Tavë me pulë dhe mix perime ne furrë
Përbërësit:
800 gr mish pule mix
10 qepë të vogla
4-5 speca jeshil ( të vegjël)
1-2 patëllxhanë
2 kunguj dhe 6 thelpi hudhër
250 gr bamje
8 domate (pomodori)
3-4 patate mesatare
Për salcën
1/2 filxhan çaj vaj ulliri
2 lugë çaj trumzë
2 lugë çaj kripë
piper I zi
1 filxhan çaji ujë
1 lugë gjelle salcë domate
Përgatitja:
Pastrojmë perimet qepët dhe domatet I presim në gjysma po ashtu dhe specat. Patëllxhanët, kungull dhe patate I presim në kubikë sa një kafshatë. Të gjithë ëprbërësit e salcës I bashkojmë në një tas të vetëm dhe I përziejmë mirë.
Në një tepsi të lyer me vaj vendosim fillimisht patatet shpërndajmë midis tyre copat e pulës, më pas tek tuk shpërndajmë gjysmat e qepëve të vogla e më pas mbi të perimet e tjera të trazuara si bamje, kungull, patëllxhanë dhe domatet në fund, me specat, I spërkatim në fund me salcën e përgatitur dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 40-50 minuta.