Rama i pakënaqur nga 25 prilli: PS e Shkodrës do të strukturohet nga zero! 3 mandate i merrnim vetëm me lulen simbol të partisë

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama i ka bërë "dush të ftohtë" degës së Partisë Socialistë në Shkodër!

Në takimin që kishte për qëllim analizën e 25 prillit dhe riorganizimin e PS , kryeministri tha se partia në Shkodër do të ketë riorganizim nga zero, në përpjekje për të rregulluar gabimet e së shkuarës, sipas tij. Nga sa bëjnë me dije burime për Report Tv, kreu i qeverisë ka qenë i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, për pasojë ka bërë me dije se strukturat humbëse do të zëvendësohen nga "të rinj me energji të reja".

Ai ka thënë se 3 mandate për PS janë shumë pak. " Vetëm me lulen simbol të PS do ishin fituar 3 deputetë", duke kuptuar se pritshmëritë e tij kanë qenë më shumë, duke mos e marrë dot bastionin që historikisht i ka përkitur PD.

Në takim, nga sa mësohet kanë qenë të pranishëm deputetët Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besa: 11/12/2021 17:12

    Ne Vlore duhet te largohen drejtuesit.Jane jo intelektuale por persona we rrine lokaleve dhe bejne kuadrin.

    Përgjigju
  • Yllka: 11/12/2021 16:15

    Nese vazhdon edhe ne Vlore te kesh ne krye importet e Koco Kokedhimes ,Vilma Bellon ,Anduelin,Alma Bakiun etj nuk ke per te marre kaq shume mandate.O zot cfare drejtuesish jane ne krye..

    Përgjigju
  • Tosi: 11/12/2021 05:53

    Nuk ka me tregues te abuzuvismit te skajshem dhe arrogances pa dogane te nje teveqeli kolltugofag.

    Përgjigju
  • Sarkazma: 11/12/2021 00:01

    Ka lezet, kryetari zgjedh degen. Dega zgjedh perdet e zyres. Demokraci e brendshme, jo shaka.

    Përgjigju
  • Toma: 10/12/2021 23:59

    Me etilden dhe anilen ne krah do marresh 10 deputete. Nuk ke gjetur njerezit e duhur kurre ne Shkoder. O lerja tomes ta beje ai ose beje vete pa ate. Asnje drejtor ne shkoder nuk e rruan per PS atje ky eshte problemi. Lere teatrin se nuk vlen ne Shkoder se dine te bejne teater me mire se ty njerezit atje. Ti se rruan per parti se je partia vete dhe mos i bej moral kot atyre njerezve se ste kan faj. Shkodra nuk ka qene kurre e majte dhe qe ta besh per vete duhet te jesh shume i kulluar dhe te gjesh njerezit e duhur perndryshe jo 3 deputete por edhe 1 e ke teper ose lerja tomes dhe i ben 6 me metodat e veta matematikore.

    Përgjigju
    • Specialist: 11/12/2021 18:19

      Shkodra ka qene e majte qe me Grupin Komunist te Shkodres!! PS eshte inekzistente ne Shkoder kur pushtetin e ka PS, ndersa kur eshte ne opozite njerezit reagojne edhe fort bile! Pra, te gjithe kur jane ne pushtet rregullojne tarafin e vet dhe nuk i plas as per elektorat as per parti! Shkodranet jane shume oportune dhe pragmatiste per sa i perket partive! Po ju kujtoj referendumin e Berishes para `97!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë