Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend diktatorial! Mishëroi forcën e shpirtit europian

Presidenti francez, Emmanuel Macron përkujton kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Me një mesazh të ndarë përmes Pallatit Elysee, Macron shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Kadare në moshën 88-vjeçare, paraditen e 1 korrikut. Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të Kadaresë, për të cilin thotë se ishte nga ata shkrimtarë që çdo roman i tij e kërcënon të jetë epitafi i karrierës.

Franca ishte vendi që i hapi dyert Kadaresë duke i dhënë azil pasi ai u largua nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës. “Jetoi dhe krijoi si një njeri i lirë, në një vend që nuk ishte e tillë”, shkruan Macron për Kadarenë, duke thënë se me veprat e tij i tregoi botës për regjimin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Nga “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, te “Përbindëshi” e “Dimri i Vetmisë së Madhe”, Macron thotë se ishin veprat që sollën suksesin e Kadaresë, ndërsa denoncuan shtypjen e Shqipërisë. Presidenca franceze thotë se duke lexuar Servantesin e Homerin, Kadare ndërtoi rezistencën e tij intelektuale.

Kadare u vlerësua dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” dhe “Oficer i Legjionit të Nderit”. Ishte vetë presidenti francez Emmanuel Macron, që i dorëzoi Kadaresë dekoratën e "Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit" gjatë vizitës në Tiranë më 16 tetor 2023, ndërsa e quajti atë si "Lajmëtar të lirisë".

Mesazhi i Emmanuel Macron për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë

Vdiq këtë të hënë një shkrimtar që mishëroi, me jetën, me veprën dhe me personalitetin e tij, pasurimin e dialogut, forcën e shpirtit europian dhe vokacionin mikpritës të Francës.  Është larguar nga ne shkrimtari franko-shqiptar Ismail Kadare. Ai ishte një nga ata për të cilët edhe të shkruash është betejë, një nga ata që që çdo fjalë e tyre është shkëputur nga heshtja, nga ata që çdo rresht rrezikon t'ua bëjë më të rëndë raportin, nga ata që çdo roman i kërcënon të jetë epitafi i karrierës së tyre.

Sepse jetoi dhe krijoi si njeri i lirë, në një vend që nuk ishte i tillë: Shqipëria Sovjetike e pasluftës, nën zgjedhën e hekurt të Enver Hoxhës. Por zbulimi i letërsisë hapi brigjet e një bote të re për adoleshentin. Duke lexuar Servantes-i, Homeri dhe Gogol-i, ai forcoi rezistencën e tij intelektuale. Aq sa indoktrinimi i profesorëve të tij të letërsisë rrëshqiti mbi të, në Universitetin e Tiranës si dhe në Institutin Gorki në Moskë, tempullin e letërsisë bashkëkohore. Në vend që të futej në radhët e “çetës elitare të realizmit socialist”, siç quhej, ai u bashkua me luftëtarët e rezistencës të lirisë së stilit.  Romani i tij i madh i vitit 1963, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", ishte toleruar, sepse tema e tij ishte shqetësuese, ëndërrimi i tij pengoi etiketat komuniste: zhvarrosja e ushtarëve nga Lufta e Dytë Botërore para një prifti dhe një ushtari italian, nën shiun shqiptar që vazhdon të bjerë.

Nga ana tjetër, "Përbindëshi", në vitin 1965 dhe "Dimri i vetmisë së madhe", në 1973, denonconte shtypjen intelektuale të Tiranës së asaj kohe. Dy herë i akuzuar për nxitje rebelimi, ai iu nënshtrua një periudhe pune krahu në fshat, për të cilën ai raportoi. Atëherë iu drejtua vendit që kishte qenë i pari që përktheu librat e tij, i pari që u apasionua pas veprës së tij përtej kufijve të tij. Me botuesin e tij, Claude Durand, kreun e Éditions Fayard, ai planifikoi një shtrirje të madhe në Francë në vitin 1990, një tjetër goditje në murin e diktaturës: në Tiranë, largimi i tij çoi në protestat e para studentore në më shumë se dyzet vjet.

Që atëherë, nga kryeqyteti i Francës në atë të një Shqipërie të kthyer në demokraci dhe më në fund të rikthyer në vetvete, ai e ndau ekzistencën e tij mes fjalëve njerëzve dhe vendeve. 

Nga shëtitjet e tij në Tiranën e rigjetur, tek tavolina e tij në Cafe Rostand ku ai vendoste çdo mëngjes Croantin e tij dhe stilolapsin, ku lindnin tinguj më pas shkrime pa matur kohën, tek kryqëzimi i miteve dhe botëve, nga imagjinaria linjë mes piramidës së Keopsit dhe asaj të Tiranës ,tek grillat e Luksemburgut, lumenjtë e Konuellit , muraleve të Trojës. Ai na kujton se Europa është kontinenti i të përbashktës, se historia e saj është një histori që e ndajmë së bashku. Presidenti i Republikës përshëndet një shpirt të lirë ,qe mori pjesë në këtë epokë si zgjimi i madh i popujve që  ngriti perden e ferrit dhe nderoi Francën duke e zgjedhur si strehën e krijimtarisë së tij. I dërgojmë të afërmve të tij,lexuesve dhe popullit shqipëtar, ngushëllimet e tij më të sinqerta.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë