Oshmar - Tradita e Përmetit
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 litër ujë i vluar
- 1 lgj kripë
- Gjalpë i djegur
- Thërrime djathi sipas dëshirës
Përgatitja:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ziejmë ujin me kripë, shtojmë miellin e situr në tigan që ta kaurdisim. E shtojmë duar duar në tenxhere duke e përzierë me lugë druri në mënyrë që mos të kokrrizohet. E lëmë të ftohet dhe lugë lugë (duke e lyer me gjalpë lugën) e vendosim në tepsi. E spërkasim sipas dëshirës me gjalpë dhe me djathë të thërrmuar.
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)