PS rrëzon nismën e opozitës, Berisha ultimatum me thirrje patriotike në Kuvend: Vetting në politikë ose rrëmbeni armët!

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të premte prej orës 10:00 në një seancë vetëm për draftin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë. Për shtatë orë me radhë seanca u zhvillua me debate mes maxhorancës dhe opozitës, ndërsa në fund shumica rrëzoi draftin. Amendamentet e PD u dorëzuan në Kuvend në datë 7 shtator, ndërsa shumica deklaroi asokohe se nëse Komisioni i Venecias do të jepte ‘OK’, nisma do të konsiderohej. Por Komisioni i Venecias në datë 15 dhjetor deklaroi se varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme duke e rrëzuar. Në seancën e sotme në mungesë të kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Basha, Berisha është bërë protagonisti kryesor. Ish-kryeministri ka sulmuar mazhorancën duke i kërkuar të miratojnë Vettingun në politikë ndryshe populli do i shkulë me dhunë.

“Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri” tha Berisha. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri bën deklarata të tilla. Në datë 29 prill 2016, Berisha bëri thirrje për armatosjen e popullit, ndërsa në 10 mars 2017 ftoi qytetarët që të ngrihen nga i gjithë vendi dhe të rrëzojnë qeverinë, qoftë dhe me gjak. E ndërsa PD theksoi se vargjet e Berishës janë të një thirrje patriotike, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i grupit të PS u shprehën se janë thirrje për dhunë që cenojnë rendin kushtetues. PS kërkoi përjashtimin e tij me 10 ditë nga Kuvendi. Por Byroja e Kuvendit e mbledhur pasditen e sotme dhe vendosi të falë Berishën për shkak të moshës, ndërsa përjashtoi deputetët e PD Noka dhe Strazimiri me 10 ditë jashtë Kuvendit (Lexo këtu). Byroja nuk mori masë për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, përjashtimi i të cilëve u kërkua nga grupet parlamentare respektive të PS dhe PD (Lexo këtu).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Ultimatume dhe fyerje në Kuvend, Byroja 'fal' Berishën për shkak të moshës, përjashton Nokën e Strazimirin

Ka përfunduar mbledhja e Byrosë së Kuvendit e kërkuar nga dy grupet të PD dhe PS. Deputetja socialiste, Vasilika Hysi ka bërë të ditur vendimet e Byrosë. Përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi ka qenë vendimi për deputetët e PD Flamur Noka dhe Gent Strazimiri. Ndërsa sa i takon ultimatumeve të Sali Berishës në Kuvend, Hysi tha se Byroja vendosi t'i tërheqë vëmendjen ish-kryeministrit. Sipas saj, masa nuk ka qenë drastike ajo e përjashtimit me 10 ditë nga seancat e Kuvendit siç kërkoi PS, duke marrë parasysh moshën e Berishës. 

"Për Berishën kishim parasysh edhe moshën. Këngë të tilla patriotike të tiall nuk mund të përdoren nga shqiptarët kundër shqiptarëve". Byroja ka diskutuar edhe për Lulzim Bashën, ku sipas Hysit edhe atij i është tërhequr vëmendje. Sa i takon kryeministrit Edi Rama, për të cilin PD kërkoi përjashtim nga Kuvendi, Byroja nuk ka marrë asnjë masë. Një ditë më parë Byroja e Kuvendit përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetin e PD, Endri Hasa, pasi qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore.

Ora 18:19
Kërkohet përjashtimi i Berishës, Ramës dhe Bashës/ Byroja e Kuvendit mblidhet në 18:30

Ish-kryeministri Sali Berisha rrezikon përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas thirrjeve kërcënuese gjatë seancës së sotme në Kuvend se "nëse maxhorancë nuk miraton Vettingun në politikë, djemtë të rrëmbejnë armët". Kërkesa është bërë nga grupi parlamentar i PS. Por PS kërkon edhe përjashtimin e Lulzim Bashës pas incidentit të deputetit Endri Hasa i cili goditi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltore. Nga pamjet filmike rezultoi deputeti Hasa vezët i mori nga xhepi i palltos së Lulzim Bashës. Por njëkohësisht edhe grupit parlamentar demokrat kërkon përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fjalorin fyes seancën e djeshme të Kuvendit. Byroja e Kuvendit do mblidhet sot në 18:30 për të vendosur për kërkesat e grupeve parlamentare.

Ora 17:53
Iu drejtua Ballës me fjalor banal, Basha kërkon ndjesë: Triumfoi instikti i prindit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar ndjesë për fjalorin banal që përdori ndaj Taulant Ballës nga foltorja e Kuvendit. Më herët ishte kreu i grupit parlamentar socialist që hodhi akuza ndaj Bashës sa i takon kompanisë "Victoria Invest" që po ndërton një pjesë të segmentit të "Unazës së Madhe" e cila shtoi Balla është në pronësi të kumbarit të Bashës. Balla shkoi edhe më tej kur tha se vajza e Bashës mban pikërisht emrin Victoria (Lexo këtu). Ky ishte edhe momenti që solli reagimin e kreut demokrat me fjalë banale (Lexo këtu). Por disa minuta më pas Basha bën "Mea Culpa" duke shtuar se reagimi i tij ishte prej instiktit të prindit. 

Reagimi i Bashës:
Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshem sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instikti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes.

Ora 17:35
Akuzat e Ballës për 'Benz'-in, Basha: Mashtrim, makina është marrë me 'leasing' te një koncesionar në Durrës

Socialisti Taulant Balla pretendon se automjetit luksoz tip "Mercedes Benz" me targa AA 111 EN, me të cilin lëviz Lulzim Basha, i përket firmës që po ndërton "Unazën e Madhe", "Victoria Invest" dhe për këtë publikoi edhe disa dokumente (Lexo këtu). Nga ana tjetër Basha reagoi menjëherë i quajti shpifje akuzat, ndërsa u përgjigj se makina është marrë me qira financiare (Leasing) gjashtë vite më parë te një koncesionar në Durrës. 

Automjeti im prej 6 vjetësh është në leasing nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me leasing, nga kompania "Mektrin" o mashtrues i çertifikuar.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ora 17:15
Votimi në Kuvend, PS zgjedh Arben Malajn anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Pas rrëzimit të draft-propozimit të Partisë Demokratike për Vettingun në politikë, me 72 vota “pro” maxhoranca votoi Arben Malajn, për postin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Votimi për ish-ministrin socialist të Financave u shty nga mbrëmja e kaluar pasi Malaj nuk kishte kaluar përpara Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave për seancë dëgjimore. Kuvendi votoi dje në mesnatë pesë anëtarët e tjerë për në BSH mes të cilëve edhe ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Boden.

Ora 17:10
7 orë debat në Kuvend, maxhoranca rrëzon me 74 vota propozimin e PD-LSI për Vetting në politikë

Pas një seance e cila zgjati rreth shtatë orë dhe u shoqërua me debate dhe replika të forta mes maxhorancës dhe opozitës (Lexo këtu), shumica parlamentare ka rrëzuar me 74 vota nismën e opozitës për Vettingun në politikë. 52 vota të opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Gjatë kësaj seance protagonist u bë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi një ultimatum duke përdorur vargjet e një kënge patriotike: "Vetting në politikë ose rrëmbeni armët"

Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri (Lexo këtu).

Sipas ekspertëve të Venecias, varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme edhe sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.

Gjatë diskutimeve kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi maxhorancën që të votonte amendamentet kushtetuese sot, ndërsa opozita do pranonte çdo propozim të shumicës për të bërë ligjin të zbatueshëm. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nisma e opozitës është absurde, pasi procesi i Vettingut bëhet përmes zgjedhjeve dhe institucioneve të drejtësë duke iu referuar ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Balla kërkoi nga opozita të japë votat për reformën zgjedhore në mënyrë që ligji elektoral të miratohet përpara festave të fundvitit, por kjo kërkesë nuk mori dakordësinë e pakicës parlamentare. 

Ora 17:05
I përmendi vajzën/ Basha irritohet keq në Kuvend: Ballës do i fusja një grusht, por s'dua ta prek m*tin se të bën pis

Akuzave të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për lidhjet e Lulzim Bashës me pronarin e kompanisë që do ndërtojë "Unazën e Madhe" (Lexo këtu), kryedemokrati iu është përgjigjur me fjalor banal nga foltorja e Kuvendit. Reagimi i ashpër i Bashës erdhi pasi Balla iu drejtua me fjalët se pronari i "Victoria Invest" është kumbari i tij dhe se vajza e kryedemokratit quhet pikërisht Victoria.

Sa i takon automjetit luksoz që siç pretendon Balla i përket firmës që po ndërton Unazën e Madhe dhe për këtë publikoi edhe disa dokumente (Lexo këtu), Basha u përgjigj se makina është marrë me leasing gjashtë vite më parë te një koncesionar i quajtur "Mektrin". 

"Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mutin, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. Automjeti im prej 6 vjetësh është në leasing nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk ështe as e ndonjë oligarku, as e ndonje banditi, është e një durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me leasing, nga kompania "Mektrin" o mashtrues i çertifikuar", tha Basha i revoltuar.

Ora 17:03
Balla akuza Bashës: Shkon dhe takon banorët e 'Astirit' me makinën e 'Victoria Invest', pronari është kumbari yt

Taulant Balla i ka kujtuar sërish Lulzim Bashës se kompania "Victoria Invest'' që do ndërtojë "Unazën e Madhe", është e kumbarit të tij. Nga foltorja e Kuvendit, Balla shkoi edhe më tej kur deklaroi se Basha shkon çdo pasdite dhe takon banorët e "Astirit" me një prej automjeteve të kësaj firme. Duke iu referuar emrit të kompanisë, Balla tha se pikërisht një nga vajzat e Bashës quhet Victoria.

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije”, tha Balla.

Ora 16:57
Balla: Basha do Vetting për politikanët, por jo për kunatin e tij dhe djalin e vajzës së Berishës

Pas ofertës së Lulzim Bashës për të votuar amendamentet kushtetuese për Vettingun në politikë, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialsit, Taulant Balla. nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kryedemokrati kërkon Vetting për politikanët, por jo për kunatin dhe vjehrrin e tij dhe as për djalin dhe vajzën e djalin e Sali Berishës.

Jemi të gatshëm të votojmë sëbashku reformën zgjedhore si reforma kyçe që kemi përpara dhe që lidhet edhe me vettingun në politikë, sepse vettingu në politikë ka vetëm dy institucione, zgjedhjeve dhe përmes drejtësisë. Nuk ka politikan të korruptuar që mund të ikë. Ky nuk merret fare me pasurinë e politikanëve, as me familjarët, as me politikanët direkt të lidhur me krimin. Ne jemi gati edhe për këtë vettingun sicc e thua ti me libër shtëpie, por të marrë fund njëherë e përgjithmonë kjo shterpërsi e impotentës tënde politike. Menduam si të kalonte në Vetting kunati jot, vjehrri, vajza, djali e vajza i zotërisë (i drejtohet Berishës), por nuk gjenden në këtë Vetting.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS

Ora 16:40
Vettingu në politikë/ Basha ofertë Ramës: Voto sot ndryshimet Kushtetuese dhe sill propozimet, ne do i votojmë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka insistuar sërish në Kuvend për të miratuar amendamentet kushtetuese për Vettingun në politikë. Basha i kërkoi maxhorancës që të votojë ndryshimet kushtetuese, ndërsa opozita do votojë çdo propozim të shumicës për Vettingun në politikë me kushtin që të ketë marrë opinionin e Komisionit të Venecias.  

Ju nuk e doni vettingun sepse për shumë do sënonte fundin e karrierës politike, por nga ana tjetër do ishte çlirimi i këtij Parlamenti dhe Shqipërisë nga krimi. Apeli është të bashkoheni me ne që të votojmë amendamentet kushtetuese, por ligjet bëjini vetë dhe ne do të votojmë me një kusht që të propozimet tuaja të jenë konsultuar me Komisionin e Venecias. Nëse votoni sot amendamentet kushtetuese, sillni propozimet tuaja dhe ne do t'i votojmë. 

Lulzim Basha,  kryetar i PD
 

Basha përmendi edhe emrat e atyre që sipas tij preken nga Vettingu në politikë. "Sot nga kjo sallë një vetting do të bëhet, sot nga kjo sallë do të kuptohet se  cilët kanë frikë që tii nënshtrohet kontrolli. Kemi një deputet Ergys Çyrbja që është konfirmuar që është pjesë e bandave. Kemi Fatmir Xhafajn që ndihmoi vëllain e tij. Kemi atë që do të flas pas meje  që ka thënë se ka një mik trafikant. Kemi Alket Hysenin që ka rrëmbyer  toka në Dhërmi. Kemi Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin, kemi Dakon e 339. Kemi Saimir Habilajn dhe natyrisht kreun e kësaj pune Edi Ramën", u shpreh Basha.

Ora 15:31
“O djem rrëmbeni pushkën”/ Vargjet më të cilat Berisha kërcënoi socialistët

Thirrja e Berishës sot në Kuvend ka shkaktuar debat të fortë, që u shoqërua me kërkesën e PS për ta përjashtuar 10 ditë. PD deklaroi se janë vargje patriotike, jo thirrje për luftë, ndërsa shumica e cilësoi si të papranueshme, pasi cenon rendin kushtetues. Por cfarë vargjesh janë këto? “O djem rrëmbeni pushkën, ja vdekje, Ja liri” është një këngë patriotike e kohës së robërisë turke me titull "O trima luftëtare" me tekst të patriotit Thanas Floqi.

O trima luftëtarë
O bijtë e Skënderbeut
A doni ju shqiptarë
Lirinë e mëmëdheut
Se mjaft në robëri
O e mjera nënë Shqipëri
O djem rrëmbeni pushkën e
Ja vdekje, Ja liri!
Sot lipset me flamur
Malit të dalim-ë
Përmbi shkëmbinj e gurë
Lirinë ta ngjallim-ë!

Kënga patriotike
Ora 15:28
Kërcënimi i Berishës, Rama ironizon: Për vezët e glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur përmes një statusi në Twitter deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit kur tha se maxhoranca duhet të miratojë nismën e Vettingut në politikë, ose shqiptarët do marrin armët. Rama ironizon duke shkruar se nuk trembet nga të tilla kërcënime. 

Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie.

Edi Rama, kryeministër

 

Ora 14:16
Thirrja në Kuvend, Dash Shehi: Rrini të qetë, mos kini frikë, përtej pasionit të Berishës

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka reaguar pas thirrjeve të Berishës duke u kërkuar socialistëve që të mos kenë frikë. “Pas kësaj punës së këngës bëhet serioze kjo çështje. Rrini të qetë se ne që jemi këtu kur ishte kjo puna e armëve e mbyllëm dhe e bëmë me letra demokracinë. Kështu që rrini të qetë se nuk ka për të marrë njeri armën. Përtej pasionit të Berishës, rrini të qetë. Ishte koha për të marrë armët dhe nuk i morëm” tha Shehi.

Ora 13:47
Thirrja e Berishës në Kuvend, Gramoz Ruçi: E papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i është përgjigjur Edmond Spahos, që tha se deklarata e Berishës nuk ishte thirrje kundër rendit kushtetues, por një këngë patriotike. “Për ty thirrja është patriotike e përdorur për pushtuesit osmanë apo gjermanë. Por e përdorur në leksikun e debatit parlamentar në kontekstin e sotëm është thirrje e papranueshme” tha Ruci.

Ora 13:46
‘Rrëmbeni armët’/ Spaho: Komike! Janë vargjet e një kënge patriotike

Kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho deklaroi se deklarata e Sali Berishës nuk ishte thirrje për luftë, por këngë patriotike. Ai tha se shumica po tenton që të përjashtojë të gjithë drejtuesit e opozitës, referuar kërkesës edhe për përjashtimin e Bashës për seancën e djeshme. “U ka hyrë tmerri nga protestat popullore, po e ndjeni fundin e pushtetit tuaj dhe në tentativë për të shpëtuar kaloni në spektakle, por nuk i shpëtoni protestës së studentëve. Është komike, sa vargjet e një kënge patriotike i konsideroni si thirrje për rrëzimin e rendit kushtetues. Po propozoni të përjashtohen të gjithë drejtuesit e opozitës, por nuk do ia arrini të mbyllni gojën e opozitës, gjithmonë do të na keni këtu, jeni bërë e keqja më e madhe e vendit. Derisa ju të shporreni do të na keni këtu”tha Spaho.

Ora 13:34
Pas kërkesës për përjashtim, Paloka i del në krah Berishës: Është tekst i një kënge patriotike

Në krah të Berishës pas thirrjeve në foltoren e Kuvendit doli deputeti i PD-së, Edi Paloka, i cili tha se ato ishin vargje të këngës patriotike.

“Për kulturë ai është tekst i një kënge patriotike të kohës së robërisë turke. Me tekst të patriotit Thanas Floqit. Përderisa kanë dalë edhe vezët antikushtetuese, nuk ka asgjë të keqe që të dalin edhe këngët patriotike,”- u shpreh Paloka.  

Ora 13:29
Pas pushimit, Balla kërkon përjashtimin e Berishës nga Kuvendi: PD të distancohet nga këto lloj thirrjesh

Pas pushimit 10 minutësh, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin për 10 ditë të  ish-kryeministrit Sali Berisha nga salla e Kunedit pas thirrjeve: O djema rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri!

“Byroja ta përjashtojë nga Kuvendi. Ta thërrasin që të japë shpjegimet dhe arsyet për thirrjet që bëri. Dje kryetari i PD-së kthehet në transportues vezësh, sot ish-kryetari bën thirrje për dhunë. Duhet distancim nga kjo dhunë e pashembullt. Apeli im është që PD të distancohet nga këto lloj thirrjesh”, tha Balla.

Kërkesa e PS për përjashtimin e Ballës

 

Ora 13:15
Thirrjet e Berishës, Balla kërkon 10 minuta pushim: Duam të diskutojmë nëse do të kërkojmë përjashtimin e tij

Pas fjalës së Berishës në të cilën i bëri thirrje qytetarëve ‘O djema rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Berisha bëri thirrje antikushtetuese, sipas Kushtetutës këto janë të jashtëligjshme kur bëhen në foltoren e Kuvendit. Në emër të grupit kërkojmë 10 minuta pushim për të diskutuar me grupin nëse do të kërkojmë përjashtimin e Berishës,”-tha Balla.

Ora 13:10
Berisha nuk mjaftohet, përsërit thirrjen: O djem rrëmbeni armët ja vdekje ja liri (VIDEO)

Ish-kryeministri e ka përsëritur thirrjen në Kuvend për shumicën, që të miratojë amendamentet për vettingun në politikë ose në të kundërt ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’.  “E shfrytëzoj këtë rast meqë është seancë e fundit t’u uroj shqiptarëve festat e fundivit, studentëve që me kryendritjen e tyre paqësore po çojnë drejt agonisë këtë regjim dhe prapë t’u kujtoj, miratoni amendamentin se nuk do të jetë e largët dita kur në rrugët e sheshet e Shqipërisë do të ushtojë ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’ dhe do të zvarriteni si minj se shqiptarët do të hedhin zgjedhjen e krimit me cdo çmim, ose në mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë, pastaj do të kujtoheni për këto fjalë do të jetë vonë” tha sërish Berisha.

Ora 13:05
VIDEO/ ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’, thirrja e Berishës për qytetarët nga foltorja e Kuvendit

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit bëri thirrje për votimin e amendamentit për Vettingun në politikë ndryshe ata që votojnë kundër do të përballen me dhunën dhe revoltën e qytetarëve.

“Për shkak të lidhjeve të kësaj mazhorance me krimin, në atë shkallë sa unë shoh Shullazin, Bajrjat, Abdylër, Lul Berishën dhe shumë banda të tjera. Ligji do tua shkulte dhëmbët nëse nuk do të kishin mbështetje. Urtësi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin. Të bëjmë atë që në këto ulëse të mos ulen kockat e mafies. Palo burra, palo kriminelë. Pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin. Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t;ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”,-tha ndër të tjera Berisha. 

Ora 12:23
Majko deklaron votën kundër Vettingut: Ejani të merremi me studentët, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit e ka cilësuar si dhe komike kërkesën e PD për Vettingun në politikë duke deklaruar edhe votën e tij kundër duke iu bërë  një thirrje të fortë kolegëve për të reflektuar rreth protestës studentore.

“Vetingu është qesharak. Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po reflekton kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre”, tha Majko.

Ora 12:21
Vasili jashtë Kuvendit: Argatët e oligarkëve ia dhanë me koncesion oligarkëve parlamentin

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë jashtë parlamentit u shpreh se deputetët e PS-së i kanë dhënë me koncesion parlamentin oligarkëve.

“Argatët e oligarkëve bën peshqesh parlamanetin duke ia dhënë me koncesion atyre. Oligarkët e kanë në grusht parlamentin. Procedurat flasin qartë. Argatët e oligarkëve dhanë me koncesion këtë parlament,”-tha Vasili teksa brenda zhvillohej seanca plenare.

Ora 12:08
‘Skllevër të krimit’/ Gjylameti-Berishës: Je fatkeqësia e këtij vendi, drejtësia do të sekuestrojë pasuritë

Sali Berisha është përfshirë në replika me deputetët e PS, Ulsi Manja dhe Blerina Gjylameti gjatë seancës së sotme. Pas fjalës së Ulsi Manjës që deklaroi se nisma e PD për vettingun në politikë u rrëzua nga Venecia reagoi Spaho dhe Berisha. Kryetari i grupit Spaho iu drejtua duke i thënë ‘Po më shpjegove ti si i trefishove votat pasi t’u këput zinxhiri i brekëve unë i tërheq akuzat”.

Berisha akuzoi Manjën si skllav të krimit. “Fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala, Ulsi. Sepse të kapi për zverku dhe të nxori jashtë nga gara e PS në Dibër. Edhe ato interceptime për ty janë të skllavit. Jo të gjithë jeni shtylla të krimit, disa janë bosa, disa skllav,  ti je i tillë. Ulusi gjithçka the ti ishte mashtrim, për Venecian, pasi e ka të shkruar vettingu. Secili prej jush, edhe ti Gjylameti, mos do të lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit”. Blerina Gjylameti reagoi ndaj ish-kryeministrit ‘Frika që ke sot të duket në cdo moment kur flet, në cdo fjalë, një gojë e ligë, që e ka mbytur këtë vend. Je fatkeqësia e këtij vendit.

Sot duhet të reflektoje dhe të thoje që ke bërë gabime. Reforma në Drejtësi do të sekuestrojë pasurisë që ke vendosur ti ata që kanë qenë krah teje”. Ndërkohë që edhe Ulsi Manja iu përgjigj Spahos dhe Berishës. “Kur kryetari i grupit të opozitës përmend ushkurët, ky është fundi i opozitës së vendit. Zoti Berisha, unë mund të të ngjaj me këdo, por në xhaketën e Ulsi Manjës as ka pasur dhe as ka për të pasur njolla gjaku të njerëzve të pafajshëm të këtij vendi”.

Ora 12:01
Deputeti i PD: Vettingu në politikë nuk do votohet, thirrje shqiptarëve ‘dy duar për një kokë’

Deputeti i PD, Alibeaj nga foltorja e Kuvendit u shpreh se opozita kërkon vettingun sikur po bëhet për gjyqtarët, prokurorët, policët, apo për akademikut që pritet që bëhet. “Kjo e sotmja është një seanca që dihet vendimi, këta në të majtë do të votojnë kundër, këta në të djathtë pro. Edhe kjo e sotmja është një seancë vettingu, kush e do dhe kush jo, është seanca e parë. Në kërkojmë vettingun sikur po bëhet për gjyqtarët, prokurorët, policët, apo për akademikut sikur ky (Rama) po e pranon. Po për politikanët përse të mos bëhet? Ambasadori i BE e kërkonte me ngulm dje reformën zgjedhore, por ka një nevojë urgjente që duhet të dijë ai, krimi i organizuar nuk e lexon kodin zgjedhor, di vetëm eurot, amët dhe shantazhin. Vettingu nuk politikë nuk miratohet, thirrja ime për shqiptarët është ‘dy duar për një kokë...’.

Ora 12:00
Berisha: Rama dhe ministrat të vijnë në Kuvend, po mbrohen me thinjat e Majkos

Ish-Kryeministri Berisha kërkoi nga drejtuesja e seancës së Kuvendit, Vasilika Hysi që ta ndërpriste deri kur të ishte i pranishëm i gjithë kabineti qeveritar dhe Rama. Berisha tha se anëtarët e qeverisë po mbrohen me thinjat e Majkos. “Sot është ditë historike, draft historik i opozitës kundër krimit në politikë. A nuk ve re që përfaqësuesit me të zinj të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos. Ku janë ata? Pse mungojnë ata? Pse mendojnë se imazhi i Pandeliut do i mbrojë? Balozë të krimit, ndërprit seancën dhe detyroji të vijnë, është dita e gjykimit të tyre. Pandeli dukesh si fals i keqpërdorur, që duan të maskohen me ty. Atëherë vendos nga një maskë Pandeliu në të gjitha aty”. “Ata janë të detyruar të qëndrojnë në sallë kur diskutohet një projektligj që është i propozuar prej tyre. Kuvendi ka kuorumin, vijojmë mbledhjen” tha Vasilika Hysi.

Ora 11:11
Kryemadhi: Vettingut politik t’i shtojmë analizat e drogës, ja përse Rama nuk e voton

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama për arsyet se përse nuk e do vettingun në politikë. Kryemadhi deklaroi në Kuvend se vettingu politik duhet të përfshijë edhe analizat e drogës. Ndërkohë që u bëri një thirrje edhe ambasadave të SHBA dhe BE në Shqipëri. “Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore. Si mund të pranojë Rama vettingun në politikë kur problemin më të madh e ka me vëllanë e tij, apo koncesionet që u vidhen shqiptarëve. Ai është gijotina e parë e SPAK dhe Byrosë së Hetimit.

Unë kërkoj që të shtohet edhe analiza e drogës, pasi një kryeministër që drogohet është peng i mallit që i shet. Mirë se dje kishte ardhur me antiplumb.... Duhet të shtojmë edhe kartelën mjekësore, se nga cfarë vuan? Ramës i them mos pi mall se të bën dëm për azmën, po ta thotë kjo doktoresha këtu. Ai ka një problem tjetër të madh përballjen me vetëveten. Rama është bërë si këto shtojzavallet e pyjeve të Europës që i shkelin syrin njëherë njërës dhe njëherë tjetrës, por nuk të fal njeri sot.

Ai veprim i djeshëm nga Komisioni i Ekonomisë, do i drejtohemi prokurorisë për hetim, kur është protokolluar shkresa, kur është njoftuar komisioni, të gjitha me radhë edhe pse mendoni se KLP dhe KLGJ e kontrollon Ulsiu. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët thonë paraqitemi te Ulsiu për të paguar gjobën për të kaluar vettigun, edhe DSIK-ja janë bërë si dyqan gjobash. Ulsi më vjen keq se të kam edhe nga zona ime. U drejtohem të gjitha ambasadave që ndodhen në Shqipëri, duhet të kuptoni që ky grup kriminal jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë, por vdekjen dhe shkatërrimin e këtij vendi. Ky kryeministër është minë me sahat për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.” tha ajo.

Ora 11:10
Rrëzimi i dekretit të Metës për dividentin, opozita: U shkel ligji, skandal

PD dhe LSI akuzuan shumicën dhe kryetarin e Kuvendit për shkelje të procedurës në rrëzimin e dekretit të Presidentit për "Tatimin mbi të ardhurat". Kreu i shtetit ktheu dje dekretin për këtë ligj duke pretenduar se shkelte barazinë fiskale me aksionerët. Pasdite maxhoranca mblodhi pa praninë e opozitës komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave dhe rrëzoi dekretin. “Ky është një turp procedural. Në tetë të darkës është protokolluar, tërhiqeni dhe hetojeni. Nesër kur të mos jeni ju do të jetë shumë keq për standardet”tha Vasili. “Pret puna edhe një javë, kërkoj të ndalet ky moment dhe të sqarohet kush janë përgjegjësit e këtij skandali”tha Spaho. Ndërsa Ruci theksoi se ‘Neni detyron kryetarin e Kuvendit që t’ia adresojë komisionit përgjegjës dekretin dhe ashtu u bë. E dyta është e vërtetë që nuk ka qenë në rendin e ditës, atëherë dje në seancë kryetari i grupit të PS me kërkesë i është drejtuar drejtuesit të seancës për ta përfshirë në rendin e ditës. E hodha në votim, mori 3/5 e votave. Përsa i përket pretendimit të tretë për mbledhjen e komisionit në seancë, por neni 31 pika 2 thotë se mund të mblidhet” tha ai.

Ora 10:52
Kuvend, Hysi: Vettingun në Politikë do ta bëjë SPAK-u, nisma e PD populiste

Deputetja e PD, Vasilika Hysi u shpreh kundër nismës së PD për vettingun në politikë. Ajo tha se këtë gjë do ta bëjë SPAK-u, që do të ngrihet shumë shpejt. “Nisma nuk është e qartë. Opozita e ka humbur trenin e ligjeve të miratuara. Kjo është një tentativë për ta zhbërë reformën në drejtësi dhe ligjet e miratuara. Ne kemi të ngritur KLP dhe KLGJ që lancuan krijimin e SPAK dhe zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm. Janë këto institucione që janë ngarkuar të hetojnë funksionarët e lartë dhe politikanët dhe rrethi është më i gjerë se ky që ju keni kërkuar. Ju kërkoni vetting në politikë për njerëz që nuk kanë lidhje me politikën, drejtues të institucioneve të pavarura. Por populizimi në çështje të tilla është kthim në diktaturë, kërcënim për demokracinë”.

Ora 10:42
Vettingu në politikë, Bylykbashi fton PS: Venecia tha OK, hajdeni të dialogojmë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga shumica që të votojë pro draftit për vettingun në politikë. Referuar opinionit të Venecias, Bylykbashi kërkoi dialog me shumicën për draftin. “Komisioni i Venecias e thotë qartë, që detajon cdo hap që duhet të ndjekim. Na kërkon, udhëzon si të ruajmë dhe bëjmë kujdes për standardet dhe këtu këtë do të bëjmë. Komisioni u thotë shqiptarëve që qëllimi për të futur vettingun e politikëve është legjitim. Gjyqtari, prokurori apo ministri janë e njëjta gjë, nuk mund të bësh vetting vetëm për gjyqtarin dhe të lini kriminelët të livadhisnin. Komisioni na ka bërë një shërbim të jashtëzakonshëm, por ju nuk doni të dëgjoni. Venecia kërkon që PD dhe PS të ulen për dialoguar, por ju morët vendimin dhe e rrëzuat. Hajdeni ulemi në dialog të hapim rrugën për vettingun në politikë”tha ai.

Ora 10:25
Akuzat e Spahos dhe Bylykbashit për BSH, Balla: S’mund të thuash që Bode është i kapur nga ne, ka qënë ministër i Berishës

Menjëherë pas fjalës së Spahos dhe Bylykbashit, fjalën e ka marrë kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur dy kandidatura nga opozita.

“Jam i gatshëm që të hapet proces verbali i konferencës së kryetarëve nëse është ngritur një shqetësim i tillë. Ka një procedurë parlamentare por ju që e keni bërë parlamentin si shkollë nate nuk e dini. E drejta për të mbështetur kandidaturat na takon dhe nuk e negociojmë. Për herë të parë, Rama ka zgjedhur 2 kandidatura nga opozita. Të më thuash ti që Ridvan Bode është i kapur. Nuk mund ta thojë Oerdi kur ai ka qënë ministër në dy qeveri të Berishës. As zonja Tavo nuk është përfaqësuese e PS-së. Dje ishte votimi, mos të shkonit të flinit gjumë. Erdhët gjoja për të bllokuar dekretit të presidentit dhe përfunduat me dy vezë.”-replikoi Balla.

Ora 10:24
Ridvan Bode te Këshilli i BSH, Spaho: Është përfaqësues i Ramës, jo i PD-së

Kryetari i grupit demokrat, Spaho u pozicionua kundër emërimit të ish-ministrit të PD, Bode në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai tha se Bode nuk është përfaqësues i PD, por Edi Ramës.

Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i shumicës. Nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne, ti caktoni ju. Tregoni një dokument që ke bërë me PD-në apo pakicën para se të thuash se ke ndjekur rrugën ligjore. Nuk ka kalojnë tre kandidatura të kuvendit me 28 firma”tha ai.

Ora 10:19
Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Spaho dhe Bylykbashi: Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha është në xhepin e kryeministrit

Fjalën e parë në seancë e kanë marrë depuetët e PD-së, Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi të cilët kanë akuzuar qeverinë se po tenton të kapë Bankën e Shqipërisë.

“Kryeministri po kap edhe Bankën e Shqipërisë. Ai propozon dhe voton edhe në emër të opozitës. Ka pasur një traditë që institucionet kryesore janë shpërndarë nga krahët politikë. Ju pa respektuar as rregullat po votoni atë që doni ju. E kundërshtojmë edhe votimin që bëtë dje edhe atë që doni të bëni sot,”-tha Spaho

“Ju kërkoni të kapni çdo lloj pushteti. Banka e Shqipërisë është organ i pavarur. Ligji e përcakton qartë që propozimet nuk vijnë nga një organ i vetëm. Shihni praktikën që është në të shkuarën. Bie çdo lloj kontrolli, e gjitha është në xhepin e kryeministrit. Na garantoni që BSH nuk bie në thundrën e Edi Ramës,”- shtoi Bylykbashi.  

Ditën e djeshme, Kuvendi ka zgjedhur 5 nga 6 kandidaturat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një ndër ta edhe ish-ministri i Financave në qeverinë e PD, Ridvan Bode. (LEXO KËTU)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Permetari: 21/12/2018 22:27

    Per shkak te moshes kriminel Berisha duhet te perjashtohet nga politika dhe te mos denohet por ne menyre paqesore t u leshoje vendin te tjereve .Ai eshte kriminel se ka vrare ne bulevard dhe qindra te tjere kane shpetuar fatmiresisht nga plumbat .Ai duhet gjykuar me gjyq por te denohet si denoi per kafetNexhien ne ate moshe te thyer me burg zberisha e denoi dhe gjithe bllokmenet pse te mos denohet Berisha .Te denohet si kriminel

    Përgjigju
  • ELIONEL MARA: 21/12/2018 20:16

    FYTYRAT ME TE NEVEWRITSHME QE SHOHIM NE KETE PARLAMENT IKNI TE GJITHE SE NUK VLENI ME AS 1 LEK

    Përgjigju
  • Tirona: 21/12/2018 20:03

    SPAKU do rrembej ligjin dhe te gjith ne Rec o toc.

    Përgjigju
  • Skender: 21/12/2018 19:03

    Po besa pac me e marr e me u vra te gjitheve ju politikanave ty te parin more kreminela salush u njeh populli juve ku I moret miljonat ore kriminel

    Përgjigju
  • Chicago: 21/12/2018 18:39

    Kur shikoj kuvendin ne shqiperi habitem si ky popull i beson akoma , po mire keta studentet e pyten per shtepine si e ka ndertuar po i kane pytyr moniken te paren se e kam shume merak qe i vjen keq per studentet qe e kishin bere pacavure me shkollat me Salen me bashen si i kane bere keto shtepi o studen keta jane qe ju kane mashtruar ju po i shalla dhe kam besim Te RAMA qe do bej se eshte ai qe doli me sopat dhe prishi lanen kini besim

    Përgjigju
  • Shqipetari: 21/12/2018 18:04

    Ky Serbi Shpellari Sahli Ram Berishisti eshte ne gjendje Depresioni tani Sepse Drejtesia po ndertohet me shpejtesi Ky Gjakatari bashke me Lulushin dhe Like Floririn Desdemona Kokemadhja nuk kane shanc qe ta ndalojne Ngritjen e Organeve te Drejtesise Jane keto Mostra ne Dosjet e para qe do vihen ne banken e te Akuzusve per krimet Njerezore dhe Ekonomike qe kane bere Por mendja me thote se ndonjeri nga keta nuk do ta perbadhoje dot perbadhjen me Drejtesine dhe si per rrjedhoje Do Vrasin Vehten Vete ? dhe ne Shqipetaret nuk do marim vesh gje nga goja e tyre Dikushi mund te Aratiset jashte Shqiperise per Strehim si Kryeministri Makedonas

    Përgjigju
  • Rruqja: 21/12/2018 16:55

    O dhampir SERB nuk je ngopur akoma me gjakun 97 .98 qe vrave mbi 3000 vete.mw gjakun e djemeve te Tropojes .me gjakun e femijeve ne GERDEC me gjakun e 4 veteve me 21 janar o tu mbyllt dera o MILOSHEVIC I PJERDHUR .Don te shkojsh ne varr me gjak te ri o te qift Kuna Nonen .ZOTI MART HAK O DHAMPIR QE NUK NJE BACANAKUN TEND .

    Përgjigju
  • Ami: 21/12/2018 16:34

    O kafshe e eger po kunder kujt te ngrihet populli shqiperia eshte e lire populli ben zgjedhje po ti je nje fare e keqe qe nuk po i iqesh qafe keti popull me gjith halley e veta qe ka pse ngre popullin ti gjak pires nxirr ata dy klyshet e tu te marrin armet qe te hane te semes po kafsha e eger nuk gopet se vrau gjith rinin ne vitet eqveris se vet

    Përgjigju
  • Lleshi: 21/12/2018 16:30

    Po kta i fshen parat dhe Tanie vetingu dhe o burra budallenj (populli) ngrehuni se kta spo na lejne ne me vjedh (paria) hahahah po le mendja cdo njeri tani

    Përgjigju
  • LORA: 21/12/2018 16:11

    Edhe nje muaj vjen 21 Janari,,,, tete vjet pa ndeshkim, per krimin monstruoz shteteror mbi popullin, ne te drejten kushtetuese te protestes.

    Përgjigju
  • Roza: 21/12/2018 16:01

    Bobobooo do te na kthehem ‘97 Ky kriminel. Nuk ka ligjet atje ta denojne kete bastard mos e shikoje me driten e diellit.

    Përgjigju
  • CaBone: 21/12/2018 15:13

    Aaaaa ta shkerdheft kina rracen o rrac e qelbet qe e bere ate vend lesh e li e tani bertet surrati jot per veting ne politik. O mortje qe se mer ket dhe te gjith zorraxhinjt qe i shkojn kti te cmenduri mbrapa. Po ti ke qen, je dhe do te ngelah gjithmon gjeja me e lig qe i ka ndosh kti vendi. Robt ku ti kesh dhe ti bac

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/12/2018 15:10

    Plaku Mere,"i pari qé do hash qafén e pates je ti o degjeneruar o berish,

    Përgjigju
  • toni: 21/12/2018 14:59

    ja sa te kthehet zeni nga plazhi dhe i rembejm ne armet

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 21/12/2018 14:46

    Per say takon Pa..qes ( Palokes ) apo Vasilit apo te tjer ve mos ngatroni komentin e kenges me thirje e pallosh Saliut mos u beni servilat e Berishes me qe jeni ne opozite

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 21/12/2018 14:40

    O shpellar Berisha ajo thirja juaj do tu pyes kunder kujt do ti ngrene armet djemte e shqipris . Kur ishte koha per te ngritur armet e Kane dhene proven djemte e Shqipris por nje keshill ke mbaje veten e mos trego qe ke rjellur ne te kundert mos dil me ne pjac se each firasur o matuf boll te duroj populli

    Përgjigju
  • Aqif: 21/12/2018 14:14

    Si nuk vdiq ky kancer i ketij kombi.pyyy fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime

Këlliçi në hetim nga SPAK për falsifikim të diplomës së gjimnazit: S’kam ndërmend të jap sqarime