Rizoto me fruta deti nga zonja Vjollca

Rizoto me fruta deti

320 gr oriz carnaroli

400 gr kallamarë

350 gr karkaleca

2 thelpinj hudhër

1/2 gotë verë të bardhë

1 qepë të vogël

1/2 degë selino

1/2 karrotë

1/2spec pikant

7-8 domate qershi ( opsionale)

vaj ulliri

kripë dhe piper të zi

1 lugë supe gjalp I ftohtë

majdanoz

1 litër lëng perimesh ose peshku

Përgatitja:

Në një tigan të  thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë, selinonë, karrotën, të grirë në kubikë shumë të vegjël, 2 thelpinj hudhër ( të plota) për të aromatizuar përbërësit dhe I largojmë më vonë,si dhe  specin e kuq pikant. Kaurdisim perimet sa të ulin volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë kallamarët të prerë në shirita me gjatësi 2-3 cm i përziejmë, shtojmë karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat të zverdhen, shtojmë dhe domatet. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 1-2 minutash I largojmë nga zjarri I vendosim në një tas të mbyllur. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak qepë shtojmë orizin dhe I kaurdisim për 5 minuta . E shuajmë dhe orizin me ½ e verës së mbetur dhe sapo alkooli të avullojë, shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh ose peshku. E përziejmë deri sa orizi të përthithë lëngun. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet në fund shtojmë karkalecat dhe kallamarët e gatuar, I përziejmë shtojmë 1 lugë gjalp të ftohtë, e përziejmë, shtojmë majdanoz dhe piper të zi, dhe menjëherë e servirim.

Shënim: Domatet qershi janë alternativë, mund t’I përdorni ose jo , varet nga shijet tuaja. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë