Maqedonia Veriore ka vendosur datën 21 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend.
Ishte Kryetari i Kuvendit Maqedonas Talat Xhaferi, ai që shpalli datën e zgjedhjeve e cila do të mbahet më 21 prill dhe raundin e dytë më 5 maj
“Më herët i nënshkrova akt vendimet për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe zgjedhje për komunat e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill” u shpreh Talat Xhaferi dhe vazhdoji deklaratën e tij duke thënë “Jam i bindur se të gjithë palët e përfshira në procesin zgjedhor do të japin kontributin e tyre në mënyrë që zgjedhjet të mund të zhvillohen në një atmosferë të drejtë dhe demokratike”

Mandai i Presidentit aktual Ivanov, skadon më 22 maj 2019. Deri tani asnjë kandidat nuk është bërë publik nga partitë politike.
Kryeministri Zaev u shpreh përmes një deklarate se akoma po bëhen konsultime brenda partive në lidhje me zgjedhjet presidenciale
Qarkullojnë zëra të shumtë se opozita shqiptare do të garojë në zgjedhjet e 21 prillit me një kandidat të vetëm për kryetar shteti, por deri sot asgjë nuk është konfirmuar.
/Shqiptarja.com
Komente

