Sallatë me Quinoa ( kuinoa)
Përbërësit:
1 filxhan çaji Quinoa
3 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
nenexhik i freskët
1 kastravec
2 domate të mëdha
1 limon ( lëngu)
kripë dhe piper i zi
pak vaj ullri
Përgatitja:
Gjithmonë para se të gatuajmë Quinoan e shpëlajmë mirë me ujë të bollshëm të ftohtë. Vendosim Quinoan në tenxhere ku do të shtojmë 2 filxhanë caj me ujëpra raporti është 1 masë Quinoa dhe 2 masa ujë ose lëng mishi ose perimesh. E vendosim tenxheren në zjarr mesatar dhe kur të fillojë të valojë e mbulojmë dhe e lëmë të gatuhet për 15-20 minuta. Ne e kuptojmë që është gatuar kur shohim që farat e Quinoas bëhen gjysmë transparente. E thërrmojmë me pirun dhe e vendosim në një tas. Ndërkohë gjatë kohës që zien Quinoa, presim qepët e njoma në masë shumë të hollë, majdanozin e grijmë holllë. Po ashtu dhe nenexhikun. Kastravecat dhe domatet pa lëkurë në kubikë sa më të vegjël. Në një tas përziejmë kosin, 1 lugë gjellë miell, 2 lugë gjelle limon, 1 vezë dhe pak kripë. Mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës në përzjerjen me kos mbi të e mbulojmë me djath pice dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 25 minuta.