Ka nisur me tensione protesta e kësaj të hëne në Tiranë. Ndërsa në sheshin përpara kryeministrisë, manifestuesit sapo kishin nisur të flisnin, në fasadën e universitetit politikenik një banderolë e madhe u var nga katet e sipërme, me mbishkrimin “Ju erdhi fundi”. Për disa minuta me radhë, mbizotëroi një situatë e paqartë, ndërsa grupe protestuesish u shkëputën nga sheshi me hap ë shpejtë drejt universitetit, ndërkohë që banderola nuk dukej më. Mes protestuesve nisën të qarkullonin njoftimet se policia kishte ndërhyrë, për të hequr banderolën.
Por e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Kanë qenë 9 studentë të organizuar nga fakultete të ndryshme që kanë bërë planin për vendosjen e banderolës në katin më të lartë. Kanë hyrë një nga një, për të mos rënë në sy. Rojet e sigurisë që janë të Illyrian Guard i kanë parë dhe i kanë pyetur ku po shkojnë dhe studentët i kanë thënë që "kemi një projekt". Kanë hyrë në klasë dhe pastaj në ballkon kanë nisur të hapin banderolën. Aty kanë ndërhyrë rojet u kanë thënë të dalin jashtë dhe të mos e vendosin, por studentët nuk kanë pranuar. Në atë moment roja ka kyçur klasën me çelës dhe i ka bllokuar brenda.
Në këtë moment ata kanë kërkuar mbështetje nga protestuesit e tjerë të cilët mbërritën brenda një kohe të shkurtër. Pasi kanë arritur, kanë shqyer derën e jashtme dhe janë ngjitur në katin më të lartë ku ndodheshin studentët të bllokuar. Në atë moment roja ka hapur derën dhe studentët kanë dalë. Për 10-15 minuta, grupet e protestuesve që mësynë në godinë, lëviznin në mënyrë kaotike nga një kat në tjetrin për të kërkuar banderolën e cila u kishte rënë në ballkonin e kateve poshtë. Pasi e kanë gjetur, I ringjitën në katet e larta duke e rivendosur për disa minuta e për ta hequr më pas, duke iu bashkuar protestuesve të tjerë para kryeministrisë, më banderolën që valëvitej mbi kryet e tyre.
Të pranishëm në protestë ishin edhe eurodeputetja italiane Christina Guarda, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, zëvendës-Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik, të cilët mbajtën edhe nga një fjalim gjatë tubimit.
Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit.

Banderola gjigande e shpalosur te Universiteti Politeknik i Tiranës
Edhe gjatë protestës së sotme, pas fjalimeve përballë Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës.
Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja më e ulët e numrit të të pranishmëve gjatë tubimit të ditës së sotme, krahasuar me ditët e mëparshme.
Në fakt, pjesëmarrja e qytetarëve në këtë fazë të protestave, duket qartë se po bie dita-ditës.
Në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, ka qenë i pranishëm edhe zëvendës-Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță.
Ștefănuță kishte vendosur edhe një qeleshe të pikturuar me flamurin kombëtar shqiptar në kokë.
Duke folur për zhvillimet politike të viteve 1990 në Rumani, me rrëzimin e diktatorit Nikola Çaushesku, Ștefănuță tha se shqiptarët nuk kanë arsye pse ta durojnë më ‘diktaturën’ dhe korrupsionin.
“Mirëmbrëma Shqipëri! Jam zv.president i PE-së, por jam biri i një bariu që ka rritur dele në Rumani. Këtu ndihem në Shqipëri, Shqipëria është kombi ynë motër. Isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të bjerë nga qeveria. Ju duhet të prisnit edhe pak që të binte Enver Hoxha. Por nuk keni pse duroni diktaturën më, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion”, deklaroi Ștefănuță.
Ștefănuță theksoi gjithashtu se protestuesit janë në anën e duhur të historisë, teksa shtoi se kryeministri Rama është i frikësuar përballë qytetarëve.
“Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama këtu? Ndoshta ka frikë! Nëse ai ka frikë, ju nuk duhet të keni frikë. Mbani mend, rruga mund të jetë e gjatë, por ju jeni në anën e duhur të historisë. Jam krenar të vesh këtë qeleshe dhe shpresoj që të jetë në BE një ditë”, shtoi ai.
Protestuesit kanë përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Me thirrjet ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, si dhe me flamuj e simbole kombëtare, protestuesit kërkojnë largimin e të gjithë klasës politike aktuale.
Politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane, i është bashkuar sot protestës në Tiranë dhe gjatë fjalës së saj ka vlerësuar tubimet e organizuara prej 30 ditësh në kryeqytet, kundër investimit në Zvërnec.
Teksa bëri thirrje për shtim të presionit mbi kryeministrin Edi Rama, politikania greke theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të kalojë më parë nga respektimi i zërit të qytetarëve.
“Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë. Urime! Çdo gjë që kërkoni është falë jush, sepse nuk mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje! Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj, anëtarësimin në BE. Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë, nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. 90% prej jush besoni në projektin e BE-së. Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, tha mes të tjerash politikania Tsetsi.
Më pas një apel Tsetsi e kishte edhe për grupimin e socialdemokratëve në BE, të cilëve u kërkoi që të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri.
“Gjithashtu duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Ndaj mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje. Jo vetëm për demokracinë, por për ju edhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE”, përfundoi politikania greke.

Report Tv ka arritur të zbardhë të plotë episodin e shpalosjes së banderolës me mbishkrimin "Ju erdhi fundi" në faqen ballore të Universitetit Politeknik të Tiranës, ngkarje e cila shkaktoi tension mes protestuesve, që mësynë në ambientet e brendshme të institucionit arsimor.
Kanë qenë 9 studentë të organizuar nga fakultete të ndryshme që kanë bërë planin për vendosjen e banderolës në katin më të lartë. Kanë hyrë një nga një, për të mos rënë në sy. Rojet e sigurisë që janë të Illyrian Guard i kanë parë dhe i kanë pyetur ku po shkojnë dhe studentët i kanë thënë që "kemi një projekt". Kanë hyrë në klasë dhe pastaj në ballkon kanë nisur të hapin banderolën. Aty kanë ndërhyrë rojet u kanë thënë të dalin jashtë dhe të mos e vendosin, por studentët nuk kanë pranuar. Në atë moment roja ka kyçur klasën me çelës dhe i ka bllokuar brenda, moment që kanë kërkuar mbështetje nga protestuesit e tjerë që kanë shkuar vrap. Pasi kanë arritur kanë shqyer derën e parë dhe janë ngjitur në katin më të lartë ku ndodheshin studentët të bllokuar. Në atë moment roja ka hapur derën dhe studentët kanë dalë. Për 10-15 minuta kanë lëvizuar nga një kat në tjetrin për të kërkuar banderolën e cila u kishte rënë në ballkonin e kateve poshtë. Pasi e kanë gjetur e rivendosën pak minuta dhe e hoqën, për t'iu bashkuar protestuesve të tjerë te Kryeministria. Ka pasur vetëm roje sigurie, jo policë
Gjashtë politikanë europianë, 5 prej tyre eurodeputetë i janë bashkuar protestës që po zhvillohet sot në Tiranë, parë godinës së Kryeministrisë.
Të interesuar mbi zhvillimet politike dhe demokratike në Shqipëri, 6 politikanët europianë që iu bashkuan sot protestës, ishin të kryesuar nga eurodeputetja Tineke Strik. Ata ishin përfaqësues të partive politike në Gjermani, Holandë dhe Itali.
Politikanët europianë të pranishëm në protestë ishin eurodeputetja italiane Christina Guarda, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, zëvendës-Presidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, Politikania greke Vula Tsetsi, bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër Evropiane dhe eurodeputetja holandeze Tineke Strik.
Ata kanë mbajtur edhe nga një fjalin në protestë, duke vënë theksin te zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe të thirrjet drejtuar qeverisë, për të dëgjuar zërin e protestuesve.
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik i është bashkuar protestës së sotme të qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Strik shprehu solidaritetin e saj të plotë me protestuesit.
Teksa vlerësoi qëndresën e protestuesve, eurodeputetja holandeze premtoi se zëri i qytetarëve do të dëgjohet në institucionet europiane.
“Solidaritet të me popullin shqiptar që po proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera, ashtu siç luftojnë edhe shqiptarët, për demokraci”, deklaroi eurodeputetja.
Më tej eurodeputetja theksoi se shoqëria shqiptare nuk pranon shtypjen e lirive themelore, teksa kërkoi reflektim nga qeveria shqiptare.
“Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, vijoi ajo.
Më tej Strik, bazuar në kërkesën për moratorium në zonat e mbrojtura, kërkoi ndalimin e ndërtimeve në këto zona. Ajo deklaroi gjithashtu se me këtë protestë Shqipëria po tregon se i përket Bashkimit Europian.
“Moratoriumi sugjernon që të ndalohen ndërtimet në zonat e mbrojtura në Shqipëri. Shqipëria me këtë protestë po tregon se i përket BE-së”, përfundoi eurodeputetja holandeze.
Ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës u vandalizuan nga një grup protestuesish, pasi rojet e institucionit arsimor a hoqën disa studentëve banderolën me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", që e shpalosën nga kati më i lartë i godinës.
Teksa kërkonin të merrnin mbrapsht banderolën, të cilën më pas e rihapën në faqen ballore të Politeknikut, protestuesit kanë dëmtuar ambientet e Universitetit, duke thyer xhamat dhe dyert.
Pas këmbënguljes dhe "pushtimit" të Universitetit Politeknik të Tiranës, protestuesit arritën të marrin banderolën me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", dedikuar klasës politike, e cila u hoq nga rojet e institucionit arsimor, vetëm pak minuta pasi një grup studentësh e shpalosën për herë të parë nga kati më i lartë i godinës.
Banderola u hap sërish në faqen ballore të Politeknikut dhe, kësaj radhe, numri i personave që kujdeseshin që ajo të mos hiqej ishte shumë më i lartë, pasi një pjesë e protestuesve që ndodheshin para Kryeministrisë, mësynë drejt institucionit arsimor.
Protestues të shumtë "pushtuan" ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, pasi rojet private të godinës penguan një grup studentësh të shpalosnin për më gjatë një banderolë me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", drejtuar klasës politike.
Ndryshe nga çfarë u tha në podiumin para Kryeministrisë, ishin rojet private ato që ua hoqën banderolën studentëve, dhe jo Policia e Shtetit, e cila e ka të ndaluar të shkelë në ambientet universitare.
Tashmë, protesuesit nuk mjaftohen vetëm me bashkimin e tyre me studentët, por kërkojnë të marrin mbrapsht edhe banderolën me përmasa të mëdha.
Protesta e sotme para Kryeministrisë nuk shkoi si zakonisht dhe shkak u bë një banderolë me përmasa gjigante, e shpalosur në faqen ballore të Universitetin e Politeknikut në Tiranë.
"Ju erdhi fundi", ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur, pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.
Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.
Komente






SHKONI DHE I VOTONI NE ZGJEDHJE KETA HAJDUTE SI RAMA E BERISHA ..TANI REVOLTOHENI PSE JU VJEDHIN...MBAJENI TANI DERRIN NE B...THE....VETE JU POPULLI SHQIPTAR E KENI FAJIN...
PërgjigjuSkane faj se kto eurodeputetete kane mbushur europen me fundrrinat e botes dhe tani kerkojn te ndreqin edhe Shqiperine.. skandal
PërgjigjuTradhetare te qelbet.Kafshe te dhunshme.
PërgjigjuMa kjo zonja a din qe kto kerkojne qe te bejne ligjet me kohen e baba qemos ,ne asnje shtet te europes nuk ndodh qe te mos kete negociata apo mos te njohesh kushtetuten pastaj e instucionet. Qeverit nderrrohen me vote dhe jo kur don ti apo une
Përgjigju