjetrit kan qen ca që flisnin Greqisht. "BRAVO" ED Rama që po i le dorë të lirë ktyne zhulsave..ene ai tipi që shoqëronte kte çunin e Dora Bakojanis(se kshu flitet e ka bo kur ka qen 18 në USA me bab që nuk dihet) ka mor pjes në vrasjen e ushtarve shqiptar

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/12/2022 13:13

    Bravo goro ti je perfaqsues i popullit shqiptar Kurse ata qe e priten jan gjak prishur te shitur per 300 euro pension Po ju gazetaret shqiptar ku e keni gojen qe se pyesni grekun kur do i respektoi popullin shqiptar ortodoks dhe kur do ua kthej pasurit e shqiptareve te debuar nga epiri jugut qe e ka emrin cameri sidhe te drejtat e arcanitasve per gjuhen e tyre

    Përgjigju
  • Tiku: 22/12/2022 12:56

    Se marr vesh c’do Greku ne Himare!! Po minoriteti Grek!! Perendi e madhe..

    Përgjigju
  • Tarrasi: 22/12/2022 12:07

    Na plasi ne o Goro se nuk vajte ti! Ti je kryetari me plehre qe ka pas ndonjehere ajo bashki!

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/12/2022 11:56

    Shiqoni se si Edvin shkjau shqipfolës i mbledh rrethë vete armiqët e kombit duke u premtuar në vazhdim coptimin e tokajer shqiptare, grekut në jug dhe serborusit në veri… Votojeni prap tradhtarin e shekullit shqipfolës

    Përgjigju
    • Pero: 22/12/2022 14:24

      Jo, ne na prishin pune koqevaret si ti dhe mezi po presim te nisen ne Anadoll njehere e pergjithmone.

    • Ben: 22/12/2022 13:14

      o arberor o kok loqe

  • Mire se erdhe Miço: 22/12/2022 10:48

    He mo Miço, e pe sa mire i trajtojme grekofilet dhe minoritetin grek ne Shqiperi? Tani merre Ramen ne helikopter edhe tregoi shkollat dhe qendrat kulturore per arvanitet, camet ortodokse dhe imigrantet shqiptare te viteve 90. Tregoi edhe komunat ne Greqi ku valevitet flamuri shqiptar dhe monumentet ku perkujtohen camet myslimane te masakruar nga Zerva. Tregoi edhe pasaportat dhe certifikatat e pronesise qe u ke dhene cameve myslimane. Pastaj mund te shkoni edhe ne ndonje xhami ose kishe katolike ku praktikojne shqiptaret ne Greqi. Jeni qe jeni vini ndonje shtetas shqiptar kryepeshkop te kishes greke meqe eshte bere tradite.

    Përgjigju
  • Milo-s: 22/12/2022 10:18

    Po ne gerqi i njohin minoritet etnike?

    Përgjigju
  • Artur: 22/12/2022 09:51

    Turp per shtetin shqiptar qe tall menderen Fredi Beleri nje nga autoret material te vrasjes se ushtareve shqiptare ne masakren e Peshkepise ne vitin 1994 , turp turp turp .

    Përgjigju
  • E verteta: 22/12/2022 09:37

    Nuk ka minoritet grek ne Himare. Jane shqiptare qe kane pasur shume kontakte tregtare me Greqine dhe kane filluar te flasin greqisht ne jeten e perditshme. Bregu te gjithe folklorin e ka shqip. Neser po t’i teket ndonje fshati ne Kukes te filloje te flase anglisht, do t’i shpallni minoritet anglez?

    Përgjigju
    • LUAN: 22/12/2022 11:29

      Mercenaret ky popull i njeh qe nga lashtesia. ILIRET per pak placka linin koken ne fushatat e Aleksandrit te Maqedonise. Po njelloj sot shfaqen disa fshatare te paditur qe per privilegje shesin dhe grate dhe jo me atdheun. Po te ishte Shqiperia si Zvicra sot keta pseudo grek do pinin raki dhe nuk do vraponin pas Micotaqit apo Kulluraqit. Te ashtuquajturit minoritare grek ne pjesen me te madhe jane shqiptare te shnderruar ne pseudo greke nepermjet shkollave greqisht por dhe kishes greke. pjesa tjeter jane vlleher te greqizuar dhe asgje me shume. ne te ardhmen do shihet sa pseudo grek te vertete do mbeten ne truallin shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?