TIRANË- Pas emërimit të Altin Bashës, si drejtor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, aktori Robert Ndrenika ka postuar në rrjete sociale katër porosi për të. Mes të tjerash, artisti i njohur i kërkon Bashës, që të mos aktivizojë askënd që nuk e meriton një rol, qoftë ky edhe vëllai apo çuni i xhajës.

"Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i ati) i dha këto këshilla: Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë, sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun…Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vendit (bio), duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)… Së treti, aktivizo elementin e ri të talentuar…Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi, mos e nën vlerëso anën profesionale”, thekson Ndrenika.

Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Eksperimental ditën e djeshme. Ai zëvendëson në këtë post Kiço London.

\