‘Mos votoni ‘non grata’, Meta për deklaratën e Kim: Kandidatët tonë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë

 

Kryetari i Partisë Ilir Meta është pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim e cila pak ditë më parë bëri thirrje që shqiptarët të mos votojnë persona të shpallur ‘non grata’. Në koalicion me Sali Berishën, i shpallur non grata, Meta tha se ato kanë kandidatët që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë në vend.

‘Kandidatët e zgjedhur nga opozita përmes procesit më legjitim dhe demokratike që ka njohur Shqipëria jonë e re janë kandidatë që përfaqësojnë vlerat më të mira të qytetarisë që kanë vizionin më të qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, ndaj edhe do ët fitojnë. Koalicioni jonë është koalicioni që do të vendosë pluralizmin në të gjitha bashkitë. Ne do të rikthejmë transparencës llogaridhënien dhe interesin publik.’- tha Meta.


Lajmi kryesor:

‘Mos votoni non grata’, Meta i përgjigjet Kim pas takimit me Berishën: Kandidatët tanë përfaqësojnë vlerat e qytetarisë! Më 14 maj fitojmë bashkitë kryesore


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion