Shembja e urës në Delvinë për shkak të motit të keq/ Prefekti: Do rehabilitohet brenda 48 orësh

DELVINE-  Një ditë pas shembjes së Urës së Vanës në Delvinë për shkak të motit të keq do të rehabilitohet brenda 48 orësh. Kjo ka qenë deklarata e prefektit të qarkut Vlorë Flamur Mamaj. Ai tha se lidhur me këtë çështje po merren forcat xheniere, ndërsa sqaroi se investimi nuk është përfundimtar dhe se për këtë urë Bashkia e Delvinës duhet të dalë me një projekt konkret para qeverisë, në mënyrë që problemi të marrë një zgjidhje përfundimtare.

"Ura e Vanës nuk është shqetësim i këtij viti. Ka disa vite që ura e Vanës shqetëson banorët, bashkinë e Delvinës edhe Prefekturën e qarkut Vlorë. Nga qeveria shqiptare janë marrë një sërë masash. Për zgjidhjen konkrete të urës së vanës do të vijnë forcat Xheniere për çmontimin e urës dhe brenda 48 orëve ta rehabilitojmë. Jemi të angazhuar të gjithë. Po jepet kontributi për të kthyer qarkullimin normal. Nuk mendoj që investimi që do të kryhet tani është një investim përfundimtar. Bashkia e Delvinës ndër vite nuk ka pasur një projekt konkret për urën e cila e ka në juridiksion. I del detyrë bashkisë së Delvinës që të vije me një projekt konkret para qeverisë dhe të investohet për të dhënë një zgjidhje përfundimtare", u shpreh prefekti Mamaj. 

Ndërsa kryebashkiakja e Delvinës Majlinda Qilimi u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët dhe e shpejtë ndërsa deklaroi se do të ndërtohet një projekt i ri për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi jetik me banorët.

"Unë sa kam marrë detyrën e Kryetares . Jam interesuar jo vetëm me inxhinierin por edhe me sektorin e emergjencave, kemi marrë masat. Bashkia nuk mund të ndërtoje urën vetë. I jemi drejtuar prefekturës. Do gjejmë një rrugë zgjidhje të përbashkët dhe të shpejtë. Kemi hulumtuar në arkivat e bashkisë për të gjetur projektin e dikurshëm pasi nuk kemi mundësi për të bërë një projekt të ri. Nuk e kam gjetur. Megjithatë do të ndërtojmë një projekt të ri. Besoj se do të japim një zgjidhje këtij problem jetik për banorët", u shpreh Qilimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAKMAKU: 05/11/2019 16:02

    Amani more shoke di te me thote kush-PO ME UREN C'PATEN?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja