Pikëpyetje mbi vaksinën anti-COVID, studentët ‘shuajnë’ dilemat

Si ky student dhe shumë të tjerë të Fakultetit të Mjekësisë patën mundësi të diskutojnë për pikëpyetjet mbi vaksinën anti-covid.

Infeksionisti Arjan Harxhi ishte në panelin e mjekëve që morën përsipër për tu afruar fakte shkencore rreth virusit

“Është një pandemi, një event që ndodh një here në 100 vjet. Është një sëmundje vdekjeprurëse me një vdekshmëri shumë të lartë, me një sëmundshmëri shumë të lartë dhe mjeti i vetëm për ta parandaluar është përdorimi i këtyre produkteve të shkencës të mjekësisë që është vaksina, që janë të sigurta dhe efektive.”, tha ai.

Për infeksionistin Harxhi studentët e mjekësisë duhet që këtë vit të jenë në shërbimin infektiv për të mësuar e njëkohësisht për ti shërbyer pacientëve.

“E kemi diskutuar disa herë dhe me Universitetin por dhe ministrinë që do ishte mundësia që studentët e mjekësisë të ishin vaksinuar nga të parët që t’iu kishim ndihmë, t’iu kishim në krahë atje në pavion për të punuar  me të sëmurët. Do të doja që ju të gjithë në nëntor të jeni pranë të sëmurëve për të mësuar po edhe për të shërbyer.”, u shpreh ai.

Një ndër pyetjet e ngritura nga të rinjtë ishte dhe ajo e alergjisë nga vaksina, për të cilën mjeku Arjan Harxhi tha se ka disa lloje vaksinash për menaxhim të situatës.

“Abuzohet shumë me termin e alergjisë. Duhet që në raste të tilla patjetër që mjeku të investigojë dhe të shohë konkretisht që kush nga këto vaksina më parë i kanë bërë reaksion, çfarë përberje ka, ka përbërës të ngjashëm dhe mos harroni kemi opsione të ndryshme vaksinash. Pra kemi katër vaksina të ndryshme që nuk kanë lidhje asnjëri me tjetrin.”, shtpi Harxhi.

I pranishem në panel ishte dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti që adresoi çështjen e efekteve afatgjata të vaksinës anti-covid.

“Efekte afatgjata nuk ta thotë dot njeri që nuk ka por dimë një gjë të sigurt që efektet afatshkurtra janë më të shpeshta, bien më shumë në sy. Edhe miokarditi ra shumica dërrmuese në ditën e dytë deri në ditën e pestë pavarësisht se ti e merr në studim  për 50-90 ditë. 3-4 ditët e para janë problem, nga dita e 2-5. Zor se do të ketë megjithatë do të presim”, tha epidmeiologu Ilir Alimhemeti.

Ky diskutim me studentët e mjekësisë do të vijohet dhe në fakultete të tjera për ti dhënë mundësi atyre të marrin informacion për vaksinat.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje