Prag Euro 2020/ Luhet me rregulla strikte për tifozët, në 11 shtete dhe për herë të dytë me 24 skuadra

Kontinenti i vjetër, Europa, duke filluar nga e premtja do të gozhdohet para ekranit për të ndjekur kampionian Europian, i programuar në 2020, por që u shty me një vit për shkak të pandemisë. Lajmi i mirë është se ky kompeticion në 60 vjetorin e tij rikthen edhe tifozët në stadium pas një periudhe të gjatë ku ndeshjet luheshin pa praninë e publikut. Për të hyrë në stadiume do të ketë një sërë masash strikte, ndërsa ndeshja e parë që do zhvillohet është ajo mes Turqisë dhe Italisë më 11 qershor në orën 21:00.

Sfida e grupit A është parashikuar të zhvillohet në kryeqyetin italian të Romës. E veçanta e këtij Europiani është se ndryshe nga çdo herë tjetër ai do të zhvillohet në 11 stadiume të ndryshme, ndërsa finalja është caktuar të luhet në Ëembley të Londrës.

Kjo do të jetë gjithashtu hera e dytë që faza finale e Europianit do të zhvillohet me 24 skuadra. Hera e parë ishte në 2016 kur pjesë e Europianit ishte edhe Shqipëria. Gjithsesej do jenë 6 grupe me katër skuadra nga të cilat do kualifikohen dy të parat për secalin grup, ndërsa katër më të mirat e vendeve të treta do kalojnë më tej gjithashtu.

Në total në 1/8 do jenë 16 kombëtare, më pas në çerekfinale 8 dhe me radhë. Skuadra më pretendente për ta fituar Euro 2020 është Franca kampione botë, ndërsa pas saj vijnë Belgjika dhe Anglia.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë