Non-grata britanike për Berishën rikonfirmohet/ Ben Andoni në 'Studio Live': Ish-kryeministri kërkon kohë! Do të lerë në krye: Bardhi, Nokën dhe Argitën

Non-grata britanike për Berishën u konfirmua ditën e sotme edhe nga Komisioni e Apelimit të Emigrantëve në Britaninë e Madhe.

Për analistin Ben Andoni, ish-kryeministri që pas shpalljes non-grata nga SHBA në 2021 po përpiqet të fitojë kohë duke e çuar në gjykatë Departamentin Amerikan të Shtetit, gjë për të cilën gjykata franceze nuk ka juridiksion.

Në 'Studio Live' Report Tv, Andoni theksoi për Arbër Hitajn se Britania i ka mbyllur derën Berishës dhe politikanëve të tjerë si ai në Ballkan.

Zoti Berisha ka nevojë për kohë politike dhe po mundohet ta shfrytëzojë me të gjitha momentumet që i japin elementët juridikë. Berisha pas non-gratat në maj 2021 nga SHBA u mundua që të ndjek çështjen në një gjykatë franceze por juridiksioni i një gjykatë franceze nuk kishte tagër për departamentin e shtetit. Dhe donte kohë nga ana politike. Dhe u shpërblye.

Para pak ditësh mori vulën pasi u bë çështje për muaj të tërë. Vendimi i Komisionit të Apelimit të Emigracionit anglez ka qenë qëndrim zyrtar u Britanisë edhe për reformën në drejtësi në Shqipëri. I mbyllën derën jo vetëm Berishës por edhe zyrtarëve si ai në Ballkan që po mundohet të presin të ndryshohen konjukturat në Europë dhe me zotin Trump për të ndjekur çështjen e tyre në të njëjtin stad.

Vendimi i sotëm i autoriteteve britanike sipas Andonit është edhe një sinjal për drejtësinë shqiptare që sipas tij nuk ka qenë  shumë e vendosur ndaj Sali Berishës.

Më shumë se vendim për Berishën ka qenë vendim për drejtësinë shqiptare e cila ka qenë apatike dhe nuk ka ditur të jap vendimi për Berishën dhe ka shkundur parlamenti shqiptar se ka gjasë më datë 21 të mos i hiqet mandati Berishës. Vendi ynë është joformal dhe individë si Berisha nuk e kanë problem pjesën financiare. Paratë për ta janë asgjë dhe jo vetëm ata por edhe kundërshtarët e tyre.

Zoti Berisha e di shumë mirë që mundësitë janë të pakta dhe i duhen kohë politike. Është një kalkulues i jashtëzakonshme politik. Është figura historike kryesore e kësaj kohe 30 viteve. Ai do përpiqet prapë të sajojë diçka tjetër për të përcaktuar strukturën e PD-së e cila është shumë e vështirë. I duhet diçka për trashëgiminë e tij politike si histori por edhe mbijetesë për njerëzit që kanë lidhur jetën me të. E keni parë që zoti Noka është mjaft i ashpër për çdo vendim ndaj Berishës. Nuk e di që Berisha të ketë motiv tjetër përveç politikës dhe mbijetesës.

Andoni sheh një triumvirat në të ardhmen në krye të PD-së me Bardhin, Nokën dhe Argita Malltezin.

Shteti shqiptar nuk është se e ka ngacmuar por e ka vendosur në një pozicion ambig. Publiku pret që të ketë një vendim të qartë ndaj Berishës. Zoti Berisha po fiton kohë për të zgjatur këtë pjesë tranzicioni të tijë dhe pas pak kohësh do bëjë një dalje elegante nga gjithë ky qerthull i madh. Rithemelimi do drejtohet nga një lloj triumvirat Bardhi, Noka dhe e bija e tij. Është i detyruar nga rrethanat. I mjafton të jetë president nderi i kësaj force.

Sakaq, Andoni shton se PD-ja nuk është në gjendje që ta bëjë Ramën që ta konsiderojë atë si kundërshtar apo si forcë politike kandidate për t’i marrë pushtetin.

PD nuk arrin të bëjë zotin Rama që ta konsideroj PD si kundërshtar. Rama mundohet indirekt ta përçajë dhe tek e fundit taktikat e partive kundërshtare i përmbajnë këto qëllime. Problemi më i madh është që Rama nuk i konsideron fare dhe ku është shqetësim për demokracinë shqiptare. Diferenca e tij me të tjerë të partisë së tij është shumë e madhe. Tashmë PD duhet të rritet në një stad tjetër dhe të përcaktojë vijën drejtuese dhe ta bëjë mazhorancën jo thjesht ta trajtojë si kundërshtar por ti frikësohet fuqisë së saj.

Lidhur me Lulzim Bashën dhe të ardhmen e tij pasi humbi vulën, Andoni thekson se ai është dështimi më i madh i politikës në 30 vite.

Kam frikë që ai është zhgënjimi më i madh. Basha nuk arriti ta kuptojë që marrëveshjen e 2008 nuk arrin ta kalojë por nuk arrin të krijojë një lloj frymë përtej kësaj. Përgatit një program dhe nuk llogariti që nuk do kishte vulën. Nuk ka nuhatje politike, aksion politik është i zbehtë. Bën podkaste dhe nuk është i përgatitur për aksion. Është një nga zhgënjimet më të madhe. Do ishte më mirë të mos ishte.

Vendimi i vulës sipas Andonit nuk mori kohë fare megjithëse ishte një çështje që ndiqej për muaj me rradhë

Një vendim që kërkoi muaj kaloi vite u zgjidh vetëm për gati dy orë. Duhet të merrte kohë. Duhet të kishte kohëzgjatje. Dukesh që aksioni politik i Berishës e kaloi shumë atë që pritej nga zoti Basha.

Sa i përket Fredi Belerit, Andoni nënvizon se prej tij tashmë Athina ka mundur të institucionalizojë çështjen etnike.

Tashmë çështje etnike greke ngrihet me të madhe në Himarë. Gjënë më të madhe Greqia e ka arritur përmes Belerit. Tashmë pjesa etnike është kthyer në një institucione që Greqia do e preki vazhdimisht. Na ka nxjerrë edhe problemin e drejtësisë që nuk e përball dot presionin. Me Belerin duhet të ishte më e shpejtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:58
'Basha është zhgënjimi më i madh', Ben Andoni: Nuk arrin të kuptojë marrëveshjen e 2008-ës

 

Ben Andoni theksoi në Studio Live se Lulzim Basha mbetet zhgënjimi më i madh në politikanë shqiptare këto 30 vite. Ai shtoi për Arbër Hitajn se Basha nuk ka nuhatje politike dhe i papërgatitur për aksion politik.

Kam frikë që ai është zhgënjimi më i madh. Basha nuk arriti ta kuptojë që marrëveshjen e 2008 nuk arrin ta kalojë por nuk arrin të krijojë një lloj frymë përtej kësaj. Përgatit një program dhe nuk llogariti që nuk do kishte vulën. Nuk ka nuhatje politike, aksion politik është i zbehtë. Bën podkaste dhe nuk është i përgatitur për aksion. Është një nga zhgënjimet më të madhe. Do ishte më mirë të mos ishte.

Ora 18:49
'PD nuk arrin dot ta bëjë Ramën që t'i konsiderojë', Ben Andoni: Kryeministri nuk i merr parasysh si kundërshtar

 

Analisti Ben Andoni në Studio Live u shpreh për Arbër Hitajn se PD-ja nuk është një kundërshtare e denjë për forcën politike që drejton kryeministri Rama.

Madje, ai shton se PD nuk e bën dot veten që Rama t'i konsiderojë si kundërshtar.

PD nuk arrin të bëjë zotin Rama që ta konsideroj PD si kundërshtar. Rama mundohet indirekt ta përçajë dhe tek e fundit taktikat e partive kundërshtare i përmbajnë këto qëllime. Problemi më i madh është që Rama nuk i konsideron fare dhe ku është shqetësim për demokracinë shqiptare. Diferenca e tij me të tjerë të partisë së tij është shumë e madhe. Tashmë PD duhet të rritet në një stad tjetër dhe të përcaktojë vijën drejtuese dhe ta bëjë mazhorancën jo thjesht ta trajtojë si kundërshtar por ti frikësohet fuqisë së saj.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë