Robert Ndrenika mesazh Veliajt për shkollën 'Kosova': Kam bindjen se edhe Teatri i ri do jetë më i mirë

Robert Ndrenika mesazh Veliajt për shkollën 'Kosova': Kam bindjen se edhe Teatri i ri do jetë më i mirë

Aktori Robert Ndrenika

Askush nuk besonte se shkolla e djegur 15 vite më parë, do të çelte sërish dyert për nxënësit, por këtë radhë tre herë më e madhe dhe me kushte model, të ngjashme me ato në vendet më të zhvilluara.

Rikthimi i shkollës simbol të kryeqytetit, nga e cila kanë dalë shumë talente dhe figura të rëndësishme të jetës publike në vendin tonë, ka surprizuar dhe emocionuar edhe ikonën e teatrit dhe të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndenika.

Përmes një mesazhi drejtuar kryebashkiakut Veliaj, Artisti i Popullit, Robert Ndrenika përgëzon kryebashkiakun Veliaj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën "Kosova”. Ai shpreh bindjen e plotë se sikurse shkolla “Kosova” është ndërtuar model, edhe teatri i ri kombëtar do të ndërtohet më i mirë.

“Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj. Ju përgëzoj për suksesin e arritur në ndërtimin e shkollave të Tiranës, veçanërisht shkollën "KOSOVA". Duke përdorur shprehjen e një mikut tim që thotë "Krahasimi është pjesë e jetës" shpreh bindjen e plotë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet edhe më i mirë (me oborrin pa kulla). Edhe njëherë sukses në vazhdimësi! Robert Ndrenika (aktor teatri në pension)”

Robert Ndrenika

Shkolla Kosova e inauguruar dje nga kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj e ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

Kur bashkia drejtohej nga kryebashkiaku Basha në godinën e kësaj shkolle ishte planifikaur ndërtimi i një pallati. Situata ndryshoi e shkolla rilindi falë një investimi të Bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj. Për ndërtimin e kësaj shkolle në vitin 2016 u parashikua të shpenzoheshin 100 milionë lekë të reja dhe pjesa tjetër ishte planifikuar për vitin 2017. Falë këtij investimi nxënësit e kësaj shkolle mund të gëzojnë sot ambientet e reja. Që nga viti 1997 kur dhe ndodhi djegia e shkollës e deri më tani nxënësit e saj e kanë vijuar mësimin në mjediset e Liceut Artsitik dhe pasdite.

Shkolla Kosova e njohur si shkolla fillore dhe ushtrimore e rrugës së Elbasanit ishte krijuar që në vitin 1940 dhe përbën traditën e njërës prej shkollave më të mira të Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj