Një ditë transformimesh! Njihuni me Samiun, të riun nga Bulqiza që ushtron zanatin më të veçantë

Të kesh shtëpinë me vete gjatë udhëtimeve është e mundur falë Sami Hoxhës.

Prej 6 vitesh, i riu nga Bulqiza transformon furgonat në kampera, dyqan veshjesh, regji televizive, fastfood etj.

“Jam shumë i lumtur që pasioni im i fëmijërisë tashmë u bë realitet. Shikoja video në Youtube të transformimit të furgonave, ndërkohë tani kam mundësi të jem në kontakt me biznese të ndryshme për projektet që ata kërkojnë.

Sigurisht këtë profesion e nisa në një kompani tjetër, por kam 3 vite që e kam nisur si biznes timin”, shprehet 32 vjeçari për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Çdo projekt e mirëpret me kënaqësi pasi çdo sfidë e re dhe kërkesë ndryshe i jep mundësinë të shpalosë kreativitetin e tij.

“Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë për mua. Ka pasur vështirësitë e veta në zbatimin e projekteve përsa i përket afatit dhe konsultimit me klientët, por besoj që ia arrita kësaj pune dhe projektet i realizoj edhe më shpejt edhe më bukur.

Për rikonstruksionin e kamperit më duhen 2-3 javë për ta përfunduar si projekt.

Njerëzit e preferojnë shumë kamperin sepse është si të kesh një shtëpi me vete ku mund të eksplorosh vende të ndryshme”, tregon i riu.

Viteve të fundit është vënë re një zbehje e interesit të të rinjve për zanatet, ndaj Samiu ka një mesazh referuar eksperiencës personale.

“Të rinjtë të ndjekin shkollat profesionale dhe ta rindërtojnë jetën siç e kanë pasion vet. Me mund dhe sakrificë ia arrin qëllimit”, thotë ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë