Partia Demokratike përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Çlirim Gjata ka pranuar se komisionerët që kërkon papritur ti fusë në administrimin e zgjedhjeve, ju duhen për të penguar votimet.
Por cfarë pasojash kanë ata komisionerë që pengojnë votimin ose braktisin detyrën?
Kodi ynë Penal parashikon dënime jo vetëm për ata që pengojnë zgjedhësit apo dëmtojnë materialet zgjedhore, por edhe ata që braktisin detyrën, sic mund të jenë komisionerët e KZAZ-ve. Neni 330/a i Kodit Penal, në kapitullin “Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve” përcakton:
“Braktisja e detyrës apo refuzimi për të kryer detyrën nga personat e ngarkuar me administrimin e procesit të votimit dhe të numërimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në dy vjet.
Kur veprimet e mësipërme kryhen duke marrë me vete ose duke zhdukur materialet zgjedhore, ose kur kanë sjellë pasoja të rënda për procesin e votimit apo kanë çuar në pavlefshmërinë e zgjedhjeve, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet”.
Pra, komisionerët rrezikojnë burgun qoftë edhe nëse e lënë detyrën apo nëse marrin me vete vulën e KZAZ-së.
Sigurisht dënimet janë më të ashpra kur bëhet fjalë për dëmtimin me dashje i materialit zgjedhor, parashikuar në nenin 326/a.
Dëmtimi, prishja, shkatërrimi me dashje, apo zëvendësimi në kundërshtim me ligjin i pajisjeve, vulave, kodeve të sigurisë apo çdo materiali tjetër zgjedhor të parashikuar nga ligji, dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet.
Po këto vepra kur kryhen nga personat përgjegjës për administrimin zgjedhor ose në bashkëpunim, ose më shumë se një herë, apo kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, kanë sjellë pavlefshmërinë e tyre apo kanë cenuar rezultatin e votimit, dënohen me burgim nga tre gjer në tetë vjet”.
Të gjitha veprat e tjera penale, që pengojnë zgjedhësit apo veprime të ngjashme me këto, janë të dënueshme deri në 5 vjet.
/a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.7%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhanë vendimin e 30 qershorit, Meta kërkesë KPA-së: Nisni hetimin disiplinor për Fiona Papajorgjiin dhe anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese
26 Janar 2022, 10:27
-
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
17 Janar 2022, 13:28
-
Nga 'fati' i Metës në Kushtetuese, te akti final i 'betejës' në PD apo zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! 5 ngjarjet 'e nxehta' që priten në arenën e politikës gjatë vitit 2022
2 Janar 2022, 14:32
-
Meta kundërshton Kushtetuesen për zgjedhjet vendore? PS: Kjo punë ka marrë fund, morën mësimin e duhur! Fitoi e drejta e shqiptarëve për të votuar
9 Dhjetor 2021, 11:46
-
Skënder Minxhozi: Me ose pa Kushtetuese, presidenti nuk ndryshon
7 Dhjetor 2021, 19:20
-
Zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenca: Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë me vendimin, nuk i dha zgjidhje përfundimtare çështjes, por ia la politikës
7 Dhjetor 2021, 17:11
-
Votimi/ Gruaja e Andi Bejtjas sfidoi ‘Venecian’ dhe doli në krah të Metës, e vetmja në Kushtetuese që kërkoi përmbysjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019
6 Dhjetor 2021, 16:20
-
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhej të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
6 Dhjetor 2021, 13:16
-
Rrëzoi kërkesat për jo kushtetuetshmëri të zgjedhjeve lokale, Kushtetuesja zbardh vendimin: Nuk është në juridiksionin tonë! Voltana Ademi s'na vinte dot në lëvizje
2 Dhjetor 2021, 15:34
-
Po diskutoni për emër të ri Presidenti? PS: Meta është i shkarkuar nga Kuvendi por deri sa të shprehet Kushtetuesja është në detyrë
5 Nëntor 2021, 12:51
-
Skenari/ Meta pret Berishën të rrëzojë Bashën që të dekretojë zgjedhjet në 7 bashki?!
3 Nëntor 2021, 22:53
-
Ylli Pata: Çfarë parashikon shpallja e 'Venecias'-armik nga avokati i Ilir Metës?!
3 Nëntor 2021, 17:28