S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera

Fredi Beleri duhet të kishte shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Ky ka qenë arsyetimi i  Kushtetueses pasi i rrëzoi Belerit, në burg për blerje që prej 12 majit 2023, kërkesën për për të  marrë leje të posaçme nga burgu, me qëllim betimin si kryebashkiak i Himarës.  Kushtetuesja refuzoi më 3 prill ta kalonte në seancë plenare çështjen e tij, pa e marrë në shqyrtim gjyqësor.

Sipas vendimit të Kushtetueses, ankimi individual në këtë gjykatë është bërë nga përfaqësuesi ligjor i Belerit në 3 janar 2024, në një kohë që diskutimi për lejen për t’u betuar nuk ishte shqyrtuar ende në Gjykatën e Posaçme.

Për këtë fakt, Kushtetuesja arsyeton se pretendimi i Belerit se e drejta e tij për t’u zgjedhur mund të vihej në vend vetëm përmes ankimit indidivual kushtetues nuk qëndronte.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, përsa kohë Beleri kishte nisur një proces gjyqësor pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm me të njëjtin objekt, pra kundërshtimin e vendimit të Drejtorisë së Burgjeve, pretendimet e tij mund t’i nënshtroheshin kontrollit kushtetues veç pas përfundimit të procesit të nisur në këto gjykata.

Duke konsideruar se Beleri nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike para se t’i drejtohet Kushtetueses, kjo gjykatë ka vlerësuar se ankimi i tij nuk mund të kalonte në seancë plenare. Aktualisht, Beleri po vuan një dënim me 2 vjet burg dhënë nga Shkalla e Parë për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”. Ky vendim është ankimuar nga Beleri  në Gjykatën e Posaçme të Apelit, e cila pritet ta marrë në shqyrtim. Deri tani dosja nuk është hedhur ende në short ndërsa avokatët e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës kërkojnë pafajësi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'