Nis sulmi pas bojkotit të Kuvendit të Rithemelimit, TV i Berishës akuzon Bardhin për takime të fshehta me mazhorancën!

Një pyetje e Syri Tv ndaj deputetit Gazment Bardhi, i surprizoi të gjithë pas përfundimit të seancës plenare që zgjati vetëm 14 minuta. 

Gazetarja i drejtoi Bardhit një pyetje retorike, duke nënkuptuar se Bardhi në Kuvend bën sikur lufton me Ramën dhe mazhorancën ndërsa në prapaskenë e gjen gjuhën për të bashkëpunuar me ta. Bardhi i përgatitur, më shumë për faktin se pyetja erdhi nga televizioni që i shërben Berishës, dha një përgjigjie jo të qartë me fjalë të përgjithshme.

Pyetje: Zoti Bardhi, si ka qenë raporti juaj me mazhorancën në udhëtimet që keni zhvilluar në Bruksel? Pse kur jeni brenda Shqipërisë nuk arrini ta gjeni gjuhën, por jashtë shtetit ju keni arritur mesa duket të merreni vesh me mazhorancën, sepse keni pasur disa foto në rrjetet sociale?

Gazment Bardhi: Së pari, ne nuk kemi udhëtuar me mazhorancën. Kemi qenë të ftuar nga Parlamenti Europian në një aktivitet që zhvillohej në kuadër të programit për liderat e rinj. Një program që nuk vepron vetëm për Shqipërinë, por vepron për të gjithë rajonin.

Dhe sigurisht konflikti jonë i brendshëm në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk mund të shtrihet në bojkotin tonë ndaj një ftese të marrë nga Parlamenti Europian. Pra, nuk ka qenë një udhëtim i organizuar nga Parlamenti i Shqipërisë.

Ka qenë një ftesë e Parlamentit Europian, me mbështetjen e OSBE-së në Tiranë, ku sigurisht delegacioni do të duhej të ishte I balancuar mazhorancë, opozitë. Unë nuk kam qendruar me asnjë koleg të mazhorancës, kam pasur mjaftueshëm koleg të opozitës me të cilët kam ndarë atë pak kohë.

Ky zhvillim, vjen dy ditë pas Bardhi ‘grupin’ e tij të deputetëve bojkotuan Kuvendin e Berishës ku ky i fundit u votëbesua në krye të Rithemelimit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë